Stefan Basko: Rudolf Sarreta, vlonjati virtoz i Karmielit në Izrael

Ky njeri kaq i dashur e teper i respektueshem ishte Rudolf Sarreta ose sic e njohin te gjithe, Dola Sarreta… I cili lindi ne Vlore ne nje familje te qete hebraike! Ai se bashku ,me vellan e tij Elio qe i binte Kitares ishte nje dyshe e bukur e kerkuar ne qytet. Ai tashme aktivizohet ne Shtepin e Kultures se rrethit ne dhjetra koncerte!


Nga Stefan Basko

VLONJATI VIRTUOZ I KARMIELIT.

Karmieli eshte nje qytet i bukur ,ne Izrael qe ka rreth 20 km largdetin mesdhe, dhe ne anen tjeter liqenin Tiberia!

Ky qytet i bukur terheq dhe mjaft turiste,te cilet natyrisht i terheq dhe muzika e rruges…..Nje djalosh luante ne fizarmonik dhe njerezit e degjonin ,e hidhnin ndonje qindarke ne kapelen e tij!!

Nga larg Vlonjati ,degjon tingujt e fizarmonikes por jo dhe i kenaqur nga menyra si luante djaloshi!!!

I afrohet me shume miresjellje dhe i kerkon te luaj ! Sapo fillon te luaj ,nje grumbull i madh afrohet dhe kapelja mbushet jo me qindarka ,por me kartomonedha me shume vlere!Djaloshi e falenderon dhe kerkon ti jap gjysmen e fitimit……Jo ne asnje menyre ,pergjigjet gjithe xhentilese muzikanti,por ti i thote duhet te studiosh shume akoma!!!

Ky njeri kaq i dashur e teper i respektueshem ishte Rudolf Sarreta ose sic e njohin te gjithe, Dola Sarreta… I cili lindi ne Vlore ne nje familje te qete hebraike!

Prinderit e tij kuptuan qe ne fillim prirjet per muzike dhe i blejne nje fizarmonike goje me te cilen kenaqte shoket e miqte!

Por gezimi i tij ishte i jashtezakonshem kur atij i blejne nje fizarmonike dhe ai me ore te tera ushtrohesh ne te duke u bere i pari fizarmonicist ne Qytet fale talentit te tij! Ai se bashku ,me vellan e tij Elio qe i binte Kitares ishte nje dyshe e bukur e kerkuar ne qytet. Ai tashme aktivizohet ne Shtepin e Kultures se rrethit ne dhjetra koncerte!

Pirro Koka kujton:

Dola Sarreta me te shoqen Ketin ,ishin nje cift model ,te bukur e te sjellshem e me karakter!
Dola filloi pune ne estraden profesioniste te Vlores ne vitin 1955,bashke me muzikantin tjeter te talentuar Mishel Lako ne drejtimin e maestro Liu Mones.

Muzika e numrave te pare te estrades ,si Shkon tryela neper buciela,Gati pompa,Humor midis kengesh etjera…e dhjetra premierave te tjera kane per autor dhe Dola Sarreten!!

Ai luante shume pjese si solist e mjaft vepra kladike kujton Pirrua ,megjithese isha i vogel ,por e shikoja me admirim…
Vitet 67-68 ,Vlora kishte pak instrumentiste e shefi i ri i muzikes Nexhmedin Doko na aktivizonte te dy ne shtepine kultures!! Duhet kujtuar qe levizja artistike amatatore morri hov te madh….ku u luajten mjaft opereta si ” O Flamur Gjak ,o flamur Shkabe,” Drite e kenge” e mjaft festivale e koncerte sicvishte koncerti.i zerave te rrinj ,me pjesmarjen e Artisteve te shquar Vace Zela,Gaqo Cako,Meliha Doda,Kostandin Thana,Reshat Osmeni e tjere…..!!

Afrim Agalliu kujton qe ne parodistet i jemi mirenjohes ,sepse ai na ” ndiqte nga pas” per te mesuar sa ne mire muziken !Nuk ishte pak te jepje 5 premiera ne vite dhe Dola ishte kudo i pranishem,!!!!

Per te gjithe Vlonjatet por dhe ne Shqiperi tingujt e paster e te bukur,teper melodioz qe dilnin nga tastiera e fizarmonikes se Dola Sarretes nuk mund te harrohen!!
Ai mbeti nje figure e nderuar,tek ai nuk mund te gjeje asnje difekt ,qofte si njeri e qofte si artist!!

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.