“Shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Holokaustit”, Ambasadori Canaj fjalim në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në Konferencën ‘Albanians and Jews Relations during Holocaust”, e organizuar nga Kolegji elitar “Western Galilee College”.



Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë si i ftuar special dhe “Key note Speaker” në Konferencën ‘Albanians and Jews Relations during Holocaust”, e organizuar nga Kolegji elitar “Western Galilee College”.

Kjo konferencë, e para e këtij lloji e organizuar në Izrael, dedikuar eskluzivisht rolit të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, kishte për qëllim vlerësimin e kontributit të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shpëtimin e hebrenjve dhe mos-dorëzimin e tyre në kampet e përqëndrimit. Ky kontribut, është cilësuar vazhdimisht nga akademikë e politikanë izraelitë, si unik dhe i papërsëritshëm me asnjë nga vendet evropiane, duke i bërë shqiptarët krenarë për zgjedhjen e tyre në atë kohë, për të qëndruar në anën e duhur të historisë.

Me ftesë të Presidentit të Kolegjit Western Galilee, Prof. Nissim Bendavid, Ambasadori Canaj mbajti fjalën kryesore në konferencë, gjatë së cilës vlerësoi lidhjen e vecantë mes vendeve tona, që e ka origjinën në rolin unik të shqiptarëve ndaj shpëtimit të hebrenjve gjatë Shoah.

Ai theksoi raportet e shkëlqyera politike mes vendeve tona, intensifikimin e kontakteve në fushën e biznesit si dhe rritjen e prezencës izraelite si në fushën e tregtisë, sigurisë, teknologjisë së avancuar, mbrojtjes etj. Duke marrë shkas nga start-imi i linjës direkte charter Tel-Aviv-Tiranë për sezonin turistik 2019, Ambasadori Canaj theksoi rëndësinë e saj në shtimin e numrit të turistëve izraelite që vizitojnë Shqipërinë, i cili pritet të kapë shifrat e 20 000 vizitorëve kete vit.

Presidenti i Kolegjit, Prof. Bendavid, vlerësoi rolin historik të Shqipërisë, sidomos faktin se është i vetmi vend evropian ku numri i hebrenjve pas Luftës ishte 10 herë më i lartë se para saj, si dhe kërkoi që nëpërmjet Ambasadarit t’i përcilleshin qeverisë shqiptare vlerësimet dhe mirënjohja izraelite për kontributin e vecantë të këtij vendi, në një kohë kur Evropa u mbylli dyert hebrenjve të saj.

“Kjo konferencë zhvillohet në kohën e duhur pasi Dita e Holokaustit do të festohet pas dy ditësh në Izrael. Për më tepër, shpreh mirënjohjen dhe vlerësimit tim dhe të institutit që mbuloj për humanizmin e treguar nga shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë fakt-deklaroi ai.”Në konferencë gjithashtu e morën fjalën dhe akademikë dhe pjesëmarrës të tjerë, vecojmë z. Flori Zvi, aktivist shqiptaro-hebre nga Prishtina, i cili ishte promovuesi i filmit dokumentar “Pagëzimi”, bazuar në dëshmitë e hebrenjve të shpëtuar nga shqiptarët, i cili u shfaq për të pranishmit në sallë.
Ai theksoi rolin e vecantë të Museut të Holokaustit për të përzgjedhur 75 familje shqiptare si “Righteous among Nations”, bazuar në etninë shqiptare dhe jo në selektimin e tyre si kosovarë, apo maqedonas etj.

Konferenca “Albanians and Jews relations during Holocaust”, organizuar nga Kolegji elitar “Western Galilee College”, shërbeu nder te tjera, si një platformë akademike për shtimin e kontakteve në fushën akademike, me fokus rolin e Shqipërisë dhe vlerat e jashtëzakonshme të shqiptarëve si “Besa”/ The Promise. “Every story is special, but some are extraordinary, and this is about Albanians rescuing ALL Jews”

Në marzhet e konferencës, Ambasador Canaj zhvilloi një takim të vecantë me Presidentin e Kolegjit në fjalë. Bashkëpunimi në fushën akademike dhe shkëmbimi i vizitave ndërmjet trupës së profesorëve por edhe “exchange-students”, ishin temat e diskutimit.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.