Izraeli shpik robotin “Sweeper” që mbledh frutat, i duhen vetëm 24 sekonda

Makina është zhvilluar nga një konsorcium që përfshin hulumtuesit nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit

Quhet Sweeper dhe është roboti i parë i dizajnuar për të punuar në një sistem rreshti të kulturës së mbjellë, dhe që mbledh edhe frutat e fshehura nga gjethet e vogla.

Makina, e zhvilluar nga një konsorcium që përfshin hulumtuesit nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit, tashmë është testuar në stacionin e kultivimit të kulturave bujqësore të St. Katelijne Waver në Belgjikë.

Testi paraprak u krye me speca të rritur në serë dhe Sweeper ishte në gjendje për të kuptuar se cili frut ishte i pjekur dhe e mblodhi atë në vetëm 24 sekonda, me një normë suksesi prej 62%.

Roboti punoi duke vëzhguar produktet dhe kur kuptoi se fruti ishte i pjekur, ai e mori atë duke sharruar bishtin me një prerje të pastër.

Për më tepër shikoni videon.