20-vjetori i IsraAid, Ambasada Shqiptare në Izrael merr pjesë në aktivitetin e organizatës humanitare izraelite

Ambasada Shqiptare në Izrael, e kryesuar nga ambasadori Bardhyl Canaj, mori pjesë në aktivitetin e organizatës humanitare izraelite, IsraAid, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj.


Ambasada Shqiptare në Izrael, e kryesuar nga ambasadori Bardhyl Canaj, mori pjesë në aktivitetin e organizatës humanitare izraelite, IsraAid, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj.

Drejtuesit e IsraAid ekspozuan veprimtarinë e kësaj organizate përgjatë 20 viteve, 89 misioneve të tyre humanitare në botë, programeve të zhvillimit në vendet në krizë apo të goditur nga katastrofa natyrore etj, Ata falenderuan qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në misionin humanitar për shpëtimin e 125 afganëve dhe strehimin e tyre në Shqipëri.

“Dje, Përfaqësia jonë mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20 vjetorit të krijimit të IsraAid, organizatë humanitare izraelite. Me këtë rast, drejtuesit e IsraAid pasi ekspozuan veprimtarinë e kësaj organizate përgjatë 20 viteve, 89 misioneve të tyre humanitare në botë, programeve të zhvillimit në vendet në krizë apo të goditur nga katastrofa natyrore etj, falenderuan qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në misionin humanitar për shpëtimin e 125 afganëve dhe strehimin e tyre në Shqipëri.

“Dëshirojmë të falënderojmë qeveritë e Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre për të siguruar një kalim të sigurt për këta njerëz vulnerabël nga Afganistani si dhe qeveritë në mbarë botën që i kanë dhënë prioritet risistemimit të tyre si dhe një numër organizatash që kanë qenë vendimtare për këtë përpjekje.”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.