Kryegjyshi Botëror pret ambasadorin Gendler: Izraeli mund ta ndihmojë Shqipërinë me vaksina kundër Covid!

Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler.


Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler.

Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar ushqen për Popullin Hebre, farkëtuar gjatë luftës së dytë Botërore, kur shqiptaret i hapen dyert popullit te perndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman dhe i mbrojen ata dhe me jeten e tyre .

Nga ana e tij Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendier, duke shprehur mirënjohje për popullin tonë, tha se kjo miqësi do të vazhdojë se të dy popujt tanë që vuajtën prej fashizmit sot inspirojnë në Bashkimin Europian .

Lideri Botëror Dede Edmond Brahimaj e njohu Ambasadorin Gendiler me situatën e pandemisë, punën që po bëhet nga Shteti Shqiptar për parandalimin e Covid-19, ndihmën që disa vende kanë ofruar me vaksinat.

Duke gjendur këtë situatë delikate e me një sasi të vogël vaksinash, Kryegjyshi tha se ndihma e disa vendeve dhe në veçanti e Shtetit mik të Izraelit mund të kontribuojë në ndalimin e përhapjes së virusit Sars Cov2.

Kryegjyshi Botëror, bashkëbisedoi me ambasadorin izraelit lidhur me disa projekte me karakter Ekonomik, kulturor e social që janë të realizueshme dhe me asetet e kryegjyshatës botërore bektashiane që ndihmojnë më tej për zhvillimin ekonomik kulturor të dy vendeve, besimeve të përbashkëta.

Së shpejti Vizita dhe takimi i Kryegjyshit Boteror në Izrael me Rabinin do të forcojë më shumë lidhjet e miqësisë midis dy popujve.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.