As Netanyahu dhe as Gantz, është Avigdor Liberman në rolin e “kingmaker”

Partia Likud, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyhau, dhe rivalët e Partisë “Blu dhe Bardhë” kanë deri më tani 32 vende në Parlament


Me 90% të kutive të votimit të numërura deri në orën 06:30, zgjedhjet në Izrael nuk kanë nxjerrë një fitues. Partia Likud, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, ka siguruar deri më tani 32 vende në Parlament, po aq edhe rivalët e Partisë “Blu dhe Bardhë”, të drejtuar nga ish-gjenerali Benny Gantz.

Parashikimet janë që deri në fund të procesit të numërimit, dy partitë kryesore të lëvizin me një ose dy mandate, sërish larg objektivit të 61 mandateve që duhen për të formuar mazhorancën në Parlament.

Në këto kushte, është Partia Yisrael Beytenu, e drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, që do të luajë rolin e “kingmaker” dhe që do të përcaktojë Qeverinë e re izraelite. Kjo parti renditet e katërta me 9 mandate të fituara.

Në vend të tretë me 12 mandate është pozicionuar “Lista e Përbashkët”, një koalicion me parti arabe dhe izraelite, por që Netanyhau refuzon bashkëpunimin.

Do pritet përfundimi i procesit të numërimit të votave për të përcaktuar se cila do të jetë partia që do t’i jepet e drejta për të provuar e para formimin e Qeverisë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.