Bashkëpunimi në arsim, Nagavci pret ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocacionit, Arbërie Nagavci, priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocacionit, Arbërie Nagavci, priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

“Kënaqësi të pres në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv, të cilës i urova suksese në detyrën e re, pasi që po hapim një kapitull të ri në avancimin e marrëdhënieve shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve na inkurajojnë që të forcojmë bashkëpunimin, posaqërisht në fushën e edukimit dhe të arsimit.
Qeveria e Kosovës e ka vënë në prioritetet e saj gjithëpërfshirjen dhe cilësinë në arsim dhe po punojmë për jetësimin e planeve tona. Por, partnerët zhvillimorë dhe bashkëpunimi me shtete të zhvilluara si Izraeli, janë të një rëndësie të veçantë.
Në këtë drejtim, me ambasadoren Ziv, ndamë mendimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në arsim dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë t’i japim jetë edhe më shumë miqësisë së vjetër të popujve tanë”, shkruan Nagavci.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.