Arbana Xharra: Pse Kosova duhet t’i jetë besnike SHBA-ve dhe Izraelit!

Shqiptarët e kanë çështje ekzistence renditjen me SHBA-të, dhe nga ana tjetër e kanë vullnet si popull: nuk thuhet kohët se jemi populli më proamerikan në botë.


Nga Arbana Xharra

“1.Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin tek Bashkësia Evropiane.

2.Ajo nuk është kujdesur fare që të veprojë si një institucion që ka interes për mirëqenien e Kosovës dhe njohjen e saj nga shtetet që e përbëjnë.

3.Përkundrazi ajo e ka futur Kosovën në një udhë pa shteg kur përfiton vetëm Serbia, ngase në çdo takim Kosovës i duhet të shkel mbi kujtesën dhe sovranitetin e vetë kur e detyojnë të flasë me një Serbi që nuk pendohet.

4.BE së fundi ka rrëshqitur edhe në bodrumet e saja të antisemitizmit – shihet nga votimet në OKB dhe instanca tjera, ku përherë vendos kundër Izraelit. Shpresojmë që mos zhytet edhe më ujërave të hershme.

5.Duket se shumica e qytetarëve por edhe elitat politike de facto kanë hequr dorë nga BE.

6.Nuk e thonë, por kjo huti herë drejt Stambollit, e herë drejt e Washington e tregon këtë.

7.Politikat e saja janë tejet konfuze: çdo premtim bllokohet nga njëri apo tjetri shtet që s’është zgjuar keq siç është rasti me Holandën dhe Francën: këto edhe Kroacisë ia pamundësuan të hyjë ne Shengen edhe pse është anëtare.

8.BE nuk ka fuqinë e garantimit të paqes në ndonjë rajon dhe pa SHBA-të janë kërcënim sidomos për shtetet e dobëta (për nga siguria) të rajonit.

9.Në anë tjetër: Këto vite ne pamë se garantuesi dhe partneri më serioz që ia donë të mirën këtij vendi janë SHBA-të.

10.Ata lëvizin gjithçka, jo duke na mbrojtur pa kushte – se ndryshe nuk do ndodhte Haga, por duke qenë korrekt dhe të drejtë.

ajo kërkon njohjen si kushtin themelor për tu zgjedhur pastaj çështjet teknike ndërmjet dy popujve fqinj.

11.Ambasada në Jeruzalem ishte kërkesë zyrtare e SHBA-ve.

12.Një aleati që vetëm ndihmon dhe nuk të zhvat, nuk të sjell probleme fetare, nuk të zhvat resurset siç bëjnë ca tjerë, por të rrinë pranë në çdo furtunë.

13.Shqiptarët e kanë çështje ekzistence renditjen me SHBA-të, dhe nga ana tjetër e kanë vullnet si popull: nuk thuhet kohët se jemi populli më proamerikan në botë.

14.Izraeli është njëra nga qendrat kryesore e politikës amerikane.

15.Shtoi kësaj edhe lidhjet e forta simbolike, historike dhe të përvojave të ngjajshme të dy popujve është e qartë se ndihemi më afër se me tjerët që ose nuk i njohim ose na kanë bërë dëme kur kanë qenë këndej pari”.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.