“The Albanian Cod” shfaqet në Izrael, promovohet roli unik i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve

Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.


Sot, u zhvillua në Cinematheque/Tel Aviv, ceremonia e shfaqjes premierë të filmit dokumentar “The Albanian Cod” (Kodi i Shqiptarit), i producentes së njohur izraelite, Yael Katzir, ne partnership me Ambasadën shqiptare ne Izrael, dhe me kontributin e shumë institucioneve, individeve, dhe sidomos Katzir Production.

Realizimi i këtij dokumentari, është frut i një pune të konsiderueshme në bashkëpunim me producenten Katzir, me qëllim promovimin e rolit unik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë LIIB, fakt i cili i shërben rritjes së krenarisë kombëtare, një gjest historik i cili e vecon Shqipërinë jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën.

Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.

Aktiviteti ne fjale, pati interes dhe jehonë jo vetëm në komunitetin shqiptaro-hebre, por edhe në pjesëmarrjen e trupit diplomatic të akredituar në Izrael, funksionarëve të njohur izraelitë të fushës së drejtësisë, artit, kinematografisë dhe anëtarë të botës akademike.

Ky dokumentar, i cili ka për qëllim rritjen e vizibilitetit, në kuadër të diplomacisë publike, për promovimin e vlerave unike të kombit tonë, do të shfaqet në disa kryeqytete europiane, ku stacioni i radhës do të jetë Parisi në 21 Nëntor, dhe më pas do vijojë rrugëtimin e tij edhe në SHBA.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike