Ambasadori Noah Gal Gendler: Universiteti “Luarasi”, model bashkëpunimi me kompani prestigjoze izraelite

Ambasadori Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, vizitoi universitetin “Luarasi” në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit.


Nga Aurora Golemi, News 24

Ambasadori Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, ka vizituar për herë të parë universitetin “Luarasi” në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit. Një nga diplomatët më të njohur të shërbimit tonë diplomatik, Dashnor Dervishi që më pas u bë edhe ambasadori i parë historik i Shqipërisë në Izrael, vendosi themelet e një miqësie solide midis Shqiptarëve dhe Hebrenjve.

Gjatë kohës kur shërbente si ambasador i Shqipërisë në Romë, Dervishi bashkë me homologun e tij izraelit Drory, nxiti Tiranën zyrtare dhe Jerusalemin, në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1991.

Në fjalën e tij, ambasador Dashnor Dervishi drejtues i bordit të administrimit i universitetit “Luarasi”, falenderoi ambasadorin Gal Gendler për vizitën e tij duke thënë se dyert e “Luarasit” janë te hapura edhe në kuadër te kremtimeve te 30 vjetorit te vendosjes se së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit.

“Jam shumë krenar që kam qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael, jemi në prag të festimeve të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Në këtë kuadër, universiteti Luarasi është i hapur për cdo aktivitet që ju keni organizuar për këtë event te shenuar. Fakulteti i Teknologjisë dhe Inovacionit ka një marrëveshje sic jeni në dijeni me kompaninë izaelite ELTA Systems LTD, kursi i parë në fushën e kibernetikës do të celet në tetor dhe në shpresojmë shumë se do të jetë sukses i vërtetë”., tha ambasador Dashnor Dervishi.

Kryediplomati izraelit, pas vizitës tek “Luarasi” shprehu interes për hapjen e mundësive të mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit ku përmendi edhe kursin në fushën e kibernetikës me kompaninë izraelite ELTA Systems LTD që do të çelet në muajin tetor. Ambasadori izraelit u shpreh optimist dhe i impresionuar nga potenciali që ofron “Luarasi”.

“Është vizita ime e parë tek universiteti “Luarasi” kjo edhe për shkak të njohjes sime personale me presidentin Hysenbelliu. Unë jam në dijeni se Luarasi ka një bashkëpunim me një kompani prestigjoze izraelite ELTA Systems LTD për të ngritur akademinë kibernetike.
Shpresoj të bashkëpunojmë në aktivitete të përbashkëta në fushën e arsimit të kombinuara me fushën e biznesit që të lidhen me teknologjinë e informacionit dhe inovacionit. Pra sot pata rastin të vizitoj nga afër godinën dhe pashë potencialin gjithashtu shkëmbyem ide për bashkëpunime të tjera. Jam optimist por mbi të gjitha impresionuar”.

Universiteti “Luarasi”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze izraelite ELTA Systems LTD, do të hapin më datë 4 tetor kursin “Certified Ethical Hacker”.

Ky kurs sipas dekanit Prof.Asoc.Dr.Indrit Baholli të fakultetit te Teknologjisë se Informacionit dhe Inovacionit do u mundësoje pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi menyrat e parandalimit te sulmeve kibernetike ku ne fund te kursit do të pajisen me çertifikatë ndërkombëtare.

 

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, aktivitet unik te Muzeu Historik Kombëtar

Në ditën e pestë të tij, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael solli një sërë aktivitetesh kulturologjike dhe veprash artistike të jashtëzakonshme te…

Izrael

Popullsia e Izraelit arrin në 9.4 milionë banorë

Popullsia e vendit u rrit me 1.6% gjatë vitit të kaluar, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.

Shqipëri

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, aktivitet unik te Muzeu Historik Kombëtar

Në ditën e pestë të tij, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael solli një sërë aktivitetesh kulturologjike dhe veprash artistike të jashtëzakonshme te…

Kosove

E dërguara e Kosovës në Izrael, Ines Demiri hedh sytë pas në “hapin e rëndësishëm dhe emocionues historik”

Një vit pas krijimit të marrëdhënieve zyrtare, Ines Demiri thotë se ambasada e saj synon "të thellojë bashkëpunimin dypalësh midis…

OPED

Kodi i Besës në shpëtimin e Hebrenjve dhe Kodi i Diplomacisë i “Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael”

Fjala e zv.ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme e mbajtur në "Festivaliin Kulturor Shqipëri-Izrael”

Bota

Blinken: Sa më shumë vende arabe ta njohin Izraelin!

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin.

Spyzone

Këto 5 Armë garantojnë sigurinë e Izraelit

Nga ushtarët te nëndetëset masive, Izraeli ka një forcë luftarake moderne.