Albion Bikliqi: Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike, Kosova duhet të bashkëpunojë me Izraelin

Një kompani e tillë e cila merret me teknologjinë informative, respektivisht me Machine Learning dhe Intelegjencën Artificiale është Kompania CIS Training Center Kosovo. Kompania CISTCK mirëpret interesimin e kompanive nga Izrael për bashkëpunim.


 

Albion Bikliqi
CEO dhe Co-Founder @ CISTCK

 

Një kompani e tillë e cila merret me teknologjinë informative, respektivisht me Machine Learning dhe Intelegjencën Artificiale është Kompania CIS Training Center Kosovo (CISTCK), kompani e themeluar ne vitin 2009 për të shëbyer bizneset tjera në Teknologjinë Informative dhe Sigurinë Kibernetike. Vitet në fillim ishin premtuese sepse gjithçka dhe gjithkush kishte nevojë për shërbime te Teknologjisë Informative, por ama shumë pak dinin që Siguria Kibernetike ishte ajo e cila do te nevojitej më vonë. Kompania CIS e cila me ketë emër u themelua dhe un ngrit nga një zonjë dhe udhëhiqej me suksese të pandalshme në fillim, mbeti për më vonë të rishikojë strategjinë e veprimit dhe të hulumtojë për bashkëpunime tjera jo vetem rajonale por edhe Globale. Në vitin 2017 kompania CIS hapi një faqe në Facebook me emrin Information Security Group dhe qëllimi i saj ishte informimi i publikut të gjerë me nevojën për mbrojtje kibernetike dhe informacione të ndryshme që lidhen me këtë fushë.

Pas një hulumtimi disa vjeçarë, doli se në rajonin tonë në Ballkan në përgjithësi kishte nevojë për vetëdijësimin e të gjithëve për Sigurinë Kibernetike dhe benefitet të cilat i sjell kjo për të bërë biznes. Në fillim të vitit 2019, duke e parë se sa pak janë të përgatitur shumica për të kuptuar rëndësinë e sigurisë kibernetike siç janë menaxhimi i sigurisë kibernetike, mënyra e të punuarit sipas kerkesave për siguri, vendosëm që të ndërrojmë mënyrën e qasjes ndaj problematikës. Pasoi ribrendimi i kompanisë nga CIS në CIS Training Centrer Kosovo, ku synimi është që në fillim të trajnojmë dhe të avancojmë profesionist në lëminë e menaxhimit të sigurisë kibernetike e gjithashtu avancimin e zhvilluesve të softuerëve kompleks. Në këtë mënyrë bëmë forcat bashkë me profesionist në zhvillim softuerik kompleks, programer të shkathët dhe në këtë mënyrë u përgatitëm për të pasur mundësi aftësimine të rinjëve në rajonin tonë.

Sa i përket zhvillimit kompleks të aplikacioneve apo softuerëve që bazohen në vetë mësim apo Machine Learning dhe intelegjencë artificiale që produkti të vazhdojë të mësojë dhe avancojë vetë vehten, ne krijuam platformëm për mbrojtje nga sulmet kibernetike, platformë kjo e cila mundëson parandalimin e hakimit, zbatimin e mbrojtjes nga brenda-jashtë dhe nga jashtë-brenda kompanisë apo organizatës dhe raportimin në kohë reale për të gjeturat dhe sulmet. Kjo platformë na lidhi ngushtë me një kompani Amerikane e cila është e interesuar për bashkëpunim afatgjatë me kompanisë CISTCK.

CISTCK nuk ndaloi vetëm me këtë, bazuar në këtë model është duke zhvilluar platformën e ardhshme e cila do ti shërbejë organizatat dhe kompanitë në mbrojtje të transaksioneve online, e cila me së paku që mund të bëjë është, “po e zbuloi një sekret të vogël” do të prandaloi sulmin apo ekzekutimin e “Sallami Attack” (vjedhje e shumave shumë të vogla nga secila llogari e klientëve të bankës). Kjo platformë dë t’i shërbejë transaksioneve online bankare për institucionet financiare, spitaleve, kompanive të sigurimit e gjithashtu edhe ekomercit. Këtu kompania Amerikane është e interesuar të financoi gjithashtu.

Puna e palodhshme dhe mendjet inovative në CISTCK, janë në hapat e përfundimit edhe të një produkti, këtë rradhë produkt i cili do t’i shërbejë njerëzit në nevojë dhe pacientët e spitaleve. Ne këtë e shohim si produkt inovativ dhe në të njëjtën kohë produkt i cili do të jetë në përdorim të shumë spitaleve dhe klientëve nëpër shtëpitë e tyre.

Për këtë ide inovative jemi duke kërkuar partnerë të cilët do të na ndihmojnë në hapat e mëtutjeshëm deri tek prodhimi. Kompania CISTCK mirëpret interesimin e kompanive nga Izrael për bashkëpunim.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.