Komunikimi ndërfetar, Dr. Skender Asani viziton Komitetin Amerikano-Hebraik

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, e vizitoi edhe Komitetin Amerikano-Hebraik në Nju-Jork, ku u prit nga drejtori i Marrëdhënieve Ndërreligjioze dhe Ndërgrupore, Rabbi Noam E. Marans.


Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, e vizitoi edhe Komitetin Amerikano-Hebraik në Nju-Jork, ku u prit nga drejtori i Marrëdhënieve Ndërreligjioze dhe Ndërgrupore, Rabbi Noam E. Marans, nga drejtori i Marrëdhënieve Diplomatike, Ambasadori Aaron Jacob, si dhe nga Natalia Mahmud – asistente e drejtorit të marrëdhënieve myslimano-hebraike në SHBA.

Arsyeja e këtij takimi miqësor ishte këmbimi i përvojave të komunikimit ndërreligjioz në shoqëritë shumëreligjioze, si dhe shqyrtimi i mundësive që një përvojë e tillë të bartet edhe në mjedisin shumëfetar dhe shumetnik të Maqedonisë së Veriut.

Nikoqirët e falënderuan Dr. Asanin për vizitën dhe u shprehën të gatshëm të ndihmojnë me përvojën dhe kapacitetet e tyre për të ndërtuar edhe në Maqedoninë e Veriut një frymë të këtillë të bashkëpunimit dhe komunikimit mes komuniteteve të ndryshme. Dr. Asani, nga ana e tij, i falënderoi nikoqirët për mikpritjen dhe theksoi se, duke e pasur të përbrendësuar edhe “shpirtëroren” në emrin e tij, Instituti po bëhet një qendër e rëndësishme, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, që e ndihmon komunikimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare.

Ai u zotua se kjo frymë do të vazhdojë dhe se Instituti mbetet i hapur për të bashkëpunuar edhen të ardhmen me të gjitha institucionet dhe organizatat që veprojnë në këtë fushë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.