Trump e çliroi botën nga një monstër

Editorial i gazetës së madhe gjermane “Bild”: Kumbari i terrorit iranian, Qaseem Soleimani donte një botë që asnjë person paqësor nuk mund ta dëshirojë. Një botë ku kopshtet e fëmijëve në Gjermani mund të digjen si topa zjarri në çdo kohë thjesht sepse fëmijët janë hebrenj. Një botë, në të cilën Izraeli kërcënohet me zhdukje çdo ditë.


Nga Julian Reichelt, BILD

Kumbari i terrorit iranian, Qaseem Soleimani donte një botë që asnjë person paqësor nuk mund ta dëshirojë: një botë në të cilën mund të bëheni copash nga një bombë në çdo kohë, vetëm sepse jeni në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Një botë në të cilën qytete të tëra rrafshohen si Aleppo, në të cilën militantët e etur për gjak shkojnë derë më derë dhe ekzekutojnë civilë. Një botë ku kopshtet e fëmijëve në Gjermani mund të digjen si topa zjarri në çdo kohë thjesht sepse fëmijët janë hebrenj. Një botë, në të cilën Izraeli kërcënohet me zhdukje çdo ditë.

Soleimani, terroristi më i neveritshëm dhe gjakatar në botë, që solli vuajtje dhe katastrofa për njerëzimin në emër të mullahëve, ishte një armik i civilizimit tonë. Ai mbronte idenë e padurueshme se sa më shumë njerëz të vrasin ata (me mbështetjen e qeverisë), aq më të sigurt dhe të paprekshëm bëhen vrasësit.

Fundi i tij i dhunshëm nuk i jep fund terrorizmit global, por jep megjithatë një mesazh të fuqishëm që buron nga makina e bërë copash dhe e djegur: presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë se personazhet më të këqinj në botë, sado mendjemprehtë dhe të pamëshirshëm, nuk mund të fshihen përpara fuqisë së Amerikës.

Ata mund të jenë në gjendje të torturojnë dhe të terrorizojnë të dobëtit dhe të dëshpëruarit, por ata nuk mund të bëjnë asgjë kundër demokracisë më të fuqishme në botë, veçse mund të zvarriten nëpër vrima dhe të shpresojnë se nuk do t’i kapin.

Dhe kur thonë se nuk i frikësohen vdekjes, atëherë këta kasapë gënjejnë- ata janë frikacakë që e duan jetën e ëmbël dhe të korruptuar.

Presidenti Trump e çliroi botën nga një përbindësh, qëllimi i të cilit në jetë ishte të shihte një kërpudhë bërthamore mbi Tel Aviv. Trump veproi në vetëmbrojtje. Në vetëmbrojtje të Shteteve të Bashkuara- dhe të gjithë njerëzve që duan paqen në botë.

/ BILD.de

IZRAEL

Ushtria izraelite godet 750 objektiva në Gaza, eliminon 60 terroristë pa dëmtuar asnjë civil

Zëdhënësi i Forcës Ajrore Izraelite përshkruan se sulmi ishte 'shënjestër e veçantë' që përfshinte hedhjen e 170 bombave në zonën…

SHQIPËRI

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Jeruzalemi është kryeqyteti ynë, Hamas një organizatë terroriste

Në një rrëfim për Report TV ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gentler , theksoi se përplasjet e ditëve të…

KOSOVA

Ridvan Berisha: Të mos ta humbim një mik të çmuar të vendit tonë siç është Izraeli!

Udheheqesit shteterore te Kosoves do te duhej te denonin publikisht sulmet terroriste te Hamasit mbi Izraelin. Kete nuk po e…

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Jeruzalemi është kryeqyteti ynë, Hamas një organizatë terroriste

Në një rrëfim për Report TV ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gentler , theksoi se përplasjet e ditëve të…

MILIARDERËT

Themeluesit hebrenj të Google shtuan 14 miliardë dollarë në vetëm 24 orë

Larry Page dhe Sergey Brin, bashkëthemelues të Google, e bënë veten 14 miliard dollarë më të pasur në më pak…

Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më…

SPYZONE

Izraeli fillon stërvitjen ushtarake më të madhe në historinë e tij

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan një stërvitje lufte njëmujore të Dielën - më e madhja në historinë e saj…