Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve

Festivali i Dritave, apo siç njihet ndryshe nga komuniteti hebraik, festa e Hanukkah, u kremtua simbolikisht këtë vit në Bashkinë e Tiranës, përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Komuniteti Hebre.


Festivali i Dritave, apo siç njihet ndryshe nga komuniteti hebraik, festa e Hanukkah, u kremtua simbolikisht këtë vit në Bashkinë e Tiranës, përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Komuniteti Hebre.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili së bashku me kryetarin e komunitetit hebre, Amos Dojaka dhe ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, ndezën shandanin e qirinjve të festës u shpreh i lumtur që këtë vit kjo festë u organizua në Bashkinë e Tiranës.

“Në këtë natë të 8 është një krenari, një kënaqësi e madhe e jashtëzakonshme që ne e festojmë në Bashkinë e Tiranës. Unë jam shumë krenar për Tiranën tonë, për faktin që është një qytet që i mirëpret dhe i toleron të gjithë. Shumica prej familjeve tona janë të përbëra mes feve të ndryshme dhe jetojnë në harmoni. Por, si çdo bahçe me lule, po nuk i ujite përditë, ato fillojnë e thahen. Detyra jonë është ta ujisim përditë frymën dhe vëllazërinë që kemi me njëri-tjetrin. Jam shumë mirënjohës për ata që përfaqësojnë këtu komitetin hebraik, që është një komunitet modest në qytetin tonë. Megjithatë, si çdo xhevahir, mund të jetë gur i vogël, por shumë i çmuar”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se ndihet shpresëplotë se Shqipëria dhe Izraeli do të përforcojnë bashkëpunimin në nivel ekonomik. “Në qoftë se i vëmë fjalët aty ku kemi zemrën, përveçse të bëjmë ceremoni të tilla, do të bëjmë më shumë bashkë, do të rrisim ekonominë e përbashkët të vendeve tona. Më e rëndësishmja është bashkëpunimi me shtetin e Izraelit. Këtë javë kemi një kontratë me një kompani që do të bëjë data-centerin më të madh në Ballkan, e gjithashtu po mundohemi ta orientojmë Tiranën drejt teknologjisë së informacionit. Mezi pres që 2022 të jetë një vit fantastik në raportin mes Tiranës dhe qyteteve të ndryshme në Izrael,” deklaroi Veliaj.

“Është një kënaqësi që të jemi për festën e Hanukkah, ta festojmë të gjithë këtu së bashku, si pjesë e komunitetit. Falenderoj kryetarin, përfaqësuesit e Klerit në Shqipëri, zonjën ambasadore të SHBA-së dhe personalitetet e tjera, që jemi mbledhur në këtë festë kaq domethënëse si festa e Hanukkah, ose ndryshe festivali i dritave, dhe shpresoj që me dritat që ne ndezim sot, meqenëse është edhe fundi i vitit, ky ndriçim të largojë natën e errët, natën e Covid-it, dhe shpresoj që me ndihmën e Zotit, vitin tjetër të jemi me paqe e begati”, deklaroi Dojaka.

Ndërsa, Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler shprehu falenderimet e tij për pritjen dhe organizimin e bukur të Festivalit të Dritave.

Top Channel

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike