Ambasadori Dan Oryan: Zgjerim partneritetesh me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh dhe dhe Drejtor i  Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi një bisedë online me Dr. Skënder Asani, drejtori i  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.


Ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh dhe dhe Drejtor i  Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi një bisedë online me Dr. Skënder Asani, drejtori i  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

Ambasadori Dan Oryan i shprehu mirënjohje të veçantë Dr. Asanit për aktivitetet dhe partneritetin e realizuar gjatë vitit të kaluar me shtetin e Izraelit dhe për numrin e madh të projekteve të përbashkëta që do të pasojnë në të ardhmen.

Ai posaçërisht theksoi rëndësinë dhe kontributin e Departamentit të Holokaustit pranë ITSHKSH në hulumtimin dhe edukimin rreth Holokaustit.

 

Gjithashtu, gjatë bisedës, ambasadori Dan Oryan ndau me Dr. Asanin çështje me rëndësi të madhe për palën izraelite, e cila është mundësia e zgjerimit të partneriteteve në shumë fusha si me Shqipërinë ashtu dhe me Kosovën, veçanërisht pas nënshkrimit të memorandumit të njohjes reciproke në mes dy shteteve.

Nga ana e tij, Dr.Asani e njoftoi ambasadorin izraelit me aktivitetet dhe punët kërkimore shkencore të ITSHKSH, duke vënë theksin në disa ngjarje e projekte që ndërlidhen me ndriçimin e të kaluarës së Hebrenjëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky ka qenë edhe nj prej motiveve për themelimin e Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, që, sipas Dr. Asanit, është i vetmi në rajon dhe ka synime serioze për të nxjerrë në pah, në mënyrë të dokumentuar dhe të faktuar, të gjitha hijet e epokës së errët naziste.

 

Për këtë qëllim, siç njoftoi edhe Dr. Asani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me rastin e 77 –vjetorit të deportimit të hebrenjve të Maqedonisë për në Treblinka, botoi librin “LEGJISLACIONI BAZIK MBI ANTISEMITIZMIN I MBRETËRISË BULLGARE” – një përmbledhje dokumentesh nga autorët: Skender Asani, Nora Maliqi – Zylali dhe Vlado Popovski.

Dan Oryan gjatë kësaj bisede u njoftua se ky libër po përkthehet edhe shqip dhe anglisht dhe së shpejti do të dalënga shtypi, me ç’rast edhe do të promovohet në disa qendra të rëndësishme rajonale dhe europiane.

Në kuadër të aktiviteteve shkencore të Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit pranë ITSHKSH, Dr. Skender Asani në bisedë me Ambasadorin izraelit Dan Oryan e njoftoi këtë të fundit se javë më pare është promovuar në Shkup dhe në Prishtinë doracaku “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”. Ky doracak është bërë në katër gjuhë të ndryshme – shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht, në mënyrë që, sipas Dr. Asanit, të përfshijë të gjitha komunitetet etnike në Maqedoninë e Veriut, dhe njëkohësisht të gjithë të kenë mundësinë të mësojnë për Holokaustin në gjuhën e tyre amtare.

Sa i përket këtij doracaku, më duhet të them se mundësia që kjo temë tash më të bëhet pjesë edhe e shkollavet ona, është një shansë e shkëlqyer që jo vetëm ta kujtojmë një tragjedi me përmasa planetare, por edhe të kujtohemi në paraardhësit tanë që në çastin e përthyerjes së historisë, ata ishin në anën e duhur të saj”, tha Dr. Skender Asani, i cili ë bashkëbisedim me Ambasadorin e Izraelit në Maqedoninë e Veriut, edhe mbi raportin më të ri ndërkombëtar për liritë fetare të Departamentit të Shtetit Amerikan me ç’rast, përmendet decidivisht edhe kontributi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në mars të vitit të kaluar, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të Edukimin dhe Hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të Departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhet në këtë raport.

Dr. Asani në vijim, gjjithashtu e njoftoi Ambasadorin Oryan me synimet që ka në të ardhmen ITSHKSH, duke veçuar me këtë rast përgatitjen e një strategjie rreth Holokaustit, e cila do të ketë si lajtmotiv ndjekjen e modeleve më të avancuara të përafrimit dhe kultivimit të tolerancës në mes të etnive dhe religjioneve të ndryshme.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.