Dr. Mojmir Kallus: Hapja e ambasadës së ICEJ në Prishtinë e lidh më shumë Kosovën me Izraelin

Vizitë e suksesshme në Kosovë e Zëvendëspresidentit të Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit (ICEJ). Plane për një sinagoge të re në qendër të Prishtinës.


Zëvendëspresidenti i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit (International Christian Embassy Jerusalem – ICEJ), Dr. Mojmir Kallus, vizitoi Kosovën, ku ai u prit midis të tjerave edhe nga Presidenti i Bet Izrael Kosova, Ruzhdi Shkodra. Kallus shoqërohej nga drejtori i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit për Shqipërinë, pastor Gentjan Dervishaj.

“Një vizitë në Kosovë dhe në Shtetet e Ballkanit. ICEJ lidh Kishën me Izraelin. ICEJ lidh Izraelin me Shtetet e Ballkanit. ICEJ sjell një besim pozitiv të bazuar mbi diplomacinë. Ka shumë dashuri dhe deshirë ne Kosovë për t’u lutur dhe lidhur me Izraelin. Kisha Evangjelike dhe të Krishterët e Kosovës e duan dhe luten për Izraelin dhe dëshirojnë të lidhen me të”, shkruan Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jeruzalemit.

“Komuniteti Hebre në Kosovë praktikon besimin e tyre ndaj baballarëve të tyre dhe luten që vitin tjetër të jenë në Jeruzalem. Dëshirojnë të lidhin Kosovën me Izraelin. Ka plane për një sinagoge të re në qendër të Prishtinës. Komuniteti i Biznesit në Kosovë dëshiron të lidhet dhe të ndjekë Izraelin si “Start-up kation”. Dhe Kosova u ofron kaq shumë investitorëve izraelitë. Taksa në nivelet më të ulëta. Punëtorë profesionistë”, thekson Kallus.

“Shteti i Kosovës, nga Kreu i Shtetit te çdo person tjetër në qeveri, dëshiron të ketë lidhje diplomatike dhe njohje midis Prishtinës dhe Jeruzalemit. I vetmi kryetar shteti në Kombet e Ballkanit, Presidenti i Kosovës, tha: Nëse Izraeli do ta njohë Republikën e Kosovës ne do të hapim Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem. Jo vetëm në Kosovë është një dashuri dhe dëshirë e tillë për t’u lidhur, por edhe në të gjitha shtetet si Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria dhe natyrisht Shqipëria.”, shkruan Kallus.

Zëvendëspresidenti i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit, Dr. Mojmir Kallus dha gjithashtu një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike