Formula izraelite e startapeve, ministrja Bilali takim me ambasadorin Gal Gendler dhe ekspertin Mizrahi

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, priti Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler dhe Michael Mizrahi, ekspert i ekosistemit të Startup-eve në Izrael.


Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, priti në një takim Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler dhe Michael Mizrahi, ekspert i ekosistemit të Startup-eve në Izrael.

Në fokus ishte organizimi i një takimi me përshpejtuesit e ekosistemit tonë të startup-eve për të marrë formulën e Izraelit, që e ka transformuar atë në një qendër botërore të inovacionit dhe teknologjisë

Postimi i ministres Edona Bilali

Është gjithmonë kënaqësi takimi me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri SH.T. Z. Noah Gal Gendler i cili këtë herë më prezantoi me Z. Michael Mizrahi, ekspert i ekosistemit të Startup-eve në Izrael.
Për shkak të vlerësimit reciprok dhe marrëdhënieve të shkëlqyera, ambasadori nxiti z. Mizrahi, që në vizitën e ardhshme të zhvillojmë një takim me përshpejtuesit e ekosistemit tonë të startup-eve për të marrë formulën e Izraelit, që e ka transformuar atë në një qendër botërore të inovacionit dhe teknologjisë.