“Hanukkah”/ Pendarovski ndez qiririn në Maqedoninë e Veriut

Në shenjë përkujtimi ndaj Hebrenjve të Maqedonisë dhe viktimave të Holokaustit edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit e udhëheq projektin ‘100 Menorë’ në bashkëpunim me Maja Susha nga Komuniteti Hebre në Maqedoni dhe punonjëse e Departamentit për mësimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH, si dhe me Shoqatën Acta Non Verba nga Shkupi, ARHAM dhe OJQ izraelite për trashëgiminë e komunitetit hebre në Manastir. Në shënimin e kësaj feste mori pjesë edhe një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup


Shkup, 10 dhjetor – Në shenjë përkujtimi ndaj Hebrenjve të Maqedonisë dhe viktimave të Holokaustit edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit e udhëheq projektin ‘100 Menorë’ në bashkëpunim me Maja Susha nga Komuniteti Hebre në Maqedoni dhe punonjëse e Departamentit për mësimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH, si dhe me Shoqatën Acta Non Verba nga Shkupi, ARHAM dhe OJQ izraelite për trashëgiminë e komunitetit hebre në Manastir.

Ndërkohë personat me nevoja të posaçme dhe organizatat që mbulojnë këtë problematikë do të sprovojnë shkathtësitë e tyre në modelimin e menorëve për ndriçim special.

Gjithashtu sot në Shkup, me aktivitete të veçanta, ka filluar shënimi i një feste të rëndësishme hebraike Hanukkah, e quajtur ndryshe Festivali i Drites Hanukkah, me ç’rast në organizim të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga fëmijët me nevoja të posaçme, janë ndezur qirinj, që përkujton fitoren e Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane, dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës. Ngjarja tetë-ditore, përkujtohet duke ndezur një qiri për çdo ditë vëzhgimi dhe përfundohet me një seri festash familjare e komunitare. “Hanukkah” do të thotë “Përkushtim”.

Në shënimin e kësaj feste mori pjesë edhe një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup edhe sivjet i është bashkangjitur traditës së ndezjes së qirinjve për nder të Hanukkah, një përkushtim ky që ndërlidhet edhe me mosharrimin e ngjarjeve që kishin ndodhur para 77 viteve kur nga territori i Maqedonisë së sotme ishin deportuar për në kampin famëkeq Treblinka 7140 hebrenj. Gjithashtu më 15 dhjetor , si çdo vit, edhe sivjet organizojme ndezjen e qirinjve në ITSHKSH në Shkup për nder të Festivalit të Drites Hanukkah, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve fetare në Maqedoninë e Veriut.

Duke u inkuadruar në atmosferën festive, dëshiroi me këtë rast të uroi komunitetit hebre këtu në Maqedoni dhe në botë festën e Hanukka-s, teksa ka shprehur edhe njëherë bindjen se “të gjithë nëse bëhen bashkë në ndriçimin e udhëve të së ardhshmes do ta kenë më lehtë të mos e përsërisin të kaluarën e hidhur”. Ai rikujtoi se tash më në kuadër të ITSHKSH në Shkup funksionin edhe Departamenti për Mësimin dhe Edukimin mbi Holokaustin, në të cilin janë të përfshirë edhe punonjës nga komuniteti hebre.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike