Kreu i Center for Jewish Impact, Robert Singer: Ambasadorja Demiri promovuese e madhe e lidhjeve Izrael-Kosovë

Kryetari i Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre) zhvilloi një takim me Ines Demirin, ambasadoren e Kosovës në selinë e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Izrael.


Kryetari i Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre) zhvilloi një takim me Ines Demirin, ambasadoren e Kosovës në selinë e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Izrael.

“Kryetari ynë, Robert Singer, ishte i lumtur që u takua sot me Ines Demirin, ambasadoren e Kosovës në selinë e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Izrael. Ne e përgëzojmë atë për gjithë punën e palodhur në promovimin e lidhjeve midis Shtetit të Izraelit dhe Kosovës”, shkruan Center for Jewish Impact në postimin e saj në rrjetet sociale.

Edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, reagoi:

I dashur Robert, ishte një kënaqësi e madhe t’ju pres në assy ambasadën në Jeruzalem. Unë jam mirënjohës për angazhimin tuaj të vazhdueshëm, në cilësinë e kryetarit të Center for Jewish Impact, për thellimin e marrëdhënies midis Kosovës dhe Izraelit. Kosova është me fat që të ketë një mik dhe mbështetës të shkëlqyeshëm si ju”.


7 Jer

Lexo më shumë