Ambasadori Canaj takon Reichman: Shqipëria dhe Izraeli, bashkë në luftën kundër terrorizimit

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, takon Prof. Uriel Reichman, President i Institutit IDC Herzilya


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Prof. Uriel Reichman, themelues dhe President i Institutit, IDC Herzilya si dhe me Jonathan Davis, Zv/President për Marrëdhëniet me Jashtë

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Prof. Uriel Reichman, themelues dhe President i Institutit, IDC Herzilya si dhe me Jonathan Davis, Zv/President për Marrëdhëniet me Jashtë, diskutuan përzemërsisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën akademike/universitare mes institucioneve shqiptare dhe Institutit në fjalë.

Sipas ambasadës, bashkëbiseduesit u shprehën besimplotë për nënshkrimin së afërmi të një Marrëveshje Mirëkuptimi në këtë fushë.

“Me Prof. Uriel Reichman, themelues dhe President i IDC Herzliya dhe Jonathan Davis, Zv.President për Marrëdhëniet e Jashtme, krejtësisht entuziastë për bashkëpunimin akademik dhe Marrëveshje Mirëkuptimi me institucionet, të fokusuara në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit në përgjithësi, punëtorive dhe programeve të shkëmbimit”, shkruhet në një postim të ambasadës shqiptare në Twitter.

IDC Herzilya është një institucion elitar në modelin e qendrave ndër-disiplinare të Universiteteve dhe kolegjeve amerikane, i cili ofron programe studimore në Master dhe se shpejti edhe në PhD. Në këtë institucion janë diplomuar gjashtë studentë shqiptarë ne fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit etj.

Profesor Reichman dhe z. Davis vlerësuan kontributin e Shqipërisë si vend unik dhe shembull I humanizmit në shpëtimin e të gjithë hebrenjve gjatë Luftës së II Boterore. Ata përshendetën ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe vlerësuan vendosjen e linjës ajrore që lidh dy vendet, si katalizator për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy popujve tane.

Bashkëpunimi me IDC Herzliya ka qenë tepër i frytshëm, po të kemi parasysh edhe vizitën e Ministres se Mbrojtjes Olta Xhacka vitin e kaluar në Izrael dhe mbajtjen e një dëgjese nga ana e saj për rolin e Shqipërisë ne NATO.

Gjithashtu, ish-Ministri i Jashtëm z. Bushati ka marrë pjesë si I ftuar “Key Note Speaker”, në konferencën e vitit të kaluar Anti-Terror, të organizuar nga IDC, ku morën pjesë shumë figura të larta dhe personalitete qeveritare europiane dhe më gjerë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.