Medalje për ish-kreun e Mossad, Yossi Cohen, për sjelljen e arkivit bërthamor nga Irani

Një medalje unike për nder të operacionit për sjelljen e arkivit bërthamor iranian në Izrael iu dha Yossi Cohen, kreut të Mossad-it gjatë operacionit .


Netourku mediatik Israel National News, i njohur ndryshe edhe si Kanali 7 (Arutz Sheva), i ka kushtuar një artikull të posaçëm nderimit me medalje të ish-shefit të Mossadit, Yossi Cohen,  nga ana e  Avner Avraham, themeluesi i agjencisë “Spy Legends” dhe projektit “Mossad Coins”, për rolin drejtues të Yossi Cohen për rrëmbimin e arkivit bërthamor iranian në një vend sekret në Teheran, më 31 janar 2018, i konsideruar si një nga operacionet më të bujshme dhe më të sofistikuara të kryera nga Mossad në historinë e shërbimit inteligjent izraelit.


Shkrimi i plotë:

Nga Shimon Cohen, Arutz Sheva

Një medalje unike për rrëmbimin e arkivit bërthamor iranian iu dha Yossi Cohen, kreut asokohe të Mossad-it gjatë këtij operacioni. Kjo është pjesë e një projekti gjithëpërfshirës për prodhimin e medaljeve që përshkruajnë përmbajtjen  operacioneve të mëdha të kryera nga ana e Mossad.

Ish-zyrtari i Mossad, Avner Avraham, qëndron pas “Projektit të Medaljeve të Operacioneve të Mëdha”, së bashku me artistin dhe stilistin shumëplanësh, Roi Segev. Deri më tani, të dy kanë prodhuar tetë medalje të ndryshme, duke përfshirë: “Operacionin Final” për të kapur Eichmann, “Operacionin Entebbe”, i cili tregon rolin e Mossad në operacion, “Operacioni Vëllezërit” për të sjellë hebrenjtë etiopianë, “Operacioni Opera” për të shkatërruar reaktorin bërthamor irakian dhe shumë të tjerë.

Avner Avraham përmend se “në vitin 2018, Instituti Izraelit për Inteligjencën dhe Operacionet Speciale (apo MOSSAD) kreu një nga operacionet më të mëdha, më komplekse dhe më të suksesshme në historinë e tij, operacionin për restaurimin e arkivit bërthamor iranian”.

“Që nga viti 1999, Izraeli pretendon se Irani po kryen një projekt sekret ushtarak-bërthamor për të zhvilluar një bombë atomike. Një projekt rakete balistike i përshtatur për lëshimin e bombës bërthamore po kryhet gjithashtu në Iran. (Marrëveshja JCPOA)”.

Avraham shton se “për të fshehur projektin e zhvillimit të bombës, “Project Imad”, nga rregullatorët ndërkombëtarë, arkivi u zhvendos në një vend sekret në Teheran. Partnerët sekretë e dinin për vendndodhjen e re, dhe ishin shumë pak njerëz brenda projektit bërthamor, përfshirë edhe Rojet Revolucionare që kishin njohuri për vendin sekret në Teheran. Pas grumbullimit të informacioneve inteligjene, u vu në shënjestër. Nisi përgatitja e një aksioni veprimi, mjeteve dhe stërvitjes së luftëtarëve. Më 31 janar 2018, agjentët e Mossad depërtuan në objekt dhe brenda pak orësh, me mjete speciale, hynë në pjesën kritike dhe morën 32 kasaforta në objekt dhe kontrabanduan rreth gjysmë ton dokumente dhe CD”.

Në fjalën e tij, Avraham përmend implikimet e operacionit në arenën ndërkombëtare-politike: “Rreth një javë pas konferencës për shtyp në të cilën kryeministri Netanyahu zbuloi operacionin dhe përmbajtjen e tij shpërthyese, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara në Evropë”.

Avner Avraham gjithashtu përmend se “Dr. Mohsin Fahrizadeh, i cili drejtoi projektin, u eliminua në Teheran në nëntor 2020 në një operacion teknik të avancuar që i atribuohet Mossad”.

Medalja “Operacioni Rrëmbimi i Arkivit Atomik Iranian”  (në fotot poshtë) është një nderim për kreun e Mossad, Yossi Cohen, për luftëtarët operacionalë dhe për kryeministrin Benjamin Netanyahu, të cilët qëndrojnë pas arritjes që çoi në ekspozimin para botës të rrezikut që paraqet regjimi iranian”.

Burimi: Arutz Sheva

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit