Familja e saj shpëtoi hebrenjtë, Ambasada e Shqipërisë në Izrael nderon Kristina Konën

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të vendosjes së kurores ne varrin e Kristina Kones, Fisnike ne Kombe, të organizuar nga YAD VASHEM, në kuadër të projektit “Akti i Fundit i Hirit” që përjetëson nderimin e familjeve shqiptare qe kontribuan ne mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore


Ndërsa sot shënojmë Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, kjo dite është një mundësi për të ndarë dëshmitë e të mbijetuarve të Holokaustit dhe për të adresuar antisemitizmin sot, rrezikun e teorive të konspiracionit si dhe përkujtimin e Shoah. Ne duhet të kujtojmë sot me një ndjenjë përgjegjësie të thellë 6 milion hebrenjtë e vrarë në tokën evropiane gjate Holokaustit, dhe ndërkohë si shqiptarë ndjehemi krenarë për strehimin dhe mbrojtjen ofruar të gjithë hebrenjve tanë si dhe atyre hebrenjve qe per ti shpetuar persekutimit erdhën në Shqipëri përgjatë orëve më të errëta të njerëzimit. Eshtë detyra jonë kolektive të sigurohemi që tmerret e Holokaustit të mos harrohen kurrë!

Me këtë rast, Ambasadori Canaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të vendosjes së kurores ne varrin e Kristina Kones, Fisnike ne Kombe, të organizuar nga YAD VASHEM, në kuadër të projektit “Akti i Fundit i Hirit” që përjetëson nderimin e familjeve shqiptare qe kontribuan ne mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Kjo ceremoni e veçantë i kushtohet një prej familjeve shqiptare, përkatësisht znj.Kristina Kona, në Karmel.

Ky aktivitet u ndoq nga anëtarët e familjes, komuniteti hebre – shqiptar në Karmel dhe nënkryetari i Bashkise, si dhe Kryetarja e Komunitetit Hebre- Shqiptar, Felicita Jakoel etj.

Kristina Kona dhe familja e saj, strehuan Familjen Arditti, Moshe, Stella dhe dy foshnjat e tyre Silvia dhe Elena në shtëpinë e tyre në Tiranë. Pavarësisht se ata i dinin pasojat që mund të vinin nëse do të kapeshin nga nazistet, ngulmuan ta strehonin familjen hebreje të qëndronte me ta, pavarësisht ngurrimit të tyre për të qëndruar, për të mos rrezikuar jetën e shpetuesve të tyre.

Ka shumë histori si kjo!

Tmerret e së kaluarës nuk duhen harruar kurrë!

Shqipëria qëndron kundër çdo forme tradicionale dhe bashkëkohore të antisemitizmit, përfshirë teoritë e konspiracionit të kohëve të fundit kundër hebrenjve. Parlamenti shqiptar miratoi përkufizimin e IHRA mbi antisemitizmin në tetor 2020 dhe shumë institucione arsimore në vend e ndoqën atë. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të luftojmë antisemitizmin dhe krime të tjera të urrejtjes!

IZRAEL

Izraeli refuzon ofertën për armëpushim nga Hamasi, intesifikohen sulmet ndaj Gazës

Kryeministri i Izraelit informon kabinetin e sigurisë se ai ka hedhur poshtë propozimin për armëpushim në 'bazë të ndërsjellë' të…

SHQIPËRI

Ambasadori i Izraelit dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve shtrojnë Iftar në Tiranë

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipërim Noah Gendler kanë organizuar një iftar për mbrëmjen…

KOSOVA

Dr. Sylë Ukshini: Dy paralele nëpër në histori: Kosova dhe Izraeli

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në procesin e vaksinimit

Në një intervistë për MCN, ambasadori Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler u ndal edhe tek çështjet e politikës së…

MILIARDERËT

Themeluesit hebrenj të Google shtuan 14 miliardë dollarë në vetëm 24 orë

Larry Page dhe Sergey Brin, bashkëthemelues të Google, e bënë veten 14 miliard dollarë më të pasur në më pak…

Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më…

SPYZONE

Izraeli fillon stërvitjen ushtarake më të madhe në historinë e tij

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan një stërvitje lufte njëmujore të Dielën - më e madhja në historinë e saj…