Rama mburr ekspertët izraelitë: “Shalom nga Durrësi, këta djem janë fantastikë!”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit


“Shalom nga Durrësi, këta djem janë fantastikë!”.

Kështu u shpreh Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme në Durrës, ku pa nga afër, bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Inxhinieri izraelit i ka treguar pajisjen kryeministrit Rama, me të cilët shikohet nëse pallatet kanë dëmtime me strukturën, apo ka vetëm dëmtime me muret.

Në një prej pallateve, kryeministri takuar banorët, ku inxhinieri izraelit ka theksuar se nuk ka asgjë shqetësuese me banesën e tyre, pasi ajo ka pësuar vetëm dëme materiale. Inxhinierët izraelitë kanë theksuar se edhe pse në pamje të parë një godinë mund të duket si e marrë fund, duhet të shihet struktura.

Rama: Janë prishur mure, por struktura është shumë e qëndrueshme. Do të riparohen dëmet në mure. Inxhinieri izraelit: Kolonat janë të gjitha në rregull. Inxhinieri izraelit: Inxhinierët e mi këtu, pas kësaj katastrofe, ju duhet ta puthni shtëpinë. Ju ka mbrojtur!

Banori: Isha vetëm atë natë, dhe dera ishte mbyllur dhe nuk u hap Inxhinieri izraelit: Të çarat nuk kanë problem, sepse struktura është shumë e fortë.

Rama: Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha, inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”- i tha Rama gruas së shtëpisë, që ishte ende e trembur nga gjithë sa kaloi.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.