Dy paralele nëpër në histori: Kosova dhe Izraeli

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume paralele dhe te perbashket.


Nga Dr. Sylë Ukshini*

”Ashtu si hebrenjtë, të cilët kanë qenë pa shtet për një periudhë të gjatë kohe, edhe ata (shqiptarët e Kosovës) janë kështu edhe sot, prandaj shumë nga ne e kuptojmë dhe e mbështesim çështjen e tyre për vetëvendosje dhe pavarësi”, shkruante profesori hebraik i shkencave politike në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, Shlomo Avineri, në një letër të botuar në “Jerusalem Post”, 2 janar 2008, vetëm një muaj para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj.

Ky mendim krahasues i profesorit Avineri, është paralelja më kuptimplote që dëshmon sedy vendet dhe kombet relativisht të vegjël, gjithmonë kanë luftuar për të drejtën e tyre që të jetojnë të lirë. Ishte pikërisht ky rrugëtim i njëjtë që i bëri shqiptarët t’iu ofronin mikpritje, strehim dhe mbrojtje komunitetit hebre gjatë përndjekjes dhe Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa një gjysmë shekulli më vonë, ishin hebrenjtë, diaspora e tyre dhe vetë shteti i Izraelit që i doli në ndihmë shqiptarëve të Kosovës, të cilët, veçanërisht në vitet 1998/99 po përballeshin me kërcënimin gjenocidal për shfarosje  nga regjimi fashisti Milosheviqit.

Jo rastësisht, krimet e Milosheviqit në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë,në disa pikëpamje krahasohen me ato të Hitlerit ose si krimet më të rënda që kanë ndodhur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas Human Rights Watch dhe Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR), askush nuk parashikoi shpejtësinë dhe shkallën e dëbimeve të popullsisë civile shqiptare, brenda tre muajve, mars-maj 1999 nga forcat serbe të cilat dëbuan nga Kosova më shumë se 80% e tërë popullsisë shqiptare të Kosovës – 90% e shqiptarëve u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Këto dy moment historike në harkun kohor pesëdhjetëvjeçar kishin impakt të jashtëzakonshëm në të drejtën ndërkombëtare, duke shënuar një ndryshim thelbësor pozitiv. Por, fundi i ferrit dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore për hebrenjtë u kurorëzua me pavarësinë e Izraelit, vetëm një dite pas tërheqjes se britanikëve, në maj 1948,  ndërkohë që përndjekja dhe dëbimi i shqiptarëve të Kosovës vazhdoi edhe nën regjimin komunist jugosllav, përkatësisht e ai serb, derisa erdhi momenti kur NATO-ja për motive humanitare dhe sigurie e rajonale vendosi të dënonte një regjim që mohonte çfarëdo kompromis dhe zgjidhje politike. Mbi të gjitha, ShBA dhe BE-në ishin të vendosura t’i tregonin regjimit serb në Beograd se Evropa e fundshekullit 20 nuk ishte ajo e periudhës së Marrëveshjes së Münich-ut të 1937.

Ky zhvillim pa dyshim i detyrohet zhvillimeve demokratike pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, të cilat favorizuan të drejtat e njeriut përballë sovranitetit shtetëror. Në të njëjtën kohë, ky intervenim i hapi rrugës administrimit civil dhe ushtarak të OKB-së në Kosovë, që nën ombrellën e përfaqësuesit te OKB-se, ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, të zhvillohen negociata shteruese shqiptaro-serbe për rrumbullakimin e statusit final të Kosovës, dhe mbi bazën e rekomandimeve te Planit Gjithëpërfshirës te Ahtisaarit, u finalizuan me deklarimin e pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008.

Shumica e vendeve njohëse, si: ShBA, BE, vendimet e tyre për njohjen e shtetësisë së Kosovës i justifikuan me argumentin se pavarësia e saj ishte një përjashtim i veçantë, i paprecedentë (sui generis),që nuk mund të krahasohej me rastet tjera gjetiu. Një qëndrim ndryshe ka mbajtur Rusia,e cila së fundi ka aneksuar Krimenë, si dhe Kina, Irani, Siria e vende të tjera, te cilat edhe sot sfidojne shtetësinë e Ksooves duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare,  ndonëse më 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka argumentuar në mënyrë qartë se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, kundërshtimi i shtetësisë së Kosovës nga Beogradi, i cili me disa shkëputje gjatë luftërave botërore e sundoi me brutalitet Kosovën që nga viti 1912, të kujton shembullin e mohimit te shtetit të Izraelit nga një grup shtetesh të Lindjes së Mesme, në rend të parë nga Irani, Siria dhe grupe dhe organizata antisemite, si “Hezbollah”. Të njëjtën alternativë e ndjek edhe sot Beograd, që po e saboton dhe provon ta frenojë me çdo mjet konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, madje shpeshherë  duke përdorur edhe një gjuhë fyese dhe me tone raciste, si “shiftari” në vend të përdorimit të emërtimit ndërkombëtar “Albanian”. Po ashtu, qeveria aktuale ndjek qëllimet e njëjta të regjimit të Milosheviqit, mban peng politikisht grupe të caktuara të serbëve lokal, të cilët përbëjnë afro 5 për qind të popullsisë së Kosovës dhe që kryesisht kontrollohen përmes ithtarëve të Presidentit aktual serb Vuçiqit dhe grupeve kriminale të etabluara në vendbanimetserbe që nga koha e regjimit të Milosheviqit.

Përveç tjerash, qëndrimi armiqësor i Beogradit ndaj pavarësisë se Kosovë në formë dhe përmbajtje është identik me qëndrimin dhe mendësinë hegjemoniste serbe ndaj Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit 20. Derisa me 1912 diplomacia serbe pretendonte se një Shqipëri e pavarur “nuk do të ishte e dëshirueshme, as nga këndvështrimi ynë dhe as nga ai i Evropës”, në rastin e pavarësisë së Kosovës gjithashtu pretendohet se jo vetëm është cenuar e drejta ndërkombëtare, por provohet në mënyrë sistematike të promovohet si politikë e ndarjes dhe e cenimit të tërësisë territoriale, së cilës Kosovës i ishte njohur edhe me kushtetutën jugosllave të vitit 1974.

Për dallim nga Beogradi, vendet tjera mos-njohëse, duke përfshirë edhe pesë vendet e BE-së, nga pala kosovare  asnjëherë nuk janë parë si bllok i shteteve armiqësore kundër Kosovës, madje qëndrimi tyre më shumë është lexuar si një qasje e determinuar nga interesa dhe ekuilibra kombëtar dhe rajonal. Por, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë (korrik 2010), institucionit me te larte te drejtësisë se OKB-se, se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar te drejtën ndërkombëtare dhe normat e OKB-së, se ky është një rast sui genereis, pala kosovare mbron pozicionin se nuk ekziston më ndonjë argument politik dhe juridik për kundërshtimin e njohjes. Nuk qëndrojnë as pretendimet dhe paralelet mes Kosovës dhe Katalonisë apo Palestinës dhe aq më pak me Krimenë e pushtuar nga Rusia. Mbi të gjitha, shtetësinë e Kosovës duhet parë në kontekstin e shpërbërjes së shtetit shumëkombësh jugosllav, që rezultoi me krijimin e 6 shteteve të reja, ngjashëm me rastin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, apo të Perandorisë Osmane dhe asaj Austro-Hungareze.

Sidoqoftë, njohja e Kosovës nga afro 120 shtete pa dyshim i ka bërë të paqëndrueshme pretendimet dhe “argumentet” e palës serbe. Vlen për t’u veçuar edhe njohja e fundit nga Izraeli me 4 shtator 2020, e cila, pa mëdyshje,i detyrohet kontributit të një aleati të rëndësishëm dhe të përbashkët, SHBA-së. Momenti dhe mënyra kësaj njohje, në Kosovë cilësohet e veçantë, pasi demanton çdo përpjekje të Beogradit për të ndërtuar ndonjë paralele artificiale mes shtetit të Kosovës dhe Autoritetit Palestinez, që për shkak të  “vëllazërisë së hekurt serbe“ votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Lëvizja shqiptare për pavarësi dhe sionizmi hebraik

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume paralele dhe te perbashket.  Ashtu si hebrejte qe banojne ne territorin e tyre qysh prej fillimit te mijëvjeçarit te dyte para eres sone (Palestina e dikurshme quhej Jehuda), edhe shqiptaret e Kosoves konsiderohet se jane autoktore dhe kane origjine iliro-dardane, ndersa Kosova e sotme ne antiketet njihej si Dardani. Dhe te dy vendet kane qene cak i pushtimeve nga shtete dhe perandori te ndryshme, madje edhe nga pushtues te njejte, romaket dhe osmanet. Nje tjeter gje edhe përbashkët eshte edhe diaspora. Ashtu si hebrejtë qe pas shtypjes se kryengritjeve u shpërndanë neper vende te ndryshme te botes dhe i kishte ndjekur urrejtja e te tjerëve, edhe shqiptaret e Kosoves pas pushtimit serb, u shpërngulën ne vende te ndryshme te botes, ku ende sot jane me qindra mijëra.

Pastaj per dy popujt erdhi Rilindja. Nga gjiri i dy popujve dolën figura te shquara, luftëtare, shrkimtare e poete qe i hyne punes per emancipimin kombëtar. Pra, përpjekjet shqiptare dhe ato të hebrenjve për emancipim kombëtar kanë ndodhur në të njëjtën kohë, dhe i përkasin periudhës se fundit te sundimit osman, përkatësisht periudhës së sundimit të sulltan Abdyl Hamidit II. Derisa vilajetet osmane me popullsi shqiptare në fundshekullin 19 mori hov lëvizja shqiptare për pavarësi në drejtimin e Abdyl Frashërit, e njohur në historiografi si Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), tjetër, një vizionar i madh hebre, sionisti i njohur Theodor Herzl (1860-1904),  po bënte përpjekje që ta bindur Stambollin që të lejonte krimijimin e bërthamës ës shtetit hebraik në territorin e Palestinës, nderkohe qe si opcion e kishte edhe territorin e Argjentines. “Palestina është atdheu ynë i paharrueshëm historik. Vete emri Palestines do te tërhiqte popullin tone me nje force te jashtëzakonshme rrembzese. Madheria e Tij, Sulltani, do te na jepte Palestinen, ne do te mund te angazhoheshim per rregullimin e te gjitha financave te Turqise”, shkruar Herzl ne librin e tij “Shteti i hebrenjeve”.

Ai ishte i bindur se krijimi i shtetit hebre sjell perfitime per vednet fqinje, si gjera te medha ashtu edhe ne te vogla, sepse kultura e nje vendi rrit vleren e vedeve perreth tij. Por ashtu, si Lidhja e Prizrenit, edhe Herzl u ndesh me refuzimin e sulltanit. Thuhet se Perandoria osmane e përballur me lëvizjet e armatosura armene në Azinë e Vogël dhe gjetiu, nuk e tregua e gatshme të mbështeste idenë e krijimit ë shteteve të reja brenda territorit të saj nga frika e shpërbërjes së mëtutjeshme. Megjithatë në këtë periudhë u rrit interesimi evropian si për çështjen shqiptare ashtu edhe për “Tokën e shenjtë”, gjë që përkoi me paraqitjen e kolonive të reja për hebrenjtë e ardhur në Palestinë. Ndërsa Herzl u bë ideatori i  krijimit të  shtetit hebre në Kongresin e parë sionist në Bazel më 1897, i cili në ditarin e tij do të shkruante:  “Në Bazel unë themelova shtetin hebre”, e që më pas e bëri te njohur  edhe me librin “The Old New Land” (1902. Në të njëjtën kohë, Sami Frashëri, njëri ndër ideologët e shkëlqyeshëm të Rilindjes, e hartoi testamentin e pare politik për bërjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” dhe me 1899 po përgatitej ta botonte në një shtypshkronjë të Bukuresht, larg Kostandinopojës, aty ku autoritetet perandorake e mohonin botimin e librave shqip.

Nuk ka dyshim, se tek Samiu ndikim vendimtar pati shtypja me dhunë e kësaj lëvizje dhe veçanërisht koncesionet e Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit në favor të shteteve ballkanike, ndërkohë që kthesa vendimtare dhe shndërrimi Herzl-it në sionist ndodhi derisa ai në Paris po punonte si korrespodent i gazetës prestigjioze vjeneze “Neue Freie Presse”. Jemi në kohën kur ndodhi çështja Dreyfus, një incident famëkeq antisemitik në Francë, që çoi në procesin e montuar të një kapiteni hebre të ushtrisë franceze me akuzën e rreme për spiunim tek gjermanet. “Nëse ju doni (një shtet të hebrenjve), kjo s’është ëndërr”, thoshte Hezl, babai i sionizmit, të cilën gjysmë shekulli me vone e beri realitet sionisti entuziast David Ben-Gurion, kryeministri i pare izraelit.

Hasan Prishtina dhe Alber Intabi

Mirëpo, me revolucionin xhonturk të vitit 1908 u krijua përshtypja se qëndrimi i qeverisë së re osmane do të ishte në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe lëvizjes sioniste, pasi që flitej për ndikimin e elementëve shqiptarë dhe hebraikë në partinë xhonturke “Bashkim dhe Përparim”. Në bazë të kësaj, figura të shquara të lëvizjes shqiptare, si Hasan Prishtina e të tjerë, ashtu edhe saj sioniste, si Alber Intabi, e përshëndetën ndryshimin e ri politik. Por, udhëheqësit e vërejtën me kohë se osmanët e kundërshtonin çdo tendencë separatiste, pra refuzonin kërkesat shqita dhe hebraike, ngjashëm ai ato armene. Në ndërkohë, u rrit kundër politikës së osmanizmit në mesin e politikanëve shqiptarë dhe hebraikë, të cilët kritikonin politikën e “turqizmit” dhe kërkonin më shumë autonomi në vilajetet osmane. Me rritjen e kësaj opozite u kthye shpresa si tek shqiptarët ashtu edhe te popullata hebraike në Palestinë.

Kur politikani më i rëndësishëm shqiptar nga Kosova, Hasan Prishtina,njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe të emancipimit kombëtar të shqiptarëve dhe një nga prijësit më të vendosur në luftën kundër okupimit serbe të Kosovës, i dha drejtim luftës së shqiptarëve dhe kërkesave drejtuar qeverisë osmane në Stamboll, prej andej në korrik 1912 një shqiptar i njohur Mehdi Frashëri, u emërua si guvernator i Jerusalemit, i cili edhe pse qeverisi vetëm pesë muaj, mbahet mend për qëndrimin pozitiv që mbajti ndaj komunitetit hebraik në Palestinën osmane. Ky qëndrim i zyrtarit osman me origjinë shqiptare ishte pasqyruar edhe në shtypin hebraik në Palestinë  (“Haor” dhe “Ha-Herut”).

Në anën tjetër, shtypi arab e kishte kritikuar vizitën e tij tek komuniteti hebraik në Richon Licion dhe sidomos reagime kishte patur për lavdërimin që Mehdiu beu i bëri hebrenjve në fjalimin e tij për përparimin e madh që pa në vendbanimet e tyre. “Me këtë ju po ju jepni shembull fshatrave arabë. Ju jeni mësues për fqinjët arabë që nuk dinë shkrim-lexim, por shikojnë se ç’po bëni ju në këtë vend”, kishte deklaruar Mehdiu beu. Është interesant se pikërisht ky shqiptar me 1937 në Lidhjen e Kombeve kishte paraqitur një propozim për zgjidhje konfliktit midis hebrenjve dhe arabëve  në Palestinë, duke ofruar zgjidhjen sipas modelit të Zvicrës, formimin e dy kantoneve për hebrenjtë dhe një kantoni për arabët.

Mirëpo, derisa shpërthimi i luftërave ballkanike dhe i Luftës së Parë Botërore pati një rrjedhojë negative për shqiptarët e Kosovës, të cilët do të përballen me shtypjen dhe represionin e egër serb, në anën tjetër, kjo periudhë shënoi një kthesë tjetër në progresin e lëvizjes sioniste në Palestinë, që kulmoi me Deklaratën e Balfourtit (1917), e cila ka bëjë me formimin e një atdheu kombëtar për hebrenjtë në Palestinë. Ky premtim publik i britanikëve ukonsiderua përgjithësisht vendimtar për realizimin e ëndrrës të babait të sionizmit Theodor Herzl, krijimin e Izraelit. Por, nëse hebrenjtë e realizuan ëndrrën e tyre nën drejtimin e Ben Gurion-it, pasi arritën ta mbijetonin tmerrin e paparë të Holokaustit, Hasan Prishtina dhe udhëheqësit tjerë shqiptarë u detyruan të vazhdonin përpjekjet edhe për një  gjysmë shekull kundër okupimit serb. Për koincidencë, fati i tyre, i shqiptarëve të Kosovës, u determinua nga politikëbërsitë e njohur me origjinë hebraike, të cilët të traumatizuar nga përndjekja kolektive e hebrenjve, në mars 1999 u bënë mbështetëset më të mëdhenj të doktrinëssë ndërhyrjes humanitare në Kosovë, e cila stopoi realizimin e doktrinës serbe për zhbërjen e populli shqiptar në Kosovë, i cili, ashtu si populli hebraik, në të njëjtën mënyrë ishte dëbuar disa herë, në mënyrë ciklike si gjatë periudhës së  Krizës Lindore (1877-1878) ashtu edhe në mes dy luftërave botërore, si dhe gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në kontekstin e zhvillimeve të pas Luftës së Ftohtë.

Pa dyshim një paralele tjetër e bukur mund te tërhiqet edhe ne rrafshin kulturore, frymëzimi qe ka ekzistuar te këta dy popuj per ringjalljen dhe ruajtjen e gjuhës: hebraishtes dhe shqipes. Siç shkruan Josef Jakoel, hebre i Shqipërisë dhe njohës i mire i dy popujve, ringjallja e hebraishtes është një rast unik ne historinë e filologjisë, nga një gjuhe e “fjetur” nder shekuj, ajo per një kohe te shkurtër u shndërrua ne një gjuhe te gjalle dhe te kultivuar.  Po thuajse njëjtë ndodhi edhe me gjuhen shqipe, e cila ishte e ndaluar gjate tere periudhës se pushtimit osman. E pashkruar me shekuj, ajo mori hov ne periudhën e Rilindjes Kombëtare   dhe ne periudhat e mëvonshme u be instrument me koheziv i unifikimit kombëtar.

Si hebrenjte, te cilet gjate gjithe historise nuk hoqen dore nga endera e tyre per shtetin e Izraelit, e perdoren urimin hebraik “Vitin e ardhshëm në Jerusalem”, edhe shqiptaret u e Ksooves kur ne vitet 1990 ishin shtrenguar te merrnin drejtimin për në “shtatë rrugët” perdorinin pershendetjet shpredhenese “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, nje urim qe shperfaqete deshiron tone që të takoheshim se shpejti në vendin tonë te lire. Pr, si hebrenjte ashtu edhe shqiptaret e Kosoves gjate e kane ederruar kete enderr dhe gjate kane luftuar qe kjo enderr e tyre, shteti i Izrealit dhe i Kosoves, te shenderrohet ne realitet, qe hebrejte dhe shqiptaret me ne fund te jetojne si njerey te lire ne atdheune  tyre.

 

Narracion vlerësues për hebrenjtë

Shqiptaret e Kosovës dhe komuniteti hebraik kanë një relacion historik dhe një bashkë-ekzistencë paqësore, që thuhet se daton që nga periudha e Dardanisë antike, kur në këtë territor jetonin paraardhësit e shqiptarëve, iliro-dardanët.  Madje kjo e komunitetit hebraik në Kosovë daton para dyndjes së sllavëve në shekullin 7 e këndej. Por, prania më e madhe e hebrenjve i përket periudhës së  sundimit Osman, kur shumë hebrenj të dëbuar nga Spanja dhe Portugalia në shekullin 15 dhe 16 kërkuan strehim të sigurt në Perandorinë Osmane.

Vendbanimet hebraike në Ballkan dhe në Kosovë ishin të përqendruara pothuajse ekskluzivisht në qytete, rreth sinagogave, me udhëheqësit e tyre fetarë, që gjithashtu ishin përgjegjës për çështjet administrative në komunitetin e tyre. Bashkësitë hebraike krijuan, si kudo, institucionet e tyre fetare, administrative, si dhe ato gjyqësore, të cilat rregullonin punët civile e fetare e marrëdhëniet me shtetin. Po ashtu, mendohet se hebrenjtë, ashtu si shqiptarët, mbanin edhe pozicione të rëndësishme edhe në aparatin shtetëror osman. Statusi dhe prosperiteti i komunitetit hebraik në Perandorinë Osmane në shekujt 15 dhe 16 i detyrohet kontakteve të tyre me Evropën dhe përfitimeve që u dhanë këtyre lidhjeve, si ndikimeve dhe pasurive të mëdha që sollën ata.

Kjo rrethanë pozitive ndikoi edhe për praninë më të shtuar të komunitetit hebraik edhe në territorin e Kosovës, i njohur së voni edhe si Vilajeti i Kosovës, dhe sidomos në kryeqendrën e saj, Shkupin, një qytet me lidhje të fuqishme tregtare rajonale dhe ndërkombëtare. Veçanërisht, vendosja e komunitetit hebraik në Kosovë u intensifikua edhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe thuhet se edhe ndërtimi i hekurudhës Shkup-Mitrovicë i atribuohet specialistëve me origjinë hebraike. Në këtë periudhë, sipas historianit britanik Noel Malcolm, qytetet kryesor të pranisë së tyre në Kosovë ishin Shkupi, Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Sipas disa të dhënave austriake në sanxhakun e Prishtinës, pas Salnamesë së vitit 1877 kishte 50 hebrenj, kurse në vitin 1903 rreth 350 hebrenj. Hebrenjtë kryesisht i ndeshim si tregtarë, farmacistë, mekanik, inxhinierë, mjekë, nëpunës, profesorë. Në këtë kuptim, ndikimi i tyre në jetën shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të Perandorisë ishte thelbësor. Në fakt, hebrenjtë zotëronin shumë nga ndërmarrjet, bizneset, shoqëritë kulturore dhe sportive. Ishin hebrenjtë ata që e sollën edhe tipografinë nëpërmjet së cilës u botuan libra në gjuhë të ndryshme. Pa dyshim, prania e tyre pati ndikim pozitiv në zhvillimin e shumë profesioneve në hapësirat shqiptare. Edhe sot në mesin e shqiptarëve ekziston një narracion vlerësues për këtë komunitet dhe sa herë që dikush portretizohet pozitivisht për shkathtësitë e tij, i thuhet: “je zgjuar si një hebre”.

Shqiptarët si hebrenjtë

Në dekadën e dytë të shekullit të 20-të ndodhën ndryshime të mëdha politike në Evropën Juglindore. Si rezultat i luftërave ballkanike midis 1912 dhe 1913 dhe Luftës së Parë Botërore, dy perandori të mëdha – Osmane dhe Austro-Hungareze – shpërbënë, dhe disa shtete të reja, të pavarura u shfaqën ose përfituan territorialisht. Pushtimi serb i Kosovësnë tetor/nëntor 1912  u shoqërua me dhunë, dëbime, plaçkitje dhe vrasje të popullatës shqiptare. Modeli i brutalitetit ishte i njëjtë si ndaj shqiptarëve të dëbuar nga territori e pushtuara 600 vendbanime të Sanxhakut të Nishit: Pirotit, Vranjës, Leskocit, Prokuplës dhe Kurshumlisë me 1877-1878, të cilët edhe sot njihen në Kosovë si “muhaxhirë”, një emërtim osman për ata që largohen nga vendbanimet e tyre dhe mbeten pa pronë dhe pa shtëpi dhe vendosen në një vend tjetër.

Pushteti serb, duke synuar të krijoj një Serbi të Madhe, në të cilën nuk do të kishte vend për shqiptarët dhe komunitetet tjera, si te shqiptarët ashtu edhe te hebrenjtë dhe komunitetet tjera apriori shihte një armik, si shqiptarët, ashtu edhe hebrenjtë i konsideronte si pengesë për planet serbomëdha dhe si rrjedhojë i trajtonte ata si ndihmës të pushtetit të dikurshëm osman.Që nga atëherë e deri më 1999 raportet e popullatës vendore me qeveritë e Beogradit në përgjithësi ishin armiqësore.

Duke folur për këtë histori, studiuesi gjerman Korand Clewing, pohon se konflikti mbi Kosovën ka qenë, që nga fillimi, një konflikt midis qeverive serbe/jugosllave dhe popullatës shqiptare në Kosovë për territor dhe pushtet politik. Por, ky projeksion ekspansionist serb është kamufluar me krijimin e mitit se “Kosova është zemra e Serbisë”, ngjashëm si dikur parulla porti i Durrësit dhe veriu i Shqipërisë janë  “mushkëritë e Serbisë”.

Studiuesit hebrenj kontributorë të rëndësishëm në studimet albanologjike

Serbët historikisht,duke vuajtur nga kompleksi se ishin të ardhur shumë vonë dhe të fundit në Ballkan, atëherë kur hapësira etnolinguistike e shqiptarëve ishte nën sundimin bizantin, kanë shfaqur prirje të fuqishme ekspansioniste, e cila bazohej në mite dhe gënjeshtra, që serbët i portretizonin si sipëror ndaj shqiptarëve, një ide e ngjashme që më vonë u përdorë edhe nga regjimi nazist.

Përballë këtij agresioni, i vetmi argument vetëmbrojtës i shqiptarëve kundër zgjedhës serbe, si asaj otomane, ishte argumenti i autoktonisë, i cili ishte fuqizuar nga studiues dhe albanologë evropianë me prejardhje hebraike. Norbert Jokl,  Milan Shufflaj, Josech Roth, publicisti austro-hungarez Leo Freundlich, deputet në Parlamentin Perandorak në Vjenë, ishin studiuesit më të njohur hebrenj që dhanë kontribut të rëndësishëm studimet albanologjike përmes të cilave afirmuan  prejardhjen së shqipes nga ilirishtja ose të autoktonisë së shqiptarëve si pasardhës të ilirëve, të cilët në Kosovën e sotme njiheshin si dardan, ndërsa vendi i tyre Dardani, prej nga u përhap edhe krishetrimi në peridhën e sundimit romak.Nga kjo periudhë ruhet festa e lashtë iliro-shqiptare Darka e Lamës,  e cila është rikthyer nëagjendën e festave tona të lashta pagane.

Shqiptarët i detyrohen shumë kontributit të Leo Freundlich, po ashtu edhe për mbrojtjen si dhe për dokumentimin e përndjekjes dhe vuajtjes së shqiptarëve të kryera nga soldateskat serbe gjatë luftërave ballkanike 1912/13.Krahas  Leon Trocki, një intelektual rus me origjinë hebraike dhe korrespodent lufte në Ballkan, Freundlich përmes librave “Albanien Golgoth: Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes” dhe “DieAlbanische Korrespondenz”, është dokumentuesi më i madh i mizorive serbe mbi popullsisë shqiptare. Një politikë e tillë shfarosëse, që sipas Trockit, bëhej në përpjekje “për të korrigjuar të dhënat statistikore etnologjike që nuk ishin në favor të tyre”, ishte konstante gjatë gjithë viteve midis dy luftërave botërore.

Ashtu si ne rastin e hebrenjve, te cilet kudo ishin te persekutuar, edhe shqiptaret kaluan neper situtata te renda gjate pushtimit nje shekullor serb. Ne te gjitha hapesirat ku ata jetonin, ne Ksoove, ne maqedonine Perendimore dhe ne Luginen e Presheves, ishin te persekutuar. Ata ligjerisht nuk njiheshin ehde si shqiptare ne periudhen midis dy lufterave boterore. Atyre nuk u njihej e drejta e shkollimit dhe as e punesit, qofte ne ushtri, qofte ne ndonje pozite publike.

Derisa ne Rusi u vihej zjarri fshatrave hebraike, ne Austri dhe ne Gjermani, antisemitistet terriryonin te gjithe jeten publike, ne Jugosllavine mbreteronrore shqiptaret ishin perjashtuar nga ligji, ata deboheshin per ne Turqi, ndersa pranota e tyre u dhurohesin koloneve serbe. Si rrjedhoje e kësaj politike represive më 1938 ndodhi nënshkrimi iMarrëveshjes Jugosllave-Turke për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve në Turqi. Kesaj marrveshje i paraprinte doktrina antishqiptare e historianit serb Vasa Çubriloviq, e titulluar “Dëbimi i shqiptarëve”, përmes së cilës Beogradi synonte të shpartallonte kompaktësinë etnike shqiptare në Kosovë. Serbët, të cilët synonin të ndiqnin modelin gjerman të përndjekjes së hebrenjve, gjykonin se bota se ishte e zënë me hallet e veta dhe se dëbimi i shqiptarëve të Kosovës nuk mund të përbënte ndonjë shqetësim.

“Në kohën kur Gjermani mund të dëbojë dhjetëra mijëra hebrenj dhe Rusia mund të shpërngulë miliona njerëz nga një pjesë e kontinentit në tjetrën, shpërngulja e disa qindra mijëra shqiptarëve nuk do të shpjerë në shpërthimin e luftës botërore”, shkruante Çubriloviç në memorandumin “Iseljavanje arnauta”, të paraqitur në Beograd me 7 mars 1937.Ishte koha kur shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë, nuk kishin asnjë të drejtë elementare, as të drejtë shkollimi, as për libra, gazeta apo radio në gjuhën shqipe dhe, për më tepër, as të deklaroheshin shqiptarë.

Me qëllim të minimizimit të numrit të tyre, detyroheshin të deklaroheshin mysliman ose turq, prandaj nuk ishte e rastit që në statistikat zyrtare e kësaj periudhë numri i turqve artificialisht u shumëfishua. Me një sasi të pakontrolluar helmi ndaj shqiptarëve ishte treguar edhe një autor tjetër serb, Vladan Gjorgjeviq, i cili në librin e tij “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” nuk arrin ta kontrollojë urrejtjen kundër shqiptarëve. Ai shkon aq larg sa më 1913 kërkon lejen e Fuqive të Mëdha që ushtria serbe t’i zhduk shqiptarët nga faqja e dheut si “racë inferiore me bisht”.

Shtypi dhe legjislacioni  antisemit në Mbretërinë Jugosllave

Paralelisht me ndjekjen e shqiptarëve dhe dëbimin e tyre për në Turqi, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, në Mbretërinë Jugosllave kishte filluar një diskurs politik, që ishte fuqizuar edhe përmes shtypit dhe legjislacionit antisemitist. Një pjesë e shtypit (gazeta “Vreme” e Beogradit) shkruante se komuniteti hebraik është një “bashkësi e mbyllur dhe e organizuar ”, e cila kujdeset vetëm për interesat e veta, ndërsa shfrytëzojnë dhe rrezikojnë popullsinë shumicë”.

Në këtë këndvështrim shiheshin dhe trajtoheshin edhe shqiptarët e Kosovës dhe ata në Maqedoni. Nëse niveli më i lartë i klimës antisemite  arriti me shkrimet e Dimitrije Ljotiç, i cili drejtoi lëvizjen fashiste “Zbor” në vitet 1935-1945, në anën tjetër, klima antishqiptare u instalua me doktrinën fashiste të Çubrilloviqit. Prandaj, nazistët gjermanë ishin ngazëllyer me faktin se qeveria e Beogradit qysh në tetor 1940, gjashtë muaj para invadimit nazist mbi Jugosllavinë, kishte lëshuar  dy dekrete anti-hebraike, përmes të cilëve hebrenjve u ndalohej prodhimi dhe shpërndarja e ushqimit, si dhe kufizonte pranimin e hebrenjve nëpër universitete dhe shkolla të mesme.

Po aq të pambrojtur dhe pa asnjë të drejtë ishin edhe shqiptarët, të cilëve u mohohej e drejta e përdorimit publik dhe zyrtar e gjuhës amtare, si dhe arsimimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet, madje ashtu si tek hebrenjtë, shqiptarëve u kufizohej e drejta nëpër shkolla, universitete dhe në administratën publike. Për ironi të fatit, një politikë identike u riinstalua në Kosovë në vitin 1989 nga regjimi i Milosheviqit, që asokohe e bëri të qartë idenë e spastrimit etnik.

“Shtëpia  e Zotit dhe e mikut”

Historiografia shqiptare akoma nuk e ka ndriçuar në mënyrë gjithëpërfshirëse mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa historiografia e politizuar serbe shpeshherë ka konstruktuar gjëra të paqena. Por, edhe nëhistoriografinë shqiptare, përjashto vitet e fundit, trajtimi i çështjes së shpëtimit të hebrenjve edhe më tej nuk zë një vend të duhur, derisa në kujtesën historike dhe narracionineshqiptarëve të Kosovëstransmetohen shumë ngjarje dhe raste që kanë të bëjnë me strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore.Një punë admiruese në këtë drejtim kohët e fundit po bën Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, i cili në kuadër të vetin e ka të themeluar edhe departamentin për mësimin dhe edukimin  Holokasutit dhe ka bere një sere publikimesh, te cilat flasin edhe për kontributin e shqiptareve te Kosovës ne shpëtimin e hebrenjve.

Çka thonë hebrenjtë e mbijetuar për solidaritetin e shqiptarëve ?

Është fakt i pamohueshëm, që mbështet së fundi edhe në aktet arkivore, se në Kosovë, ku me dekada shqiptarët, që nuk kishin as shtet dhe as institucione nacionale, thjeshtë ata nuk gëzonin asnjë të drejtë elementare, ishte e natyrshme të ekzistonte një solidaritet dhe gatishmëri kolektive me pjesëtarët e komunitetit hebraik vendor dhe atij që vinte nga territore të ndryshme të Ballkanit, kryesisht nga Serbia, Maqedonia dhe Kroacia e gjetiu.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur pjesa më e madhe e Kosovës (jugore) u pushtua nga trupat italiane dhe administrohej drejtpërdrejt nga qeveria e Tiranës, Italia ishte detyruar që pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicën, Vuçitërnën dhe Podujevën, t’ia linte protektoratit gjerman të Serbisë. Meqë në territoret shqiptare që kontrolloheshin nga qeveria ekzistonte një klimë pozitive, shumë hebrenjtë nga Serbia dhe Maqedonia u shpëtuan nga shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shkupit, duke i nxjerrë në drejtim të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që ndodheshin nën okupimin italian.Ndërsa, në pjesën veriore, ku operonin forcat gjermane dhe ato njësiteve çetnike serbe, ndiqeshin në të njëjtën kohë si hebrenjtë ashtu edhe shqiptarët. “Veriu ishte i rrethuar nga vendet nën pushtimin nazist dhe nuk kishte shpëtim”, shkruan në librin autobiografik  nëna e të mbijetuares, Ita Bartuv.

Për dallim nga rajonet tjera, në Kosovë ashtu si ne Shqiperine e Vjeter, nuk ekzsitonte  një klimë antisemite dhe paragjykim racor, dhe si rrjedhoje ketu nuk gjeti zbatim as legjislacioni antisemit, hebrenjtë këtunuk ishin të detyruar të mbanin shenjat dhe simbolet dalluese. Ambasadori amerikan ne Shqiperi gjate viteve 1930-33, Herman Berstein, ne shkrimet e tij vuri ne dukje mungesen e plote te antisemitiymit ne Shqiperi. Ne kete kuader, pjesa me e madhe e Kosoves dhe e  Maqedonise Perendimore, si dhe ne gjithe hapesiren shqiptare, qe ishte ne pushtimin italian dhe administrohej nga qeveria e Tiranes nuk kishte dz qendrime te shqiptareve ndaj hebrenjeve, pra nje ne Shqiperi dhe nje tjeter ne Ksoove. Pra, pavaresisht pretendime te ndonje studiuesi, problemi i fatit te hebrenjeve  ne Kosove gjate Luftes se Dyte Boterore nuk mund te ndahet prej atij te fatit te hebrenjve ne Shqiperine mbreterore.

Megjithatë, si kudo tjeter, edhe ne vendin tone kishte raste të izoluara, kur pësuan dhe u internuan hebrenj ashtu siç ndodhi edhe me shqiptarë antifashist, të cilët u dërguan në kampe pune. Por, nuk ishin të rralla rastet kur autoritet lokale shqiptare kundërshtonin kërkesën e nazistëve për dorëzimin e listave të hebrenjve, siç ishte rasti me dy përfaqësues të bashkësisë hebraike Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia.Eshte i njohur po ashtu rasti i aktorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Aleksandër Moisu, që konsiderohej se kishte origjinë hebraike, kur shteti shqiptar i de akordoi shtetesine shqiptare kur ai po kërkonte të largohej nga shteti gjerman per shkak perndjekjes nga regjimi nazist.

Eshtë fakt i pamohueshëm se në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, të cilat deri në shpërthimin e luftës botërore ishin viktima të shtypjes dhe përndjekjes brutale serbe, nuk ekzistonte as frymë dhe as legjislacion antisemitist.Ky nivel i tolerancës së lartë ndër shqiptarët ndaj komunitetit hebre sigurisht ishte i determinuar edhe sjellja e qeverisë së mbretit Zog, i cili, siç dihet, hebrenjtë i trajtonte me një simpati të madhe, dhe më pas edhe të qeverisë së Tiranës, e cila në kuadër të pushtimit italian administronte edhe pjesën më të madhe të territorit të Kosovë së sotme.

Një ndihmë të madhe për të kuptuar situatën e hebrenjve në Kosovë gjatë luftës botërore na japin rrëfimet e të mbijetuarve. Yaffa Reuven Nee Bachar, një vogëlushe hebraike, e cila me familjen e saj u largua nga Prishtina për në Shkodër qysh në moshën 13 vjeçare, tregon se “…kur mbërritëm në Prishtinë, familja Shkurti na priti ne gjetëm strehim aty. Sa herë gjermanët shfaqeshin në qytet, ata na lajmëronin dhe na fshihnin menjëherë duke na dërguar jashtë qytetit, derisa rreziku kalonte, që më pas të ktheheshim sërish në shtëpi”.

Pa dyshim, fakte të reja dhe mbresëlënëse për mikpritjen e shqiptarëve na sjellë edhe libri me memoare i  Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi “My life nder the Nazi occupation”, përshkruhen përjetimet e familjes së Faraxhi dhe rolin e familjes Sylejmani nga Ferizaji në shpëtimin e kësaj familje derisa ajo kishte arritur në destinacionin e shpëtimit.
“Pas disa muajsh jete të qetë, qyteti (Shkupi) papritmas u pushtua nga hebrenjtë serbë në rrugëtimin e tyre për në Kosovë. Kosova jugore ishte e pushtuar nga trupat italiane, duke qenë vend i vetëm ku mund të kërkohej siguri”, shkruan në ditarin e saj Mimi Kamhi Ergas -Faraxhi.

Bartja e hebrenjve nga Tetova, Struga, Dibra dhe Kosova për në territorin e Shqipërisë së sotme, ishte mundësuar  edhe nga autoritetet lokale shqiptare në Kosovë, të cilat u lëshonin dokumente me identitet të rrejshëm, me qëllim që ata të lëviznin pa telashe në rast të kontrollit të administratës naziste. Shpëtimi dhjetëra familjeve hebrenjve nga Maqedonia, që kanë kaluar në Kosovë dhe më pas në Shqipëri, ka ndodhur falë guximit të shqiptarëve, të cilët e kanë pasur lidhjet farefisnore me pjesën e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë mes hynë edhe rasti i familjes së Veli Meliqit nga Hani i Elezit, e cila kishte shpëtuar 17 pjesëtarë të komunitetit hebraik të familjes Frances. Mbështetur në rrëfimin e Johana Jutta Neumann, hebrenje nga Hamburgu i Gjermanisë, pasi Jugosllavia ishte pushtuar nga trupat gjermane, gati 200 hebrenj kaluan në Kosovë dhe prej andej kaluan në brendësi të Shqipërisë.

Gjërat u vështirësuan sidomos pas kapitullit italian dhe pushtimit gjerman. Tani mundësitë ishin më të kufizuara. Megjithatë edhe në këto rrethana, në ambientin shqiptar sedra nacionale doli më e fortë se çdo tendencë tjetër për të nxitur çfarëdo anti-semitizmi. Vlen të përmendet një dokument i shtetit shqiptar që i referohet një rasti të plaçkitjes së dy hebrenjve në Prishtinë pas pushtimit gjerman, kur autoritet lokale shqiptare nuk pajtoheshin me urdhrat gjermane për dorëzimin e hebrenjve, duke saktësuar se është “vetëm kompetencë e autoriteteve shqiptare  për marrjen e ndonjë mase kundra tyre”( Shteti shqiptar/Ministria e Brendshme, Nr. 1277, 24 maj 1944).

Në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë ekziston një listë me dokumente që hedhë poshtë pretendimet e historiografisë komuniste jugosllave se pati përndjekje të hebrenjve në territoret shqiptare. Aty dokumentohet e kundërta, se kjo përndjekje ishte në veri të Kosovës, qëishte aneksuarSerbisë nga ana e gjermanëve dhe ishte nën kontrollin e drejtpërdrejt të gjeneralit serb Nediq,  dhe është i njohur fakti se në këtë pjesë hebrenjtu përdoqën dhe u dërguan në kampin nazist të Beograd dhe gjetiu. Ndërkohë, që ishin të shumta familjet si ajo Shaul Gattenyo i shpëtonin trenave të vdekjes falë ndihmës që i ofronin shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Mbështetur në një dokument që ruhet në Arkivin Qendror të Shqipërisë (AQSH), te vitit 1944, Fondi 153, Dosja 172, f.10-28, vertetohet vetëm 39 hebrenj ishin dërguar në kampet e punës në Gjermani.   Se bëhej fjalë për një listë të manipuluar nga autorët jugosllav, nga dokumenti ne Arkiqin Shqiptar ne Tirane dokumentohet se ne listën emërore të personave që duhej të shoqëroheshin nga Divizioni  SS Skanderbeg, hebrenjtë e strehuar në Shqipëri paraqiteshin me apo pa qëllim si të zhdukur.  Edhe studiuesja franceze Claire Lavone, e saktëson se 530 personat e arrestuar dhe që u dërguar në Berg Belsen 90 për qind e tyre ishin komunistë, partizanë, kundërshtarë politikë shqiptarë, serbë malazezë, maqedonas.

Po sipas dokumenteve të Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriu, të publikuar së fundi edhe nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dëshmohet se shumë familje hebraike të përballuara me legjislacionin anti-semit të  shtetit bullgar arritën të shpëtonin duke kaluar në pjesën e territoreve të banuara me shqiptarë.

Ne kohen kur Kosova u pushtua nga ushtria nayiste, ne territorin e saj kishte hebrenj nga vise te ndrzshme te Jugosllaviise, te cilet ishin ne rruge e siper per te vendosur ne thellesi te territorit shqiptar.  Nje prej hebrenjve qe i ka mbijetuar holokaustit duke prvuar tri gjendjet, ne Serbi, ne Kosove dhe ne Shqiperi, ka deshmuar se shqiptaret e Kosoves i priten mire te ardhurit, hebrenjte jorezident.  Mjekët dhe gjykatësit shqiptarë të Kosovës, me qëllim që t’i shpëtonin prej shfarosjes në masë të nazistëve, i dërgonin hebrenjtë në Shqipëri me justifikim për mjekim apo për çështje të tjera.Dokumentet arkivore vertetojne se edhe administrata e qytetit të Gjakovës i ndihmoi hebrenjtë duke lëshuar  dokumente false  të identitetit. Kjo veprimtari e administratës lokale, duke sfiduar autoritetet pushtuese, nuk mund të kryhej edhe pa mbështetjen e popullatës civile shqiptare në Kosovë. Edhe administrata e qytetit të Prishtinës bëri sa mundi për të shpëtuar hebrenjtë, edhe duke zbatuar urdhrat e qeverisë që vinin nga Tirana. Sic e deshmon studuiesi Harvey Sarner, nje rol paresor pozitiv luajti mjeku shqiptar Spiro Lito, drejtor i spitalit civil te Prishtines,  me autoritetin personal arritu te parandaoje zbatimin e urdheritte komandes naziste per arrestimin e 60 hebrejve te ardhur nga rajone te ndrzshme te ish-mbreterise jugosllave dhe dergimin e tyre ne nje kamp perqendrimi ne Poloni.Po ashtu, sipas dokumenteve arkivore, dokumentohet se per terheqjen e hebrenjve nga Kosova pate bashkepunuar ne rruge shkresore qeveria qendrore ne Trane dhe prefektet shqiptare ne Kosove dhe ne Maqedonine Perendimore.

Gjashtë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 2014 në Berlin të Gjermanisë një shkollë fillore mori emrin e një shqiptari, Refik Veseli, një heroi i heshtur shqiptar, që kishte shpëtuar hebrenj të ardhur brenda  territoreve shqiptare nga rajonet e Jugosllavisë së atëhershme.

Sigurisht shumë familje shqiptare rrezikun jetën e tyre në përmbushjen e këtij misioni human dhe fisnik të mbrojtjes së jetëve të hebrenjve, dhe pikërisht kjo lidhje e ndërtuar në këto ditë të vështira do të përsëritej nga ana tjetër,  gjashtë dekada më vonë pasardhësit e tyre në diasporë dhe në Izrael do t’u dilnin në ndihmë shqiptarëve në ditët më të vështira të luftës në Kosovë, kur ata u përballën me valën e dëbimeve biblike dhe të papara që nga Lufta e Dytë Botërore. Pa dyshim, përballë vuajtjeve dhe ndjekjes së nazistëve, mikpritja e shqiptarëve ishte një ilaç shërues për shpirtin e pjesëtarëve të komunitetit hebraik Natyrisht, shqiptarët në Kosovë dhe gjetiu ndjehen krenar se në atdheun e tyre hebrenjtë u ndihmuan, u mbrojtën dhe u shpëtuan. Për më tepër, ky humanizëm dhe kjo sakrificë dhe ky solidaritet me komunitetin hebraik konfirmon kulturën e lashtë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë. Pavarësisht ndonjë keqinterpretimi, kjo sjellje unike e shqiptarëve të Kosovës ndaj hebrenjve nuk mund të shihet jashtë kontekstit të qëndrimit solidarizues të shqiptarëve të Shqipërisë, meqë këtu është fjala për një popull, për një kulturë, mendësi dhe tradita të njëjta. Prandaj nuk ishte e rastit që në Kosovë, përkatësisht në shtetin shqiptar vinin pjesëtarë të komunitetit hebraik nga anë të ndryshme. Ky solidaritet ishte reciprok dhe kishte një traditë të gjatë që nga bashkëjetesa e përbashkët nën administrimit perandorak osman. Shqiptareve ishin ndër të rrallët popuj ne Evrope ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekzistonte, mbase pikërisht per faktin se vete shqiptaret i përkisnin tre besime fetare: mysliman, katolik dhe ortodoks. Kjo ka bere qe ne Kosove asnjëherë te mos ketë pasur antisemitizëm te mishëruar ne kulturën politike dhe ne shoqërinë kosovare ne përgjithësi. Falë këtij angazhimi të shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë, shumica e hebrenjve të Kosovës e mbijetuan nga pushtimi italian dhe gjerman, gjë qe nuk ishte rasti edhe pjesën veriore te Kosovës qe gjermanet ia kishin bashkangjitur Serbisë se aneksuar, ku nga qyteti i Mitrovicës te ndihmuar nga serbet i dërguan rreth 200 hebrenj në kapin nazist të Beograd dhe gjetiu.

Kodi i lashtë  të “Besës” 

Po përse shqiptaret u solidarizuan me hebrenjtë kur në Evropë ata po ndiqeshin gjithandej. Përgjigje e kësaj pyetje e gjejmë te kodi i lashte i nderit te shqiptarit, te Besa dhe mikpritja. Në Kosovë dhe Shqipëri nuk ekziston ligji i moskalimit të pragut të derës së oborrit ose “trespassing” siç thonë amerikanet. Ekziston një ligj tjetër. Besa, mikpritja, miku. “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e miku”[1], thotë Kanuni i Leke Dukagjinit, qe ka qene kushtetuta e vertete shqiptare qe sfidoi edhe sistemin e drejtesise se shtetit osman. Ndërsa, Norman Greshaman, fotografi i njohur hebre-amerikan, në filmin “Besa”-Premtimi” thotë: Shqiptaret nuk kane aq shume per te eksportuar, por ata kane një produkt unik ne bote: Besën shqiptare. Sipas kodit tëlashtë  të  “Besës” nëse dikujt i ofrohet mikpritja dhe premtimi për mbrojtje, ajo duhet respektuar pavarësisht rreziqeve dhe çmimit. Sipas traditës së njohur shqiptare, kodit zakonor, kur dikujt i ofrohet ndihmë apo mikpritje në shtëpi, atëherë shtëpia e mikpritësit, domethënë e shqiptarit konsiderohet si “shtëpia  e Zotit dhe e mikut”. Kjo traditë është vlerësuar dhe njohur në botë si kod që ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve të komunitetit hebrenj. Gjithashtu në element tjetër që vështrohet me të drejtë shpesh e kushtëzuar me trajtimin që iu bë hebrenjve është toleranca fetare e shqiptarëve.

Historiani i njohur kanadez Bernd Fischer mendon se derisa në “vendet tjera në Ballkan, dhe në pjesën tjetër të Evropës, institucionalizuan diskriminim dhe morën pjesë, qoftë pasivisht ose në mënyrë entuziaste në një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit, siç ishte rasti ndaj hebrenjve, shqiptarët, shpesh duke e ditur mirë edhe rrezikun vetjak, u hapën dyert e vendit të tyre dhe madje edhe shtëpitë, jo vetëm hebrenjve vendas por edhe hebrenjve nga shtetet tjera. Asgjë nuk flet më shumë se sa kjo për shpirtin fisnik të popullit shqiptar”.

Natyrisht, kjo mikpritje  ka marre vlerësim përtej kufijve, para se gjithash nga komuniteti hebraik, edhe pse është shkruar fare pak, duke i renditur shqiptaret përkrah mbrojtësve te shume familjeve hebrenj qe kërkuan dhe gjeten strehe ne shtëpitë e kosovareve, te cilët vunë ne rrezik jetën e tyre per këtë mision fisnik.

Kosova dhe ndihma e diasporës hebraike dhe Izraelit

Është e vërtetë se historia mund të përsëritet, por kësaj radhe ishin hebrenjtë që do të mbronin shqiptarët e rrezikuar për shfarosje nga regjimi i Milosheviqit. Ishte bashke-ndjenja e popullit hebraik me fatin e refugjateve shqiptare nga Kosova.Edhe pse komunistët jugosllavë, si kudo në Evropën Lindore, kishin proklamuan se sistemi socialist ishte model për zgjidhjen e çështjes nacionale, pozita e shqiptarëve për më shumë se dy dekada mbeti e rëndë. Një gjendje e jashtëzakonshme që ekzistonte në të gjithë Jugosllavinë deri në vitin 1948 u mbajt në Kosovë deri në mesin e viteve 1960. Kampion represionit dhe brutalitetit kundër shqiptarëve ishte ministri i Brendshëm i Jugosllavisë,  Aleksandër Rankoviq, një nacionalist ekstrem serb, që i  terrorizoi shqiptarët me metodat staliniste.Vitet 1947-1966 njihet si “epoka e Rankoviqit, gjatë së cilës Kosova u bë një shtet policor, kur një numër i madh i shqiptarëve u ekzekutuan ose u zhdukën nëpër burgjet policisë sekrete jugosllave, ndërsa qindra mijë të tjerë sërish u dëbuan në Turqi ose u arratisën për në Perëndim.

Ishte e qartë se edhe nën socializëm, megjithëse u proklamua një barazi kombëtare, doktrina antishqiptare mbeti e padënuar, e cila në fillim të viteve 80-të do të ringjallej. Kjo politikë antishqiptare kulmin e saj e arriti me shfaqjen në skenë të Milosheviqit dhe suprimimin e vetëqeverisjes së Kosovës. Jožef Školču, kryetari i organizatës rinore slloven,  në tubimin e elitës intelektuale sllovene “Cankarjev dom”, me 27 shkurt 1989, vuajtjet e shqiptarëve i krahasoi me ato të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte kjo periudha kur Jugosllavia po shkonte drejt zhbërjes, pra së gjithash, për të synimeve serbe për krijimin e një shteti jugosllav centralist të kontrolluar nga serbët.

Ishte kjo një periudhë nga më të rëndat në historinë e shqiptarëve të Kosovës, që njëherësh shënonte edhe fillimin e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Në këtë drejtim dha kontribut komuniteti hebre i SHBA-se. Para së gjithash, ky kontribut i detyrohet angazhimit të jashtëzakonshëm dhe vendimtar të dy kongresistëve amerikanë me origjinë hebraike, Tom Latosh, një i mbijetuar i Holokaustit, dhe Eliot Engel, edhe sot një zë i fuqishëm në politikën amerikane. Falë këtij angazhimi, Kosova ishte në fokusin e administratës së presidentit Xhoxh Bushi i vjetër, dhe sidomos të presidentit Bill Clinton, i cili postin drejtues të diplomacisë amerikane ia kishte besuar një gruaje me origjinë hebreje, zonjës Medeleine Albright.

Dhe kur në vitet 1998/99, drama e Kosovës po merrte përmasa globale, pasi rrezikonte të përsëritej një Bosnjë e Dytë, për shkak fushatës së dëbimeve dhe vrasjeve masive nga qeveria e Milosheviqit, i cili me një gjuhë hitleriani krejt hapur para zyrtarëve perëndimor deklaronte: “unë mund të shkeli mbi kufomat shqiptare”. Imazhet e vuajtjeve të shqiptarëve dhe dëbimi i tyre në këmbë, me traktorë dhe trena risolli në kujtesë skenat e dëbimit të hebrenjve nga Lufta e Dytë Botërore. Moshe Peletz, një i mbijetuar i Holokaustit, pohonte: “Po më kujton gjërat nëpër të cilat kam kaluar në Rusi dhe në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga çasti që i pashë këto pamje nuk kam mundur të flejë. Ishte pikërisht e njëjta gjë”.

“E keqja duhet kundërshtuar…”

Pos znj. Medeleine Albright, sekretares së dikurshme Amerikane të Shtetit,shumë personalitete tjera me origjinë hebraike si Wesly Clark, ish-komandant i NATO-s, arkitektit të Dejtonit, Richard Holbrook, Elie Wiesel, shkrimtar që ka mbijetuar holokaustin Andre Gluksman, filozof, Shimon Peres, ish-president i Izraelit, Amos Oz, shkrimtar, Daniel Goldhagen,e të tjerë, mësimet e Shoah-as, dhe doktrina se mbrojtja e qenieve njerëzore ishin një përgjegjësi më e madhe se sa çështja e sovranitetit të një shteti.

“Ne duhet të dalim në mbrojtje të viktimave të pambrojturve … nuk mund t’i lejojnë njerëzit si Millosheviçi të vazhdojnë të vrasin  burra, gra dhe fëmijë shqiptare. Ne duhet ta bënim këtë më herët, por jo më vonë ose tani ”, pati deklaruar Elie Wiesel, hebreu më i shquar, Fituesi i Çmimit Nobel, në një takim me të mbijetuarit e Holokaustit.

Ky nuk ishte zëri i vetëm i anëtarëve hebrenj në mbrojtje te shqiptarëve të Kosovës. Një numër i konsiderueshëm i elitës, politikanët dhe diplomatët e shquar amerikano-hebrenj, te Administrata e SHBA, kane qene me te zeshmit ne mbrojtje te kauzes se Kosoves. Përvoja e kaluar historike i kishte mësuar se e keqja nuk duhet zbutur, por duhet kundërshtuar. Nëse bota do të reagonte me kohe (gjatë Luftës së Dytë Botërore), shumë tragjedi mund të parandalohen. Arsyet më të zakonshme që mbështetej nje ndërhyrje ushtarake humanitare nga NATO-ja, ishte krahasimi i sjelljes se Millosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës me Holokaustin.

Medline Albright, e lindur në Çeki dhe e traumatizuar në mënyrë të ngjashme nga Marrëveshja e Münich-ut dhe nga përndjekja kolektive e hebrenjve, shihet me të drejtë një nga mbështetëset më të mëdha të doktrinës  për ndërhyrje humanitare. Ishin edhe thirrjet e laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, Elie Wiesel, njërit nga të mbijetuarit e kampin nazist të Aushwicit, dhe të personaliteteve të tjera me origjinë hebraike ishin vendimtare për angazhimin politik dhe ushtarak  të SHBA-së në luftën e Kosovës. Mësimet e Shoah-as e arsyetonin intervenimit ushtarak ajror të shteteve anëtare të NATO-s në Kosovë më 1999.

Mbi të gjitha, pas masakrës serbe në fshatin shqiptar të Reçakut (janar 1999), thuhet se Albright bashkë me Clintonin e konceptoi fushatën ajrore të gjeneralit Short kundër caqeve ushtarake serbe dhe për këtë arsye gazetarët e quajtën luftën e Kosovës edhe si “lufta e Medeleine”. Por çfarë e shtyri këtë politikane amerikane me origjinë hebraike të mbronte popullin e kërcënuar shqiptar në Kosovë? Ajo dy herë gjatë fëmijërisë së saj, diktatorët ia kishin prekur familje: një herë kur Hitleri invadoi Çekosllovakinë dhe herën tjetër kur forcat e Stalinit okupuan Hungarinë. Prandaj, ajo e konsideronte Milosheviqin një “kriminel” tjetër të cilit duhet dhënë disa goditje për ta “kthjelluar”. Sigurisht, shpjegon “The Washington Post”, sekretarja besonte “thellë se Adolf Hitler dhe tiranë të tjerë do të mund të ishin penguar nëse do të ishin ballafaquar që në fillim dhe këtë pikëpamje ajo e zbatoi në diplomacinë e saj me rastin e ndëshkimit të regjimit diktatorial të Milosheviqit, i cili vetëm në periudhën mars-maj 1999 dëboi afro 80 për qind të popullatës së Kosovës dhe ekzekutoi afro 12 mijë civilë shqiptarë. Kosova synohej të spastrohej nga shqiptarët në mënyrë që të sigurohej “lebensraum” për kolonët serbë, thotë John G. Stoessinger, një studiues tjetër me origjinë hebraike, duke nënvizuar se “Adolf Eichmann, njeriu i ngarkuar me dëbimin e hebrenjve gjatë regjimit nazist, ka të ngjarë se do ta kishte vlerësuar shkallën e dëbimit sipas operacionit të koduar serbe “Patkoi”. Edhe pse rasti i Kosovës nuk mund të barazohej me Holokaustin, sipas historianit të njohur amerikan,  Daniel Goldhagen, “edhe Hitleri edhe Millosheviqi filluan krimet e tyre në emër të ideologjisë e cila zhvlerëson jetët e të tjerëve dhe duke u nisur nga ideja se njerëzit kanë të drejtë që t’i vrasin të tjerët nëse ata u dalin përpara në rrugë”.

Izraeli dhe Kosova

Krahas diasporës hebraike, në vitet e luftës së Kosovës, kur disa vende arabe dhe myslimane i jepnin mbështetje “kasapit të Ballkanit”, Izraeli jo vetëm se i doli në mbrojtje popullsisë shqiptare të dëbuar nga Kosova, por dënoi fushatën serbe të spastrimit etnik si dhe mbështeti edhe angazhimin ushtarak të NATO-s kundër objektivave ushtarake serbe. Ky vend dha mbështetje dhe ndihma më shumë se çdo shtet tjetër që nuk ishte pjesë e NATO-s. Krahas ndihmave humanitare në kampet e refugjatëve kosovar në Shqipëri dhe Maqedoni, janë të njohura edhe ndihmat e drejtpërdrejta përbrenda shtetit izraelit. Me përjashtim të Turqisë, Izraeli ishte shteti i vetëm në Lindjen e Mesme që strehoi refugjatë shqiptarë nga Kosova. Në prill të vitit 1999, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit pati deklaruar se vendi i tij do të mbështeste me asistencë humanitare refugjatët shqiptarë nga Kosova dhe se i jepte përkrahje të plotë përpjekjeve të NATO-s dhe SHBA-së për përfundimin përndjekjes dhe tragjedisë në Kosovë. Po ashtu, qeveria izraelite dënonte fushatën serbe të spastrimit etnik në Kosovë dhe bënte thirrje për ndërprerjen e saj. Kryeministri Benjamin Netanyahu me 9 prill 1999, duke u pergjigjur lidhur me pozicionin e tij r fushatën e NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe, pati shprehur kete qëndrim: “Ne qëndrojmë prapa përpjekjeve, përpjekjeve të NATO-s dhe Presidentit Klinton për t’i dhënë fund kësaj tragjedie (ne Kosove)”. Po ashtu, një nga momentet më të paharrueshme për shqiptarët e Kosovës do të mbetet 12 prilli i vitit 1999, kur për herë të parë refugjatët shqiptarë nga Kosova prekën në tokën e Izraelit, e cila ubë vendstrehim dhe shtëpia e dytë e kosovarëve. Në aeroportin  e Tel-Aviviti priti edhe kryeministri Netanjahu, me c’rast pati deklaruar: “Ne si hebrenj kemi një ndjeshmëri të veçantë ndaj vuajtjes. Kur ne shohim makinat, traktorët , trenat apo kolonat e refugjatëve duke ecur në këmbë. Kur ne shohim fytyrat të frikësuara të fëmijëve dhe nëna të përlotura, ne ndiejmë një përgjegjësi të veçantë të zgjohemi dhe të veprojmë”.

Njohja historike nga Izraeli

Për koincidencë, 21 vite më vone, i njëjti politikan,i njëjtiKryeministër,ishte protagonist i njohjes së fundit ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Ishte kjo një njohjeqë ka kuptim të veçantë dhe historik për të dyja shteteve mike, të cilat ndajnë orientime, aleatë, vlera dhe interesa të përbashkëta. Beogradi, i cili me 2011 kishte votuar për anëtarësimin e Palestinës në UNESCO, mbeti i pëlqeu ka hap i Tel Avivit, por  siç e konfirmoi edhe ambasadori i Izraelit në Beograd, “njohja e Kosovës është çështje e kryer”.  Ujdia për njohjen reciproke të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, bazuar në parimet e Kartës së KB-së dhe në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, ka rëndësi të veçantë si për Kosovën ashtu edhe për Izraelin, pasi kjo njohje ndërkombëtare i hap mundësi një partneritet shumë efektivë ndërmjet dy vendeve tona. Pa dyshim, kjo njohje dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme strategjikisht dhe e veçantë  edhe për shkak të historisë dhe mënyrës së krijimit të shtetit t Izraelit, i cili, ashtu si edhe shteti i Kosovës, i detyrohet mbështetje vendimtare të SHBA-së.Sigurisht, siç e konfirmoi edhe ambasadori i Izraelit në Beograd, “Vuçiqit nuk i pëlqeu, por njohja e Kosovës është çështje e kryer”.

Sipas analistit të Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, Yonatan Touval, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur janë dominuese pikëpamjet se pavarësia nuk nxit ndjenjat secesioniste në Izrael. “Unë mendoj se këto ankthe, këto shqetësime për këtë paralelen imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës janë zbutur në mënyrë të konsiderueshme gjatë 12 vjetëve të kaluar. Për këta 12 vjet, qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë, historia ka treguar se ajo nuk ka pasur ndikim negativ në konfliktin [e Izraelit] me palestinezët”, thotë Yonatan

Vec kesaj, kjo njohje e shteteise së Kosovës nga Izraeli është një çështje mjaft e rëndësishme gjeopolitike, sepse ka impakt në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, kjo njohje konfirmoi se ishin të paqëndrueshme të gjitha  paralelet apo ngjashmërie artificiale te ngritura se pavarësia e Kosovës do te krijonte precedent legjitimes për palestinezë, dhe për raste te tjera brenda Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë e vendeve te tjera mosnjohese. Po ashtu, njohja nga Izraeli  dhe hapja e ambasades  ne Kosoves ne ne kete shtet jane jo vetem njohje per shtrirjen e sovranitetit te jashtem te Ksooves, por edhe shtrirje e sistemit te vlereave dhe njohje reciproke e vlerave te dyjave paleve.

Derisa kjo njohje nga Izraeli për Kosovës ka vlerë dhe peshë te rëndësishmeve ndërkombëtare dhe i takon aksit te vendeve mike te prira nga SHBA-ja,  reagimet nga qendra te ndryshme nderkombetare kane qene pro dhe contra. Për administratën amerikane vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit po vlerësohet si një ditë historike. Zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të jenë në krah të Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit në instancat euro-atlantike. Ndersa, BE-ja nuk e ka mirëpritur një zhvillim te tille, sidomos hapjen e ambasadës kosovarë ne Jerusalem. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se një vendim i tillë i Kosovës është një “vendim fatkeq”. Derisa për reagimin e Turqisë, vend po ashtu mik i Kosoves dhe me mbështetës i fuqishëm ne procesin e njohjes dhe te pjesëmarrjes së Kosovës ne organizatat multilaterale, qëndrim i BE-se është injoruar në Kosovë, pasi shumica e kosovareve konsiderojnë se Brukseli ka bërë pak në procesin e integrimit evropian dhe e ka lënë Kosovën të izoluar si të vetmin vend evropian pa liberalizimin e vizave.

Për këto Kritika të BE-së karshi Kosovës ka shkruar në gazetën më të madhe gjermane “Die Welt” (5 shkurt 2021), gazetari britaniko-gjerman, Alan Posener, cili pati vinte ne dukje se nuk asgjë më të rrezikshme për paqen sesa përzierja e fesë me politikën dhe shton se “nëse lufta për “Tokën e Shenjtë de-ideologjizohet nga fakti që vendet myslimane normalizojnë raportet e tyre me Izraelin, e madje vendosin të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, atëherë kjo duhet të jetë në interes të Bashkimit Evropian”. “Në këto rrethana, kërcënimi i Stano’s nuk është vetëm i zbrazët, por edhe i egër dhe padyshim i motivuar thjesht anti-Izraelit”, deklaronte Posener.

Vendosja e marredhenieve diplomatike

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosoves dhe Izraelit, qe ndodhi me 1 shkurt 2021 aktit te firmosjes (virtuale) te dokumenteve nga dy ministrat e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe Gabriel Ashkenazi, shënonte një moment te shumëpritur historik për të dyjà shtetet. Ne rend te pare për Kosovën kjo marrëdhënie paraqet një moment kyç në shtegun e konsolidimit të mëtutjeshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, ndërsa edhe për Izraelin angazhimi i palës kosovare për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem, pos që ndjek shembullin amerikan, e legjitimon njohjen e këtij qyteti si kryeqytet i Izraelit.  Pavarësisht dilemave te ngritura ne publiku vendos dhe ne disa qendra ndërkombëtare, me 15 mars 2021, bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, MPJD përmbushi zotimin e dhënë nga pala kosovare,  vendosi selinë  e Ambasadës së Kosovës në  Jerusalem.

Njohja nga Izraeli dhe hapja e ambasadës kosovare në Jerusalem ne fakt shpërfaq rëndësinë dhe ndikimin jetik të SHBA-së në politikën e jashtme të këtyre shteteve, të cilat i detyrohen në mënyrë ekzistenciale mbështetjes së SHBA-së.  Pra, këto marrëdhënie i shërbejnë reciprokisht të dyja vendeve, konsolidimit të pozicioneve të tyre rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe vetë politikës së jashtme amerikane. Kjo pozicion duket qartë edhe në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën qartë konstatohet: “kur partnerët tanë janë bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta,” duke e cilësuar këtë ngjarje “si një ditë historike” . Marrëdhëniet Kosovë-Izrael gjithashtu i japin një dimension të rëndësishëm marrëveshjes më të gjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga SHBA-të. Këto marrëdhënieve ndërmjet Tel Avivit dhe Prishtinës në kontekstin gjeopolitik i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme.  Në të njëjtën kohë, vendosja e marrëdhënieve Kosovë-Izrael ka ndikim domethënës për BE-në dhe shfaq një epërsi diplomatike të Uashingtonit përballë Brukselit. Nëse amerikanët ia dolën ta bindin Tel Avivin për ta njohur Kosovën dhe për të konfirmuar se nuk ekziston asnjë paralele me Palestinën, Brukseli nuk pati sukses ose nuk u tregua aq i vendosur për t’i bindur pesë anëtarët e saj, Spanjën, Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë , për njohjen e Kosovës, edhe pas 13 vitesh pas deklarimit të pavarësisë dhe pas vendimit të GJND-së. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se Brukseli që nga viti 2011 vazhdon të ndërmjetësojë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore Kosovë-Serbi  dhe mosunitetin evropian në planin e politikës së jashtme dhe ka zbehur fuqinë e saj në sytë palës kosovare dhe serbe. Megjithatë Bashkimi Evropian ka shkuar më tej,  nuk e ka mirëpritur një vendimi të tillë të Kosovës për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Por, një qëndrim i tillë është injoruar në Kosovë, meqë në Prishtinë konsiderojnë se Brukseli ka bërë pak në procesin e integrimit evropian, për më tepër e ka lënë Kosovën të izoluar si të vetmin vend evropian pa liberalizim të vizave. Por, mbetet të shuhet si do të reagojë BE-ja kur bëhet fjalë për zhvendosjen e ambasadës së Serbinë, e cila ka hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

Kosova dhe shqiptarët kanë çfarë të mësojë nga shteti i Izraelit

Në këtë kontekst, Kosova ka çfarë të mësojë nga shteti i Izraelit, si në fushën e sigurisë dhe të procesit të shtet-ndërtimit, ashtu edhe në fushën e kulturës së kujtesës, meqë rrugëtimi dhe fati i këtij populli pothuajse ka qenë i njëjtë, me plotë vuajtje dhe sakrifica asht si i shqiptarëve të Kosovës, të cilët në mënyrë ciklike u përballën me tri dëbime shfarosëse gjatë shekullit XX. Mund te japim një shembull, vite me pare Yuli-Yoel Edelstein, pati deklaruar se në Ministrinë e Jashtme të Izraelit ka një departament të veçantë trajnimi që quhet “Mashav” ku ekspertë të vendeve të tjera, trajnojnë persona nga Evropa Lindore, Azia, Afrika në fusha të ndryshme. Në këtë konteskt, diplomatet kosovare mund te merrnin përvoja te çmuara ne shtetin izraelit.

Në të njëjtën kohë, Republika e Kosovës, në shenjë të respektimit të historisë dhe të kontributit të komunitetit historik hebraik,e ka për detyrim të restaurojë vlerat historike dhe kulturore të komunitetit hebraik të Kosovës. Në këtë kontekst, ngritja e memorialit në kryeqytetin e Kosovës, përballë rrugës nga Parlamenti të shtetit më të ri të Evropës, shënon një copëz historie të komunitetit hebraik, ajo është një kujtim për 92 hebrenjtë e deportuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pllaka përkujtimore është vendosur në vendin e sinagogës së fundit të Kosovë, e shkatërruar nga regjimi komunist serb-jugosllav në vitin 1963, paraqet një kujtim për komunitetin historik hebraik të Kosovës. Gjithashtu, në kuadër të Muzeut të Kosovës do të duhej të kishte një sektor i veçantë edhe për Holokaustin, dhe gjithsesi edhe për kontributin e personaliteteve hebraike në fushën e studimeve albanologjike dhe atyre të diasporës hebraike në shërbim të afirmimit dhe mbështetjessë kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, pa angazhimin e të cilave rrugëtimi i Kosovës deri këtu do të ishte e paimagjinueshme. Edhe Kosova do të duhej të ndiqte shembullin e ITSHK-së me seli ne Shkup dhe përmes botimeve shkencore, përkthimit të memoareve të personave dhe familjeve të mbijetuara hebraike nga Holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore, do te jepnin një kontribut të mirë në sqarimin e çështjes hebraike në Ballkan. Një shembull pozitiv pa dyshim është vendimi i autoriteteve kosovare  për t’i dhuruar një ndërtesë Bashkësisë Hebraike,  e cila do të shfrytëzohet  si qendër kulturore e hebrenjve për ekspozimin e historisë ndër shekuj në mes të shqiptarëve dhe komunitetit historik hebraik.

Dr.Ajo që do të duhej të ndodhte në të ardhme, do të ishte më tepër punë dhe angazhim i studiuesve dhe institucioneve të ndryshme, të cilët do të duhej të thellonin edhe më tepër studimet e tyre mbi çështjen hebraike, duke marrë si model mbijetesën hebreje nëpër shekuj, por dhe solidarizimin e popujve të tjerë me ta. Për rrjedhojë, shqiptarët kanë nevojë të mësojnë nga tradita e kultivimit dhe arkivimit të kujtesës hebraike, duke marrë si shembull Yad Vashem – Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, i cili, bashkë me këtë traditë të pasur,  mund të përfshihen edhe në kurikulat shkollore si pjesë të caktuara mësimore.

* Autori është historian dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare

***

 Shënim për autorin:

Sylë Ukshini ka kryer studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, dhe n; Universitetin e Vjenës (Austri) dhe ne Freie Universitet Berlin (Gjermani)  drejtimi Histori. Ai është doktor i historisë se marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i shkencave në drejtimin Juridik – studime evropiane. Ka qene ambasador i Kosovës ne Shqipëri (2016-2019). Aktualisht është drejtor për Çështje Politike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ne Prishtine.

[1] Josef, Jakoel: Izraelitë në Shqipëri. Shtepia Botuese “Cabej”, Tiranë 2020.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.