Vizitë në Jerusalem e institutit shqiptar, thellohet bashkëpunimi shkencor me Izraelin

Një delegacion i ITSHKSH-së i kryesuar nga drejtori dr. Skender Asani, po qëndron këtyre ditëve në Izrael, për të thelluar bashkëpunimin në disa sfera me interes për të ardhmen e Institutit dhe për avancimin e përgjithshëm të njohurive mbi miqësinë tradicionale shqiptaro-hebraike.


Jerusalem, 8/9 dhjetor 2019 – Një delegacion i drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,  (Maqedonia e Veriut)  i kryesuar nga drejtori dr. Skender Asani, po qëndron këtyre ditëve në Izrael, për të thelluar bashkëpunimin në disa sfera me interes për të ardhmen e Institutit dhe për avancimin e përgjithshëm të njohurive mbi miqësinë tradicionale shqiptaro-hebraike, raporton ‘Koha’.

Karakterin zyrtar të kësaj vizite ia jep pritja që iu bë delegacionit nga ana e Ministrisë së Jashtme Izraelite, konkretisht nga Departamenti për Ballkanin, i udhëhequr nga z. Dan Oryan, i cili është njëherësh edhe ambasador në Shkup, në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik për gjithë Ballkanin. Ai në emër të Qeverisë Izraelite falënderoi Asanin për punën që ka bërë në artikulimin publik të temave e problematikave që kanë të bëjnë me Holokaustit, përmes ekspozitave, projekteve e konferencave të ndryshme shkencore.

ITSHKSH tash më ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Muzeun ‘Yad Vashem’ të Hokalustit në Jerusalem, kurse edhe vizita që iu bë tani nga ana e ekipit të Institutit, është në frymën e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Një fushë mjaft me interes nga ana e ITSHKSH do të jetë edhe veprimtaria filmike, gjegjësisht puna në realizimin e disa filmave dokumentarë me tematikë nga Holokausti dhe solidariteti i popujve të ndryshëm me vuajtjet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët gjithsesi zënë një vend qendror. Për të realizuar këtë veprimtari më me sukses, dr. Skender Asani u takua edhe me Hedva Goldmschmidt, drejtore ekzekutive e Agjencisë Izraelite të Filmit. Në këtë kontekst ishte edhe takimi me shkrimtaren Hava Pinhas-Cohen, drejtoreshë artistike e “Kisufim” – Festival Ndërkombëtar i Shkrimtarëve dhe Poeteve Hebraikë.

Në Jerusalem dhe në mbarë Izraelin ka shumë familje që i kanë mbijetuar Holokaustit, kurse në mesin e tyre janë edhe plot sish që kishin jetuar në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Delegacioni i ITSHKSH u prit me një ngrohtësi të jashtëzakonshme nga këto familjet, të cilat me këtë rast shprehën edhe falënderimin dhe mirënjohjen e tyre të thellë për aktin sublim të sakrificës dhe humanizmit që treguan disa familje shqiptare të Shkupit në shpëtimin e jetës së tyre nga dora e vdekjes naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto takime të ngrohta u përcollën edhe me filmime dhe fotografi të përbashkëta, që u bënë me këtë rast, në shenjë të kujtimit për ditët e vuajtjeve në një kohë tepër të vështirë për hebrenjtë gjatë LDB-së, ku njerëzorja megjithatë ishte treguar më e fuqishëm se sa filozofia shfarosëse naziste.

Sigurisht që edhe këto takime dhe biseda të frytshme me ekspertë të fushave përkatëse, sipas dr. Skender Asanit, do të jenë pjesë e punëve hulumtuese të ITSHKSH, në kuadër të fushëveprimit të Departamentit për studimin e Holokausit, përmes projekteve të radhës.

Ndërsa, në ditën e dytë të qëndrimit në Jerusalem, delegacioni i ITSHKSH, i udhëhequr nga dr. Skender Asani, vizitoi Muzeu i Shtëpisë së Luftëtarëve, i themeluar në vitin 1949 nga një komunitet i të mbijetuarve nga Holokausti. Muzeu mban emrin e Itzhak Katzenelson, një poeti hebre që vdiq në Aushvic. Ky muze iu mundëson vizitorëve një lloj të ri të lidhjes me historinë e Holokaustit, duke u përqendruar në dëshmitë e luftëtarëve.

ITSHKSH-Shkup po i shqyrton mundësitë që në të ardhmen të përdorë përvojat e këtij muzeu në hulumtimet që do të bëhen në kuadër të Departamentit për studimin Holokuastit. Sipas drejtorit Asani, rezistenca e popullit hebraik bashkë me solidaritetin ndërkombëtar që mundësoi të mbijetonin mijëra hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet të hulumtohen nga të gjitha dimensionet, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë një model të shkëlqyer ku do ti mbështesnin përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Izraeli ka gati pajisjen për të trajtuar pacientët me koronavirus në Kinë

Një pajisje e shpikur nga një mjek izraelit në Spitalin ALYN mund të përdoret në trajtimin e pacientëve me koronavirus…

SHQIPËRI

“Qytetet e Zgjuara”, Bashkia e Korçës merr pjesë në “MUNI-EXPO 2020” në Izrael

Shqipëria po merr pjesë në MUNI-EXPO 2020 në Izrael me një ekip nga qyteti i Korçës i kryesuar nga Z.…

KOSOVA

Arun Chaudhary, amerikano-hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej Kryeministër

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli me projekte të rëndësishme në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

MicroLite, avioni futuristik izraelit për mbikëqyrje, i pari i këtij lloji në botë

Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt), avionin MICROLITE.