Trisol Medical zhvillon valvulën inovative të zemrës

Kompania izraelite e pajisjeve mjekësore ngriti 2.7 milionë dollarë nga investitorët amerikanë, izraelitë dhe kinezë


Trisol Medical, një kompani e portofolit të inkubatorit të Alon MedTech Ventures në Yokne’am, i cili po zhvillon një valvul inovative të zemrës të futur përmes kateterizimit, ka përfunduar një raund financimi prej 2.7 milionë dollarë nga investitorët amerikanë, izraelitë dhe kinezë.

Kompania kohët e fundit u diplomua nga inkubatori, i zotëruar dhe menaxhuar nga Dr. Shimon Eckhouse, një investitor aktiv në kompanitë e pajisjeve mjekësore.

Eckhouse krijoi kompaninë estetike mjekësore Syneron dhe e menaxhoi atë për shumicën e ekzistencës së saj si një kompani e pavarur, derisa iu shit Apax Partners për 400 milionë dollarë.

Ai ishte gjithashtu investitori i parë dhe kryesues aktiv në Ventor Medical Technologies. Ventor, i cili gjithashtu krijoi një valvul artificiale të futur nëpërmjet kateterizimit, u shit në Medtronic për 325 milionë dollarë. Tani Eckhouse shpreson të revolucionarizojë këtë fushë.

Ventor zhvilloi një zëvendësues për valvulën aortale të zemrës. Zemra e njeriut ka katër valvola. Valvula aortale është e para prej tyre që i nënshtrohen këtij revolucioni, në të cilin valvula mund të riparohet ose zëvendësohet përmes kateterizimit. Ashtu si kompania izraelite PVT, Ventor ishte një nga kompanitë e para në këtë revolucion.

Objektivi tjetër është valvula mitrale. Shumë kompani izraelite po punojnë gjithashtu për këtë problem, disa prej tyre të themeluara nga ish-punonjësit e Ventor dhe PVT.

Trisol u themelua nga Dr. Mordehay Vaturi, një kardiolog i lartë në Rabin Medical Center (Spitali Beilinson), në bashkëpunim me Clalit Health Services dhe Alon MedTech Ventures, me mbështetjen e Autoritetit të Inovacionit të Izraelit.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Me 90% të votave, “Blu dhe Bardhë” kryeson ndaj Likud 32-31

Blloku i majtë kryeson ndaj atij të djathtë 56-55. Partia e Liberman vendos për fatin e qeverisë së re

SHQIPËRI

Meta pret ambasadorin Gendler: Izraeli, një shembull i shkëlqyer për Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në…

KOSOVA

Dr. Mojmir Kallus: Hapja e ambasadës së ICEJ në Prishtinë e lidh më shumë Kosovën me Izraelin

Vizitë e suksesshme në Kosovë e Zëvendëspresidentit të Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit (ICEJ). Plane për një sinagoge të…

INTERVISTA

Boaz Rodkin: Ja çfarë i kam thënë për Shqipërinë ambasadorit të ri, Noah Gal Gendler

Me rastin e përfundimit të detyrës, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, dha një intervistë për gazetën online…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Israel Aerospace nënshkruan kontratë 50 milionë dollarë me Marinën Indiane

Marrëveshja përfshin një gamë të mirëmbajtjes dhe shërbime të tjera për nën-sistemet e raketave ajrore të mesme tokë-ajër të Israel…