Mandel: Shtetet që s’e kanë njohur Kosovën të ndjekin shembullin e Izraelit


Naser Mekolli /RTKlive

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka thënë se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin shembullin e Izraelit. Ai ka vizituar ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Eurodeputeti austriak, në një postim në Twitter, njoftoi për vizaten e tij në Ambasadën e Kosovës atje dhe tha se kjo do të ishte e paimagjinueshme vite më parë.

“Vite më parë, vizita në Ambasadën e Kosovës në Izrael do të ishte e paimagjinueshme. Sepse nuk kishte asnjë. Pastaj Izraeli e njohu Republikën e Kosovës me shumë urtësi dhe largpamësi. Në një botë plot konfuzion, ky ishte dhe është një nga vendimet më të vlefshme gjeopolitike të viteve të fundit. Me kënaqësi kam biseduar me Ines Demirin në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem për çështjet aktuale. Pakica e vogël e shteteve anëtare që ende nuk e njohin Kosovën duhet të ndjekin së shpejti Izraelin “.

Kurse, e ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka shkruar në Twitter, se kishte kënaqësinë që ta priste deputetin Lukas Mandl, në ambasadën tonë në Jerusalem.

“I dashur Lukas Mandl, ishte një kënaqësi e madhe t’ju prisja në ambasadën tonë në Jerusalem. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj janë të bekuar që kanë një mik të madh si ju. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund për Kosovën, përfshirë liberalizimin e vizave dhe rrugën e BE”. shkruan diplomatja Ines Demiri.

Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020, kur u lajmërua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që Izraeli dhe Kosova e kanë njohur njëra-tjetrën dhe mes këtyre dy shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike.

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar më 4 Shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshjen për normalizim ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.