Kanabisi mjekësor redukton dhimbjen tek të moshuarit

Studimi u krye nga hulumtuesit e Universitetit Ben Gurion. Izraeli është një pionier në kërkimet për kanabisin mjekësor. Kanabisi mjekësor mund të reduktojë ndjeshëm dhimbjet kronike në pacientët mbi 65 vjeç pa efekte anësore të rrezikshme.


Një studim i kryer së fundi nga hulumtuesit në Universitetin Ben Gurion zbuloi se kanabisi mjekësor mund të reduktojë ndjeshëm dhimbjet kronike në pacientët mbi 65 vjeç pa efekte anësore të rrezikshme.

Victor Novack, një profesor i mjekësisë në Universitetin Ben Gurion dhe kreu i Institutit Klinik Kërkimeve të Soroka University Medical Center, shpjegon ISRAEL21c se pas monitorimit të pacientëve të moshës mbi 65 vjeç gjatë gjashtë muajve, ata gjetën se trajtimi me kanabis mjekësor në mënyrë të konsiderueshme lehtëson dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës së të moshuarve me efekte minimale anësore.

Studiuesit shqyrtuan terapinë e kanabisit në pacientët e moshuar që kërkojnë të lehtësohen nga simptomat e kancerit, sëmundjen e Parkinsonit, kolitit, ulçërës dhe sklerozës së shumëfishtë.

Në studim, studiuesit zbuluan se pas gjashtë muajve të përdorimit të kanabisit, mbi 18% e pacientëve ndaluan marrjen e analgjezikëve ose zvogëluann dukshëm dozën e tyre.

Studimi përfshinte 2,736 izraelitë të moshës 65 vjeç dhe më të vjetër që morën kanabis mjekësor përmes kompanisë “Tikun Olam”, ofruesit më të mëdhenj të kanabisit mjekësor në vend.

Më shumë se 60% e pacientëve ishin trajtuar me kanabis mjekësor për dhimbje, sidomos dhimbjen e lidhur me kancerin. Pas gjashtë muajsh të trajtimit, mbi 93% raportuan se dhimbja e tyre kishte rënë nga 8 në 4 në një shkallë prej 10 pikësh.

Izraeli është një pionier në kërkimet për kanabisin mjekësor. Ka studiues të shumtë që punojnë çdo ditë për të përmirësuar metodat e administrimit të kanabisit terapeutik dhe për të garantuar sigurinë e saktë, dozat dhe formulat ekzakte.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.