Niset çarteri i parë i IsrAir, turistët izraelitë nisin sezonin turistik drejt Shqipërisë

Vitin e kaluar vizituan Shqipërinë, rreth 15 mijë turistë izraelitë, ndërkohë që këtë vit ata do të jenë më të shumtë,


Sot, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të mbërrijë çarteri i parë i kompanisë izraelite “IsraAir” me turistët e parë sezonalë izraelitë.

Lajmin e dha Ambasada e Shqipërisë në Izrael, përmes një postimi në Twitter.

“Përshëndesim fillimin e sezonit të ri turistik, sot datë 28 Prill, ora 20:00, me fluturimin e parë charter, Tel-Aviv – Tirane, nga kompania IsrAir”, shkruan ambasada shqiptare, e cila ka publikuar edhe fotot e rastit nga avioni me turistë izraelitë në avion.

Vitin e kaluar, sipas ambasadës, mbërritën në Shqipëri rreth 15 mijë turistë izraelitë, duke mbetur mjaft të kënaqur, ndërkohë që këtë vit ata do të jenë më të shumtë, kjo pasi edhe “IsrAir” do të fluturojë tri herë në javë deri në muajin tetor.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.