Ambasadori i Izraelit viziton Muzeun “Solomoni”. Gendler: Një atraksion i veçantë!

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi i ndjerë Simon Vrusho.


Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi dhe autori i librit “Hebrenjtë e Beratit”, i ndjeri Simon Vrusho.

“Është një atraksion i veçantë muzeal që sa here rikthehesh ta vizitosh, të pasuron shpirtërisht”, citon ambasadorin Gendler faqja zyrtare e Ambasadës izraelite në rrjetet sociale.

“Muzeut Solomoni” i kushtohet marrëdhënieve historike të popullit të Beratit me komunitetin hebre. Në qytetin e Beratit gjatë Holokaustit gjeten strehim dhe shpetim mbi 600 hebrenj. Muzeu është unik në Shqipëri.

Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje.

Ka dokumente dhe foto; nga lista e parë e vitit 1526 tek ajo gjatë Holokaustit në 1944, nga mjeku Zino Matathia te kimistja Taisa Pisha Batkina.

Muzeu shndërruar shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj që vizitojnë Beratin, veçanërisht për turistët izraelitë

Mediat izraelite i kanë dhënë hapësirë rihapjes së “Muzeut Solomoni” në Berat. Është portali Israelnationanews.com i televizionit “Arutz Sheva”, që ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve, AFP, në lidhje me rihapjen e muzeut të vetëm hebraik në Shqipëri, i cili u hap vitin e kaluar nga historiani i ndjerë Simon Vrusho. Kjo u bë falë investimit nga biznesmeni shqiptaro-francez Gazmen Toska.

Ambasadori i Izraelit gjate nje vizite ne qytetin e Beratit, u ndal dhe ne Muzeun ” Solomon “. Eshte nje atraksion i vecante muzeal qe sa here rikthehesh ta vizitosh, te pasuron shpirterisht.

Posted by Izraeli ne Shqiperi on Friday, September 18, 2020

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.