Tetë artistë shqiptarë në Ekspozitën Vjetore të Artit EMIS 2022 në Izrael

Shqipëria paraqitet me punime nga Enis Tyxhari, Keon Konica, Arbi Bejko, Frenk Kajtalli, Deiv Mico, Adea Begaj, Amanda Fida dhe Gent Jusufit nga Kosova.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, vizitoi Ekspozitën Vjetore të Artit EMIS 2022, ku pa nga afër punimet e tetë studentëve shqiptarë, vlerësoi punet e tyre artistike dhe iu uroi suksese gjatë studimeve në një nga shkollat ​​më të mira ndërkombëtare në Izrael.

Shqipëria paraqitet me punime nga Enis Tyxhari, Keon Konica, Arbi Bejko, Frenk Kajtalli, Deiv Mico, Adea Begaj, Amanda Fida dhe Gent Jusufit nga Kosova.

“Kjo ekspozitë ofron një vështrim në botën e ndjeshme të artistëve të rinj që janë gati per te hyre në moshën e zgjedhjeve te studimeve akademike, që ndodhen larg shtëpisë, adoleshencën dhe përparimin natyror të krijuar nga distanca dhe nga e panjohura.

Vizita e kësaj ekspozite padyshim që premton të jetë një përvojë emocionuese për të gjitha moshat!

Mirënjohja shkon për organizatorët e ekspozitës, stafin akademik të EMIS, veçanërisht për Drejtoreshën e Zhvillimit Rachelle Schilo që na ftuan dhe bashkepunojne vazhdimisht me ne!

Shkolla ndërkombëtare EMIS http://www.em-is.org është një oaz ku studentët nga mbi 50 vende te botes ndajnë vazhdimisht kulturën dhe boten e tyre personale.

Studentët shqiptarë atje mësojnë të jetojnë dhe studiojnë me një komunitet kaq të larmishëm, si dhe te kuptojne sfidat dhe përpjekjet e tyre për të pranuar dhe respektuar njëri-tjetrin.

Sot ata kanë mundësinë të përdorin ngjyra, forma dhe materiale për t’u shprehur në mënyra krijuese”, shkruan ambasada shqiptare ne faqen e saj zyrtare.

Datat dhe orët e vizitave:

E premte 1 Prill ora 10:00-14:00

E shtune 2 Prill ora 10:00-18:00

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael

Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre…

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit