Netanyahu, telefonatë me Princin e Kurorës së Bahreinit: Bashkëpunim shumëplanësh!

Kryeministri i Izralit, Benjamin Netanyahu, pati një telefonatë me princin e kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa, në bisedën e tyre të parë publike që nga Jeruzalemi dhe Manama nënshkruan një “Deklaratë të Paqes” historike në Uashington javën e kaluar

Kryeministri i Izralit, Benjamin Netanyahu, pati një telefonatë me princin e kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa, në bisedën e tyre të parë publike që nga Jeruzalemi dhe Manama nënshkruan një “Deklaratë të Paqes” historike në Uashington javën e kaluar.

Gjatë thirrjes, princi i kurorës “nënvizoi rëndësinë e sigurimit të stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar dhe rritjen e përpjekjeve për të mbështetur paqen në rajon”, sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Bahrejnit. Salman më tej vuri në dukje se “marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në 15 shtator do të forcojë sigurinë rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin”.

Netanyahu dhe mbreti i ardhshëm i vendit të vogël ishullor gjithashtu “rishikuan fushat e mundshme të bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimet përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare”, sipas agjencisë.

Lexo më shumë