Ambasadori Gendler: Izraeli ka filluar negociatat për njohjen e Kosovës

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gentler, studiuesi i çështjeve hebraike Mal Berisha dhe Prof.Lisen Bashkurti ishin të ftuar në emisionin “60 Minuta” të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, me temë “Pse ka rëndësi që Shqipëria miraton rezolutën antisemitizmit”.


“Pse ka rëndësi që Shqipëria miraton rezolutën antisemitizmit”,  ishte tema e emisionit 60 Minuta të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN. Të ftuar ishin ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gentler, studiuesi i çështjeve hebraike Mal Berisha dhe Lisen Bashkurti profesor. Ambasadori Gentler, tha se në Shqipëri nuk ka antisemitizëm, por është një fenomen që po shënon rritje në Europë edhe në SHBA.

Diplomati Gentler në lidhje me diskutimet për njohjen e Kosovës, dhe do të jetë një proces që do të mbyllet brënda disa javësh. Por negociatat janë edhe me Serbinë për tu bërë tranferimi i ambasadave të tyre në Jeruzalem dhe njohja zyrtare.

Intervista e plotë e Ambasadorit:

Dua tju pyes pak për rezolutën antisemitizmit që u miratua nga parlamenti shqiptar, pse është kaq e rëndësishme?

Është e rëndësishme sepse në të kaluarën jemi përballur me pyetje së çfarë është antisemitizmi dhe çfarë nuk është, fjalë kritike ndaj shtetit të Izraelit. Kjo deklaratë sqaron pikërisht këtë, që nëse evidentohet diçka e tillë është antisemitizëm. Është e qartë, 40 shtete e kanë firmosur dhe I janë bashkuar kësaj nisme së bashku me Shqipërinë. Ne besojmë se shtete të tjera do të behën pjesë e saj në të ardhmen.

Ambassador e keni venë re ndonjë shenjë në të kaluarën apo këto kohë, për qëndrime antisemitizëm në Shqipëri?

Jo, nuk kemi venë re. Me të gjithë që kam folur nga komuniteti hebre apo vizitorë, nuk më kanë thënë se janë përballur me diçka të tillë.

Po përsa i përket situatës në Europë dhe në rang botëror, ka një rritje apo ulje?

Po ka një rritje, sidomos në Europë dhe jo vetëm, por edhe në Amerikë. Kjo nuk është e papritur për ne, sepse në kohë krizë, shumë individë kërkojnë të gjejnë dikë për ta fajësuar. Hebrejtë janë gjithmonë objekti I preferuar për tu fajësuar.

E kuptoj, por pse ndodh kjo ambasador?

Asnjë se di, s’ka arsye. Por është fakt I jetës, I historisë. Ne kemi vuajtur shumë gjatë 2000 viteve të fundit, por tani ka ndërgjegjësim dhe shumë shtete marrin masa për ta ndaluar. Në të shkuarën shumë shtete nuk donin t’ja dinin.

Ambasador do të doja t’ju pyesja për raportet mes 2 vendeve tona, si do ti vlerësoni ato, në çfarë niveli janë?

Shumë të mira, por mund të behët akoma më shumë. Padyshim që në këtë periudhë është pak e vështirë për të punuar në këtë aspekt diplomatik, për shkak të Covid-19. Por kur të mbarojë, do të bëjmë atë që duhet, sidomos në sjelljen e investimeve izraelite, turizmin, duke sjellë më shumë turistë izraelitë në Shqipëri, por edhe në aspektin e shëndetësisë, teknologjisë etj.

Ambasador mund ta thoni ndonjë investim apo projekt konkret?

Po ka. U përpoqëm që të vinim me idene e re për një projekt të madh për sjelljen e njohurive në fushën e bujqësisë. Që do të ndiqet nga investime të tjera besoj në këtë fushë.

Ambassador do të doja tju pyesja, në lidhje me qëndrimin e qeverisë shqiptare, për të mos hapur ambasadë në Jeruzalem, duke mbajtur e politikës së jashtëme të BE, a keni një koment?

Shiko Jeruzalemi është kryeqyteti jonë prej më shumë se 3000 vitesh, ne besojme dhe mendojmë se ambasadat e huaja duhet të hapen aty. Por jemi besimplotë se kjo do të ndodhë herët ose vonë.

 Po në lidhje me situatën në Lidjen e Mesme, kemi 5 shtete arabe që e kanë njohur shtetin e Izraelit?

Po së fundmi janë 5 shtete që kemi normalizuar marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Sudanin, u bashkuan edhe Egjipi edhe Jordania. Nëse ky proces I filluar do të vijojë dhe duhet ta vazhdojë. Për ne, për njerëz të brezit tim, është një endërr. Sepse në të shkuarën nuk kemi patur paqe, as me Egjiptin apo Jordaninë apo shtete të tjera. Tani kjo tregon se problemet që kemi me Palestinën, nuk përfshin shtetet e tjera arabe dhe padyshim as botën muslimane. Dhe nëse ke një qasje të mirë ndaj një problem, shanset dhe mundësitë janë që mund ta zgjidhësh atë.

Pse është kaq me rëndësi për të ardhmen?

Sepse na duhet paqja, është e detyrueshme për ne. Kemi jetuar me ketë ndjenjë për shumë vite, dhe momentin që që do të kemi paqe, ekonomia do të jetë mirë, shoqëria gjithashtu. Kjo nuk është e mirë vetëm për ne, por për të gjithë edhe këtu në Ballkan. Paqja është objektivi jonë kryesor, ka qenë e vështirë, por ne nuk hoqëm asnjëherë dorë. Tani kemi ndjesinë se jemi në një moment historik dhe besojmë se do të vazhdojë.

Ky padyshim është një lajm shumë I mirë.

Po është I jashtëzakonshëm madje.

Por megjithatë është një shtet problematik si Irani, kohët e fundit për shkak edhe të covid duket disi me qetë?

Po është e qetë për momentin për shkak se ata po vuajnë shumë për  shkak të Covid, dhe po presin zgjedhjet në SHBA. Por Irani vazhdon të përhapë terrorizëm kudo në botë, është shumë problematik, jo vetëm për ne, por për gjithë rajonin. Shikoni ç’po ndodh me Libanin për shkak të Hezbolah. Dhe Hezbollah, është nën kontrollin e Iranin, dhe bëjnë çfarë Irani ju kërkron. Për këtë arsye Libani është në një situatë shumë të vështirë.

Po përsa I përket të ardhmes Ambasador, mendoni se sanksionet janë një mënyrë e mirë për ti mmbajtur nën presion?

Ne besojmë se është menyra e vetme që funksionon me ata. Sepse sanksionet janë një mënyrë që të shtyn të bisedosh me njerëzit, duhet të dëgjosh, dhe nuk të vazhdosh pa patur vëmendjen te pjesa tjetër e botës. Mendimi jonë është se sanksionet funksionojnë dhe do të japin rezultate.

Kam një pyetje tjetër që lidhet me Kosovën. Pas asaj marrëveshje që u konsiderua si historike ne Shtëpinë e Bardhe mes Kosovë dhe Serbisë, kemi patur dhe kryeministrin e Izraelit që tha se do ta njohe Kosovë, çfarë po ndodh në lidhje me këtë. Kur do të njihet zyrtarisht?

Negociatat kanë filluar mes Izraelit dhe Kosovës por edhe mes Izraelit dhe Serbisë, do të duhet edhe disa javë për të arritur një marrëveshje, dhe me me këtë marrëveshje, besoj se kemi njohjen zyrtare. E pasur kjo me hapjen e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem.

Pse është kaq e rëndësishme për Kosovën që të njihet nga shteti I Izraelit?

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigjen e popullit të Kosovës, por ne kemi simpati për popullin shqiptar. Unë e di që atje jetojne kosovarët dhe ne duhet të bëjmë çmos të asistojmë popullin tuaj. Ne e kemi bërë edhe pa njohjen në të kaluarën, por me njohjen do të jetë më e lehtë.

Kam një një pyetje të fundit. Përsa I takon të ardhmes mes dy vendeve tona por edhe Kosovën, ku besoni se duhet të jetë objektivi dhe fokusi kryesore, ekonomi, turizëm, bujqësi?

Duke parë historinë e përbashkët, dhe duke parë kurajon e jashtëzakonshme të popullit tuaj, në të kaluarën sidomos në luftën e dytë botërore. Pra kjo është baza dhe është një bazë shumë e fortë,  jo vetëm në opinion tim por edhe më gjerë. Pra duke nisur nga kjo mund të ndërtojmë ura të tjera në ekonomi, aspektin akademik, kulturë etj. Të gjitha kushtet janë të shkëlqyera dhe nuk ka asnjë pengesë dhe do të bëjmë çmos në të ardhmen.

Arber Hitaj / SCAN


***

 

Bashkurti: Është një fazë pregatitiore për procesine  njohjes që kalon përmes procesit të negociatave. Si edhe e tha ambasadori ata duan të kenë edhe një lloj mirëkuptimi me Serbinë, dhe kjo është karaktristikë e një diplomacie profesionale. Por është e rëndësishme për Kosovën të fillojë procesin e njohjes, pasi është ndaluar prej disa kohësh. Formalisht dhe politikisht është shumë e rëndësishme për Kosovën. Por mos harroni Izraeli është një shtet që matet edhe me efikasitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Berisha: Vendosja e marrëdhenieve mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit u festua në Shtëpinë e Bardhë, dhe një lloj paralele mes këtyre 2 shteteve se nuk janë ndërtuar pa mundim të jashtëzakonshëm edhe nga diaspora.  Një rol të shumë të madh në luftën e Kosovës kanë luajtur dhe anëtar të lobit hebraik në SHBA. Personalitete me peshë të madhe, si ish sekretarja e shtetit Madlene Ollbrajt, që u bë një dashamirëse e madhe e çështjes së Kosovës. James Rubin ish zëvëndës sekretar I shtetit. Pa harruar Senatin amerikan, me personalitet të shquara.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.