Mediat izraelite shkrim për rihapjen e “Muzeut Solomoni” në Berat

Mediat izraelite i kanë dhënë hapësirë rihapjes së “Muzeut Solomoni” në Berat. Është portali Israelnationanews.com i televizionit “Arutz Sheva”, që ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve, AFP, në lidhje me rihapjen e muzeut të vetëm hebraik në Shqipëri


Mediat izraelite i kanë dhënë hapësirë rihapjes së “Muzeut Solomoni” në Berat. Është portali Israelnationanews.com i televizionit “Arutz Sheva”, që ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve, AFP, në lidhje me rihapjen e muzeut të vetëm hebraik në Shqipëri, i cili u hap vitin e kaluar nga historiani i ndjerë Simon Vrusho. Kjo u bë falë investimit nga biznesmeni shqiptaro-francez Gazmen Toska.

Portali Izraelisot.com sjell shkrimin e plotë me titullin: Muzeu shqiptar hebre i rrezikuar shpëtoi falë ‘rilindjes’

Shkrimi i plotë

Muzeu shqiptar hebre i rrezikuar shpëtoi falë ‘rilindjes’

Muzeu i vetëm i historisë hebraike të Shqipërisë, “Muzeu Solomon”, rihapet pasi biznesmeni e shpëton atë nga pragu i mbylljes.

***

Muzeu i vetëm i historisë hebraike të Shqipërisë u rihap në qytetin jugor të Beratit të dielën, falë një biznesmeni që e shpëtoi atë nga pragu i mbylljes.

Muzeu i vogël “Muzeu Solomon”, i cili tregon historinë se si shqiptarët strehuan qindra hebrenj gjatë Holokaustit, ishte projekti pasionant i një profesori vendas, Simon Vrusho.

Vrusho e hapi muzeun në vitin 2018 dhe e financoi atë me dhurime të vogla të lëna në një kuti nga dera – dhe me pensionin e tij.

Kur 75-vjeçari vdiq në shkurt të këtij viti, e ardhmja e ekspozitës u la në harresë.

Pasi lexoi një shkrim të AFP (Agjencia Franceze e Lajmeve) për fatin e tij të pasigurt, biznesmeni francez-shqiptar Gazmend Toska vendosi të financojë muzeun dhe ta transferojë atë në një hapësirë më të madhe në qytet, ku shumë njerëz u mblodhën të dielën për hapjen e tij.

“Ishte thellësisht prekëse të shihej mbulimin nga ana e AFP-së të këtij muzeu,” u tha Gazmend Toska të pranishmëve në këtë ceremoni.

Ambasadorja i Francës në Shqipëri, Christina Vasak, e vlerësoi si “një histori të bukur e rilindjes” për muzeun që shpërblen përkushtimin e Vrushos.

Vrusho, vetë një i krishterë ortodoks, kaloi me vite të tëra duke mbledhur dokumente, foto dhe kujtime që dëshmojnë një komunitet hebre që arriti për herë të parë në Berat në shekullin e 16-të nga Spanja.

Në zemër të ekspozitës janë histori të shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë që fshehën hebrenjtë në shtëpitë e tyre gjatë Holokaustit – një kapitull i historisë që vetëm kohët e fundit është bërë më i njohur.

Falë veprimeve të tyre të heshtura të trimërisë, shteti ballkanik është i vetmi territor i okupuar nga nazistët, popullsia hebreje e të cilit u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga disa qindra para konfliktit në më shumë se 2000 më pas.

Historia është një burim në rritje krenarie në Shqipëri, ku qeveria organizon aktivitete vjetore në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit dhe i kushton një ekspozitë historisë në Muzeun Kombëtar të Tiranës.

Por muzeu i Vrushos ishte e vetmja qendër e pavarur kushtuar spastrimit të historisë hebraike në këtë cep të Evropës Juglindore.

Ky muze është “një pemë kujtese e ujitur me dashurinë e të gjithë atyre që kanë kontribuar në mbijetesën e tij”, tha e veja e Vrushos, Angjelina, 65 vjeçe, e cila do të jetë drejtori i muzeut.

Në këtë ceremoni, historiani Yzedim Hima tha se muzeu modest ka një mesazh të veçantë për të përcjellë: “jo mizoritë e një lufte, por dashurinë e njerëzve për njerëzit e tjerë”.

***

Shkrimi në portalin izraelit

Albania’s endangered Jewish museum rescued for a ‘rebirth’

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.