Dr.Mojmir Kallus: Projektet e ICEJ e lidhin më afër Shqipërinë dhe Kosovën me Izraelin

Zëvendëspresidenti i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jerusalemit – ICEJ (International Christian Embassy of Jerusalem) flet për “Izraeli Sot”


Dr.Mojmir Kallus, zëvendëspresidenti i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jerusalemit – ICEJ (International Christian Embassy of Jerusalem) dhe posaçërisht për marrëdhëniet ndërkombëtare në intervistën e tij për “Izraeli Sot” tha se organizata e tyre globale mund të luajë një rol thelbësor me projektet e saj që do ta lidhin më afër Shqipërinë dhe Kosovën me Izraelin. Në Tiranë po zhvillohet Konferenca Rajonale e Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jerusalemit ku marrin pjesë përfaqësues nga 15 vende të ndryshme europiane.

Dr.Mojmir Kallus, zëvendëspresidenti i Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jerusalemit – ICEJ (International Christian Embassy of Jerusalem) ne Hilton Garden Inn Tirana

Z.Kallus, çfarë përfaqëson Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit?

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit, ICEJ, është një organizatë globale ndërkombëtare dhe misioni i saj është të ndërtojë ura miqësie midis krishterëve dhe hebrenjve. Selia jonë kryesore është në Jeruzalem. Është themeluar rreth 40 vjet më parë. Ne bëjmë shumë projekte humanitare në Izrael. Ne financojmë një projekt unik në Haifa (Izrael), për mbështetjen e të mbijetuarve nga Holokausti. Ne kemi ndihmuar më shumë se 150 mijë hebrenj të bëjnë “alijah”, pra të rikthehen në Izrael dhe integrimin e tyre në vend. Kemi ndihmuar gjithashtu, njerëz në nevojë në Izrael, hebrenj dhe arabë gjithashtu.

Drejtori Ekzekutiv i Ambasades Nderkombetare te Krishtere te Jeruzalemit, dega Shqiperi, pastori Gentjan Dervishaj dhe Mojmir Kalllus

Ku konsiston lidhja midis Ambasadës Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit dhe degës së saj në Shqipëri, ICEJ Albania?

Ne kemi zyra në 90 vende të ndryshme të botës, në të gjitha kontinentet. Dhe kjo është pjesë e vizionit tonë, për të lidhur të krishterët nga çdo vend me Izraelin. Me ketë vizion ne mbështetëm themelimin e degës sonë në Shqipëri, dy vjet më parë, të përfaqësuar nga pastori i njohur, Gentjan Dervishaj. Dhe kjo do të thotë se, kisha dhe besimtarët në Shqipëri do të kenë lidhje direkte me Izraelin.

Në Tiranë, po zhvillohet Konferenca Rajonale e ICEJ. Gjatë fjalës suaj në ceremoninë e hapjes, ju e përkufizuat tematikën e saj me një fjalë shumë kuptimplote: “Të kujtojmë”, duke e lidhur atë me ndihmën që shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përse u zgjodh Shqipëria për zhvillimin e kësaj conference dhe nga cilat vende po marrin pjesë?

Kjo është një konferencë europiane e degëve tona në Europë dhe ku përfaqësohen 15 kombe. Ne e zgjodhëm Shqipërinë, pasi dëshironim të nderonim historinë e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo, pasi ne e kuptojmë përmes Biblës se ne duhet kujtojmë. Dhe ne besojmë se kjo histori është një platformë shumë e mirë që Shqipëria të rritet pozitivisht.

Cili është vlerësimi juaj në lidhje me Ambasadës Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit dhe degës së saj në Shqipëri dhe rolin që po luan ajo?

Jam me të vërtetë i impresionuar nga Shqipëria. E ndjej që është një komb i ri, plot me shpresë, me shumë entuziazëm. Më pëlqejnë kishat. Unë mendoj se Shqipëria është një thesar i fshehur në Europë. Mendoj se janë shumë gjëra të mira që mund të zhvillohen dhe ne do të ndihmojmë sa të mundemi nga ana jonë.

Dega në Shqipëri e Ambasadës Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit po punon fort që Tirana zyrtare të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Sa të mundur e shikoni realizimin e kësaj iniciative, edhe përmes zyrës kryesore të Ambasadës Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit?

Do të jetë e mrekullueshme. Kjo është pjesë edhe e misionit tonë. Kur Ambasadës Ndërkombëtare e Krishterë u themelua në Jeruzalem, ishte koha kur shume vende i larguan ambasadat e tyre nga Jeruzalemi në vitet 1980, dhe të krishterët dëshironin të bënin një deklaratë që ata e dinë se Jeruzalemi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i Jeruzalemit. Kush e lexon Biblën e kupton këtë. Por, ne e bëmë një shpallje që të paktën të krishterët në mbarë botën e dallojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Dhe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bëri hapin e tij për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet, ne besojmë se ka hapur dyert për shumë kombe që ta pranojnë Jeruzalemin si kryeqytet.

Drejtori Ekzekutiv i Ambasades Nderkombetare te Krishtere te Jeruzalemit, dega Shqiperi, pastori Gentjan Dervishaj dhe Mojmir Kalllus, gjate nje vizite ne Prishtine, Kosove.

Tashmë edhe Kosova ka themeluar degën e saj të ICEJ…

Po, sapo kemi filluar punën në Kosovë. Kemi caktuar përfaqësuesin tonë. ICEJ Kosova do të punojë ngushtë me degën tonë në Shqipëri, pasi dhe ne duam t’u japim mundësinë që edhe kishës në Kosovë të ketë marrëdhënie me Izraelin. Kosova mori pjesë këtë vit edhe në “Marshimin e Kombeve” në Jeruzalem.

Sa të rëndësishme i shikoni marrëdhëniet e ICEJ me Shqipërinë dhe Kosovën?

Ne besojmë se, për çdo komb është e rëndësishme. Ne kemi lexuar në Bible se, të gjitha kombet do të shkojnë në Jeruzalem për të festuar Festën e Tabernaklëve, e kasolleve.

A ka projekte ICEJ për të zhvilluar në Shqipëri?

Ne kemi qenë shumë të kënaqur që ishim në Shqipëri. Për shumë nga përfaqësuesit ishte hera e parë, dhe besoj se tani e kanë kuptuar situatën në Shqipëri. Unë besoj se janë shumë projekte që ne mund të bëjmë së bashku. Dhe në këtë sens, Shqipëria është pjesë e Europës në këtë aktivitet.

Princi Leka II iu rezervoi një pritje të veçantë. Cilat ishin përshtypjet tuaja nga ai takim?

Po, ne u takuam me Princin Leka dhe na ai rezervoi një pritje të mrekullueshme në rezidencën e tij. Ai shprehu interes në lidhje me aktivitetin tonë. I shpjeguam atij misionin tonë dhe ai ishte shumë mbështetës. Mendoj se, takimi ishte shumë i rëndësishëm dhe unë shpresoj se do të gjejmë rrugë konkrete të bashkëpunojmë së bashku, për Shqipërinë dhe Izraelin.

Faleminderit!

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.