Dardan Velija: Rotary Prishtina International, projekt motërzimi të shkollave Kosovë-Izrael

Marrëveshja midis Rotary Prishtina International dhe Rotary Club Haifa po jep frytet e veta duke ecur shumë mirë.


Marrëveshja midis Rotary Prishtina International dhe Rotary Club Haifa po jep frytet e veta duke ecur shumë mirë.

“Marrëveshja midis Rotary Prishtina International dhe Rotary Club Haifa po jep frytet e veta duke ecur shumë mirë.
Partneriteti në mes të Rotary Club Prishtina International, Kosovë dhe Rotary Club Haifa, Izrael është themeluar në qershor të vitit 2020 kur RC Haifa ka kërkuar nga RC Prishtina International nëse dëshirojnë te bëhen pjesë e programit te quajtur Rotary Hands Across Water (RHAW).

Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte që edhe Kosova të bëhej pjesë e këtij programi në mënyrë që të këmbej përvoja në fushën e ujit në mes të nxënësve të shkollave në Kosove dhe atyre në Izrael por edhe të lidhen bashkëpunime të tjera edukative.
Pjesë e programit janë shkolla nga vende të ndryshme të botës.
Rotary Hands Across Water (RHAW) dhe programi inventiv STEAM (duke bashkuar shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe matematiken) përdor sfidat globale të ujit dhe sanitarise dhe përdor zgjidhje të avancuara si bazë të bashkëpunimit ndërkulturor.
Zhvilluar nga Hi-Teach, drejtohet në bashkëpunim me Rotary, i udhëhequr nga komiteti i ujit dhe sanitarise nga Distrikti 2490, i udhëhequr nga RC Haifa dhe shume Klube të tjera, industri, qeveri, akademi dhe OJQ.
Rotary Club Prishtina International është bërë pjesë e këtij programit duke nënshkruar marrëveshje zyrtare me RC Haifa dhe duke participuar me një pjesë të financimit nga anëtarësia e saj. Si rrjedhojë RCPI e ka pasuar të drejtë në përzgjedhjen e dy shkollave në Prishtinë. Shkollat të cilat janë përzgjedhur janë Shkolla e Gjelbër dhe Mileniumi i Tretë, grup moshat e përzgjedhura janë prej klasave te nënta deri të dymbëdhjeta të mbikëqyra nga mësimdhënës të gjuhës angleze dhe të paktën nga një mësimdhënës nga shkencat ekzakte.
Përfaqësuesit e shkollave në Prishtinë kanë pasur mundësinë të prezantohen dhe të njoftohen me programin dhe mbështetësit e këtij programi përmes platformës Zoom. Bazuar në udhëzimet e programit, nxënësit në bashkëpunim më mësimdhënësit kanë identifikuar sfidat më të mëdha të ujit në komunitet duke kërkuar informata dhe takuar zyrtarë e institucione për këto çështje. Puna është bërë në grupe dhe në forma të ndryshme kreative. Prezantimi i projektit do të bëhet në formën e një posteri apo ndonjë videoje të shkurtër. Pas përfundimit të projektit të dy shkollat nga Prishtina janë binjakëzuar me dy shkolla në Izrael ku do të kenë mundësinë të këmbejnë përvoja të ndryshme në këtë fushë por edhe me mundësi shkëmbimish vizitash në të ardhmen për t’u njohur më shumë më kulturën e njëri-tjetrit dhe aspekte të tjera educative e ndërkulturore.
Dita e diplomimit do të jetë me 17 mars 2021 dhe pastaj këto punime do të jenë publike për Ditën Ndërkombëtare të Ujit me 23 mars”, thotë Dardan Velija, bashkëkoordinator i projektit së bashku edhe me Arben Hotin.

Rotary Club Haifa (Izrael) dhe Rotary Club Prishtina International (Kosovë) nënshkruan midis tyre, më 26 qershor 2020, një “Letter of Intent” (Letër qëllimi) si dhe “Twin Club” (Binjakëzim klubesh) me projekte të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të eksperiencave në çështjet e Arsimit, menaxhimit të ujërave dhe ndërgjegjësimit të publikut, si dhe pjesëmarrje në projektet e përbashkëta humanitare.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.