Ines Demiri uron Nora Gjakovën: Kosova, Republika e Medaljeve të Arta!

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, uroi kampionen olimpike, xhudisten Nora Gjakova, e cila fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, uroi kampionen olimpike, xhudisten Nora Gjakova, e cila fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 57 kg.

Postimi i Ambasadores Demiri

Në një kohë kur të gjithë jemi me mendje e zemër me viktimat dhe të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci, dua të uroj xhudistën tonë Nora Gjakovën për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Republika e Kosovës tani ka fituar dy medalje të arta në Japoni, medalja e tretë e artë e shtetit tonë nga tri medalje të fituara në dy Lojëra Olimpike. ??????

Xhudisjta 26-vjeçare bëri një garë perfekte, duke mposhtur në finale francezen Cysique Leonie Sarah, ndërsa pak më herët kishte triumfuar në gjysmëfinale ndaj japonezes Tskuasa Joshida, e cila ishte edhe favoritja kryesore.

Nora Gjakova është medalisjta e dytë e Artë e Kosovës në “Tokio 2020”, pasi dy ditë më parë ishte xhudistja tjetër Distria Krasniqi që ngriti lart flamurin e Kosovës në peshën deri në 48 kilogramë.

Si Nora Gjakova, ashtu edhe Distria Krasniqi, janë të dyja pjesë e skuadrës që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka, sportistë të së cilës kanë fituar medalje të shumta në xhudo vitet e fundit.

Vlen të theksohet se edhe në Lojërat Olimpike të Rios më 2016-ën, Kosova ia doli të marrë medalje të artë në xhudo, me të mirënjohurën Majlinda Kelmendi, e cila nuk arriti të paraqitet të nivelin e pritshmërive në Tokio, për shkak të një dëmtimi.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.