Ambasadori Gendler: Izraeli me projekte të rëndësishme në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN. Ambasadori i ri thekson mes vendeve tona, Izraelit dhe Shqipërisë, mund të ketë bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe turizmit.


Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN. Ambasadori i ri, me një gjuhë të drejtëpërdrejtë thotë se mes vendeve tona mund të ketë bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe turizmit.

***

Intervista e plotë

Prej sa kohesh ndodheni në Shqipëri?

Jam këtu prej 4 muajsh.

A keni ndonjë qytet te preferuar?

Më pelqen vendi juaj, kam patur mundësinë ta vizitoj para marrjes së detyrës. Mendoj se si shtetas izraelit që jam, kam vënë re disa ngjashmëri mes nesh sidomos në jug më shumë se në veri. Më pëlqen kultura juaj dhe historia.

Si do ti vlerësoni raportet tona politike?

Unë besoj se janë shumë të mira. Së fundmi kemi patur një vizitë të presidentit tuaj në Izrael. Pak kohë më parë edhe ministri juaj I jashtëm në detyrë vizitoj Izraelin. Tani në Izrael ne kemi hyrë në një tjetër proces zgjedhor, dhe sapo të kemi një qeveri të re, përfaqësues të saj do të vizitojnë Shqipërinë. Kështu që nuk kam asnjë ankesë në këtë.

Po në lidhje me ekonominë çfarë mund të themi, ne si televizion I kushtojmë vëmendje shumë të madhe?

Nëse flasim për tregtinë është në nivele shumë të ulëta, rreth 17 milion euro në vit. Unë besoj se Izraeli duhet të investojë në Shqipëri, pse jo duke krijuar kompani ose duke bashkëpunuar me ato lokale. Ne kemi evidentuar se turizmi dhe bujqësia janë dy fusha për bashkëpunim të menjëhershëm mes vendeve.

Ambasador, çfarë mendoni se duhet të bëhet më mirë në këtë aspekt, dhe potencialin më të madh ku e shikoni përveç sektorëve që ju përmëndët pak më sipër?

Turizmi dhe bujqësia janë shumë imediate, ne mund të bëjmë shumë në këtë aspekt. Besoj se problemi kryesor që ka Shqipëria është çështja e pronës, kadastra. Nëse ju e zgjidhni atë, ose nëse ka prona ku nuk ka konflikte pronësie, mund të bëjmë shumë. Në bujqësi, ne mund të prodhojmë këtu e të eksportojmë jashtë, pra gjithë zinxhiri prodhues dhe I shitjes. Në turizëm padyshim mund të bëjmë shumë. Shqipëria është një vend shumë I bukur, dhe me disa investime mund të kemi projekte konkrete, në ndërtimin e hoteleve të reja, apo edhe në klube jahtesh etj.

A kanë interes konkret kompanitë izraelite të investojnë këtu?

Dua ta flas hapur, shumë izraelitë nuk e njohin shumë Shqipërinë. Pa folur për faktin se shtetet tona janë shumë të vogla. Por si pjesë detit Mesdhe, njerëzit tanë duhet ta njohin më mirë njëri tjetrin dhe ka interes. Nëse shikojmë numrat e turistëve ka një rritje nga viti në vit. Kemi patur nga 5 mijë në fillim në 20 mijë së fundmi, pra besoj se në fund të 2020 do të kemi 30 mijë turistë. Në nëse vijojmë kështu brënda 3 viteve mund të kemi 100 mijë turistë. Por nuk përfundon me turizmin padyshim, çdo zonjë apo zotëri që vjen këtu mos harroni është një ambassador I Shqipërisë kur kthehet në Izrael, si qytetar, biznes man, apo si turistë.

Zoti Ambasador një shqetësim I vazhdueshëm përkompanitë e huaja është klima e të bërit biznes, ju si do e vlerësoni atë për bizneset e huaja?

Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetejeve. Përveç çështjes së pronësisë, unë nga diskutimet që kam edhe me biznese nga Izraeli, nuk shikoj të ketë kaq shumë pengesa. Ka të tilla padyshim, por ne mund ti tejkalojmë. Ka një besueshmëri të madhe ndaj shqiptarëve nga ana izraelite, që e shikojnë jo vetëm rininë por edhe popullin shqiptar si një partner të besueshëm. Pra është në dorën tonë për të rregulluar situatën, i ambasadës  tonë këtu, i ambasadës së Shqipërisë atje për të përmirësuar dhe shtuar kontaktet.

Zoti Ambasador, siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm, a kemi një të tillë dhe çfarë mund të zbulojmë për publikun?

Sigurisht që ka. Në kohët e sotme të gjithë pothuasje hasin probleme dhe po vuajnë me terrorizmin ndërkombëtar dhe sidomos ju, pasi Irani ju ka konsideruar si një shtet problematik në Ballkan, si një shtet armik. Irani po përhap terrorizmin kudo në botë. Prandaj kooperimi në këtë fushë është I domosdoshëm. Lajmi I mirë është se  ato gjëra që na kushtonin shumë në të kaluarën, na kushtojnë më pak në kosto në ditët e sotme për shkak edhe të teknologjisë. Kjo është ajo çfarë I ofrojmë Shqipërisë dhe po mundohemi ta bëjmë këtë vazhdimisht.

Me vjen mirë për këtë. A keni projekte konkrete që po asistoni qeverinë shqiptare dhe cilat fusha konstatojnë ato?

Pjesa më e madhe e aktiviteteve tona bazohet të forcimin e raporteve ekonomike dhe tregtare private. Qeveria na mbeshtet, kemi gjithçka që duhet por nuk kemi investime direkte qeveritare izraelite. Në mendimin tim nuk mendoj se është e nevojshme.

Një pyetje tjetër në lidhje me ekonominë, sa janë të pranishme kompanitë izraelite në rajon dhe në cilët sektorë janë duke investuar?

Kur themi rajoni të ngatërron pak, sepse unë pak vitë më parë kam qenë ambassador në Bullgari. Aty kompanitë Izraelite ndërtuan 12 qëndra tregtare, dhe qindra apartamente. Pra situate është pak ndryshe, jo sa I përket madhësisë, se Bullgaria ka vetëm 7 milion banorë ndërsa Shqipëria rreth 3 milion. Ka direfenca normalisht në ekonomi, ndoshta sepse ne kemi një komunitet hebre në Bullgari. Synimi ynë është të afrojmë kompani izraelite që ndodhen në Rumani e Bullgari në Shqipëri, por jo vetëm ato edhe kompani të tjera, që nuk janë të pranishme në Ballkan, por që e njohin Shqipërinë dhe janë gati që të investojnë këtu.

Zhvillim pozitiv. Ju përmedet pak edhe turizmin, çfarë mund të bëhet me mirë për të patur një numër më të madhe me turistë, si e shikoni të ardhmen?

E ardhmja padyshim do të jetë shumë pozitive. Ajo që ve re është se gjatë stinës së dimrit nuk kemi turistë sepse Shqipëria nuk ka resorte për ski. Unë vetë jam I apasionuar dhe pak ditë më parë isha në një tjetër shtet fqinj me ju për ski, sepse mungon diçka e tillë në Shqipëri. Nëse një resort për ski do të ndërtohet këtu, jam I bindur se turizmi nuk do të vuajë nga mungesa e turistëve në dimër. Njerëzit do të vijnë pothuaje gjatë gjithë vitit. Aktualisht kemi fluturime charter, vetëm 8 muaj të vitit por jo gjatë 4 muajve të stinës së dimrit. Duhet të krijohet tregu turistik për gjithë vitin dhe jam I sigurt nëse kjo bëhet ju do të keni shumë turistë të huaj që do vizitojnë vendin tuaj. Jam I sigurt se nga Izraeli do të kemi një rritje të numrit të turistëve.

Pra ju besoni se ndërtimi I një resorti për ski do të kishte efekt direkt në turizëm?

Po do ndikojë sidomos gjatë periudhës së dimrit. Ka ndodhur diçka e tillë mos të gabohem në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, jam I sigurt se do të ndodh edhe në Shqipëri herët a vonë.

Ambasador në lidhje me kulturën, një aspekt mjraft I rëndësishëm në raportet mes vendeve tona, çfarë mund të veçojmë për vitin e kaluar dhe çfarë do të keni në të ardhmen?

Ne kemi zhvilluar një numër të madh aktivitetesh kulturore pothuajse në të gjitha aspektet. Në lidhje me muzikën, letërsinë, artin shumë të tilla. Jemi shumë të lumtur që po e promovojmë kulturën. Una kam këtu vetëm 4 muaj, dhe jam shumë I surprizuar me numrin e madh të aktiviteteve që zhvillohen këtu jo vetëm në stinën e Verës por edhe gjatë dimrit.

Po në lidhje me bursat e studimit për studentët shqiptar që dëshirojnë të ndjekin studimet në Izrael, a ofron të tilla qeveria mundësi të tilla? Ose trajnime?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Ne kemi një marrëvshje në fushën e kulturës, edukimit etj. Pak javë më parë I dhamë qeverisë tuaj edhe një plan bashkëpunimi mes 2 vendve tona. Nëse do të nënshkruhet kjo marrëveshje, do të kemi bursa për studentët shqiptar që mund të studiojnë në Izrael dhe student izraelitë që mund të vizitojnë e studiojnë në Shqipëri. Për mua kjo është shumë e rëndësishme kjo marrëveshje, une e kam dorëzuar atë në ministrinë tuaj të Arsimit dhe të Kulturës dhe jam në pritje.

Dua të flasim pak politikën e jashtëme, dhe në veçanti për situatën në lindjen e mesme. Por fillimisht dua një këndvështrim tuaj për atë çështje që është e pazgjidhur mes nesh, Kosova. Kur do ta njohë Izraeli, dhe pse një gjë e tillë s’ka ndodhur ende?

Ne nuk do ta njohim Kosovën në të ardhmen e afërt, për shkak të ngjashmërive që ka me konfliktin Izraelito-Palestinez, kjo është shumë e qartë për këdo. Thënë këtë ne nuk kemi ansjë lloj problemi me Kosovën dhe bashkëpunojmë në shumë aspekte. Por nuk ka njohje zyrtare deri tani dhe nuk e kemi planifikuar ta njohim në një periudhë afatshkurtër.

Një çështje që ka marrë vemendje të madhe në diplomaci së fundmi, ka qenë edhe plani I propozuar nga Presidenti Amerikan Donald Trump, në të ashquajturën “marrëveshja e shekullit”. Cfarë përmban ky plan?

Është një ide, ose grup idesh të përmbledhura në një draft nga presidenti I Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Është ide positive padyshim, pala palestineze e ka refuzuar. Nuk është hera e parë që ata bëjnë kështu, edhe planeve të mëparshme ju janë përgjigjur po njëlloj duke I refuzuar dhe vite më pas kanë kthyer mendjen, janë penduar. Në mendojmë se ky plan meriton vëmendje serioze. Ne jemi ende optimist për këtë.

Por nëse Palestina ose forcat politike atje, do ta pranojnë këtë marrëveshje të re, a do ta njohë Izraelit shtetin?

Atëherë, ne do të ulemi në një tryezë sëbashku dhe do të negociojmë të gjitha detajet dhe në fund do të kemi edhe një zgjidhje.  Këtë duam të shikojmë këtu me Kosovën gjithashtu, mes Kosovës dhe Serbisë, pra një marrëveshje. Nëse nuk ka diskutime nuk ka zgjidhje.

Ambasador, një tjetër çështje padyshim lidhet me Iranin, që nuk është problem vetëm për vendin tuaj por edhe për Shqipërinë së fundmi. Si është situata aktualisht që flasim? Pas prostave të shumta që ka patur atje.

Nuk mund t’ju flas për protestat atje, por ajo që dihet është se Irani është mbështetës I terrorizimit kudo në botë. Në Irak, në Siri në Jemen, në Amerikën Latine gjithashtu. Është një shtet shumë I rrezikshëm jo vetëm për Izraelin, për të cilin e kanë deklaruar publikisht se duan ta shkatërrojnë. Por nuk jemi të vetmit që kemi vuajtur, shteti juaj ka deportuar ish ambasadorin e Iranit dhe diplomat të tjerë se ishin të përfshirë në çështje jo diplomatike. Unë besoj se tani shumë shtete e kanë kuptuar se për çfarë flet Izraeli prej 20 vitesh tashmë. Irani nuk është një kërcënim vetëm për Izraelin për ju, apo rajonin por për gjithë Botën.

Ambassador, si e keni vlerësuar urdhërimin e presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë gjeneralit Iranian Kasem Sulejmani? A ishte në të vërtetë kaq I rrezikshëm?

Po ishte, dhe ishte një terrorist dhe s’ka asnjë pikë dyshimi për këtë. Bota është më e mirë pa Sulejmanin, ai nuk I fshihet qëllimet e tij apo objektivat.

Ambassador kam një pytje që në fakt ja u kam bërë gjithë ambasadorve të tjerë ose diplomatëve që e njohin Lindjen e Mesme, pse është kaq vështirë të ketë paqe në këtë rajon?

Është e vështirë sepse ka disa konflikte si këtu në Ballkan përshëmbull, mund të zgjidhet do të kërkojë kohë. 30 ose 40 vite më parë, ne në Izrael nuk besonim se do të kishim paqe me Jordaninë apo Egjiptin dhe tani kemi paqe. 30 vite më parë, Iraku dhe Siria ishin të rrezikshme për Izraelin dhe sot ato nuk ekziztojnë më, si armiq të rrezikshëm. Përfundimisht gjërat mund të zgjidhen, dhe pavarësisht pengesave shteti I Izraelit po bëhet më I fuqishëm më kalimin e viteve. Sepse konfliktet janë një gjë por zhvillimi I vendit është diskutim tjetër. Në s’mund të rrijmë në ballkon dhe të ankohemi se kemi probleme dhe duhet të bëjmë diçka me jetën tonë. Ne këtë kemi bërë gjatë 70 viteve që nga krijimi I shtetit të Izraelit por edhe më parë. Ju besoj e dini që shteti Izraelit është ndër më të zhvilluarit në stat upe në Botë, por gjithashtu në bujqësi e shumë aspekte të tjera, sigurinë kibernetike, teknologji etj.

Pas eliminimit të Kasem Suljemanit, ka shumë debate dhe shqetësime për ndonjë luftë të madhe në këtë rajon, a qëndron ky shqetësim?

Jo. Unë nuk shikoj këtu se kush mund të zhvillojë një luftë të madhe. Sigurisht ka një rrezik që vjen nga Irani, me forcat që mbështet si Hezbollahu në Liban. Por nuk është vetëm Hezbollah atje, dhe nëse ne do të sulmohemi, ata duhet të mbajnë përgjegjësitë, sepse ne do të reagojmë fortë. Pra të gjithë e kuptojnë këtë dhe janë të kujdesshëm. Problem I madh është terrorizmi dhe ne s’duhet ta nënvlerësojmë. Por nuk besoj se do të ketë luftë të madhe si në të kaluarën ku 4 mijë tanke luftonin në fushëbetejë.

Ambassador më lejoni një pyetje tjetër, si e do e vlerësoni hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të luftuar terrorizmin?

Ne e vlerësojmë, ne ju njohim mirë, si një shtet I vogël dhe shumë trim. Ne ju njohim mirë edhe prej historisë, sidomos për trajnimin e hebrejve gjatë luftës së dytë botërore. Dhe mendojmë se keni zgjedhur rrugën e duhur, duke përqafuar perëndimin, integrimin në Bashkimin Europian, orientimin amerikan, orientimin e një shteti të lirë e demokratik. Ne e vlerësojmë shumë Shqipërinë dhe e konsiderojmë një partner të vërtetë.

Një pyetje e fundit, a prisni që të ketë një transferim të ambasadës së Shqipërisë nga Tel Avivi në Jeruzalem?

Sigurisht, ne presim që të ndodh, dhe besojmë kjo do të ndodh me kalimin e kohës. Jemi opotimist se me kalimin e kohës qeveria juaj do e marrë këtë vendim.

Ambasador ju falenderoj për kohën tuaj, ishte kënaqësi tju kisha në emission.

Kenaqësia e imja.

Besoj do të kemi mundësinë t’iu kemi sërish në studion e Scan TV.

Me kënaqësi.

Faleminderit.

/Scan TV/

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Shefi i Mossad, Yossi Cohen: Jemi në kontakt me shumë vende në Lindjen e Mesme

Shefi i Mossad, Yossi Cohen, tha gjatë një intervistë për televizionin publik izraelit, KAN: "Ne jemi në kontakt me shumë…

SHQIPËRI

Memorandum Mirëkuptimi midis Parlamenteve Shqipëri-Izrael, ambasadori Canaj takon nënkryetarin Amer

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer,…

KOSOVA

Artefakte nga jeta e hebrenjve, Kosova Jewish Organization viziton Muzeun e Istogut

Drejtues të Kosova Jewish Organization (KJO) zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Istogut. Disa nga gjurmët në këtë…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Së shpejti Izraeli hap ambasadën në Prishtinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka folur në një intervistë të posaçme për Vizion Plus, për njohjen…

MILIARDERËT

“Djemtë e artë”, katër hebrenj në dhjetë më të pasurit e botës

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, kryeson listën hebreje me një vlerë neto prej 85 miliardë dollarësh, i ndjekur nga gjiganti…

SPYZONE

Shefi i Mossad, Yossi Cohen: Jemi në kontakt me shumë vende në Lindjen e Mesme

Shefi i Mossad, Yossi Cohen, tha gjatë një intervistë për televizionin publik izraelit, KAN: "Ne jemi në kontakt me shumë…