Shimon Peres, miku i madh i Shqiptarëve

Si sot, 98 vjet më parë, më 2 gusht 1923, lindi Shimon Peres, Presidenti i Izraelit në vitet 2007-2014


Nga Dash Frashëri, botues i “Izraeli Sot”

Si sot, 98 vjet më parë, më 2 gusht 1923, lindi Shimon Peres, Presidenti i Izraelit nga viti 2007 deri në 2014,  një prej figurave më popullore dhe më emblatike të botës hebraike. Shimon Peres fitoi Çmimin Nobel për Paqe në 1994 dhe ai është i njohur në të gjithë botën si një simbol i paqes dhe tolerancës. Ai ndërroi jetë, më 28 shtator 2016.

Shimon Peres ka qenë gjithashtu, dy herë Kryeministër i vendit, disa herë Zëvendës kryeministër, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm, ministër i financave, ministër i transportit, ministër i Emigracionit, ministër i bashkëpunimit rajonal, përgjatë viteve 1969-2002.

Shimon Peres dhe Shqipëria kanë shumë pikëtakime. Si ministër i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1994.

Më 21 nëntor 2011, Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, u takua me Presidentin e Izraelit, Shimon Perez në Jeruzalem. Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti izraelit theksuan frymën pozitive midis në marrëdhëniet midis dy vendeve. Të dy personalitetet ndanë të njëjtin mëndin për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Shqipëria synon zgjerimin e marrëdhënieve në fushën e bujqësisë, edukimit, turizmit, energjisë dhe teknologjisë. Presidenti Peres inkurajoi kooperimin midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Gjashtë vjet më parë, më 24 dhjetor 2015, gjatë vizitës në ti Izrael, Kryeministri Edi Rama u prit  nga  Shimon Peres në Qendrën për Paqen “Peres”.

Duke shprehur kënaqësinë që priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-Presidenti Peres vlerësoi me admirim ndryshimet e bëra së fundmi në Shqipëri dhe rolin e kontributin e Kryeministrit Rama në këtë drejtim.

“E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, dhe tani si kryeministri më i dashur që ka Shqipëria”, tha Peres.

Kryeministri Rama i dorëzoi ish Presidentit Peres, Medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrisë. “Për gjithçka jeni dhe përfaqësoni, për të “urtin” e Izraelit, ju falënderoj me zemër dhe, në emër të qeverisë shqiptare dhe të gjithë atyre, nëse me lejohet, që u mblodhën sonte këtu, ju dorëzoj Medaljen e Mirënjohjes se Kryeministrisë”, tha Rama.

Më 29 qershor 2016, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Izraelit në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres. Meta u prit nga Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Shimon Peres ishte në lider i madh botëror, që frymëzoi përpjekjet jo vetëm për paqe në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë shpreh solidaritetin më të fortë për familjen e tij, popullin hebre dhe institucionet e Izraelit, këtij aleati të rëndësishëm të Shqipërisë”, – shkroi Meta ndër të tjera në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Më 27 korrik 2018, u përurua në Tiranë, Monumenti kushtuar ish-Presidentit Shimon Peres. Ai është vendosur në mes të sheshit dhe në kryqëzimin e rrugëve “Kujtim Laro”, “Sadik Petrela” dhe “Xhanfize Keko”. Vendosja e bustit ishte një iniciativë e zëvendësambasadorit të Izraelit në Tiranë, Yuvale Fischer, kërkesë që u pranua me kënaqësi nga kryetari i bashkisë së Tiranës, zoti Erion Veliaj.

“Ministri i Parë i Jashtëm i Izraelit që vizitoi Shqipërinë ishte babai im i ndjerë, Shimon Peres. Më kujtohet një bisedë shumë e ngrohtë dhe entuziaste me të pas vizitës. Që atëherë, marrëdhëniet tona janë forcuar me vizita reciproke, njëra prej tyre ka qenë ajo kryeministrit Berisha në vitin 2011, dhe e kryeministrit Edi Rama në 2015, ndërsa babai ishte President i Izraelit”, tha në fjalën e tij Dr. Yonathan Peres, djali i personalitetit politik, Shimon Peres.

“Shqipëria dhe Izraeli kanë shumë të përbashkëta. Të dy shtetet kanë vuajtur për periudha të gjata duke qenë drejtuar nga regjime të tjera”, tha Dr. Yonathan Peres që nënvizoi se të dy shtetet rikuperuan dhe tani janë në rrugën e demokracisë, lirisë, pluralizmit dhe inovacionit. Më tej, ai rikujtoi se pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një nga shtetet që votoi për krijimin e shtetit të Izraelit dhe dy shtetet krijuan marrëdhënien zyrtare në vitet 1990.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.