Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler viziton Pogradecin

Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë z. Ilir Xhakolli, Ambasadori u njoh me Pogradecin, historinë e tij, traditat, kulturën etj, si dhe projektet e zbatuara apo ato që do të zbatohen në të ardhmen.


Ambasadori i Izraelit në Tiranë z. Noah Gal Gendler vizitoi sot Pogradecin.
“Përpara na presin projekte të shumta në fushat e turizmit, inovacionit dhe kulturës” u shpreh z. Gendler. Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë z. Ilir Xhakolli, Ambasadori u njoh me Pogradecin, historinë e tij, traditat, kulturën etj, si dhe projektet e zbatuara apo ato që do të zbatohen në të ardhmen. Z. Xhakolli i prezantoi edhe vizionin e Tij për të ardhmen e Pogradecit duke u fokusuar më së shumti tek turizmi dhe agroturizmi, sektorë të cilët rritin ndjeshëm edhe ekonominë e banorëve. Z. Xhakolli shprehu interesin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin me Izraelin në disa fusha e për t’i konkretizuar në një të ardhme sa më të afërt.
Në kuadër të kësaj vizite u çel edhe ekspozita fotografike “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”.
Kjo Ekspozitë është një përmbledhje e rreth 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të Qytetit të Jeruzalemit. Fotot janë shkrepur në Jeruzalemin e Vjetër. Ekspozohen portrete njerëzish të kulturave dhe feve të ndryshme me nëntekstin “Jeruzalemi janë njerëzit, të cilët janë pjesë e këtij Qyteti”, njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe fetare. Jeruzalemi dallon për këtë bashkëekzistencë dhe bashkëjetesë kulturash dhe besimesh fetare. Fotot pasqyrojnë momente meditimi dhe lutjeje me nëntekstin “Të gjithë luten sipas mënyrës së tyre, por të gjithë luten si qenie humane për të njëjtën gjë”. Pra Jeruzalemi janë njerëzit që e përbëjnë këtë qytet! “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike