Shqipëria dhe Izraeli intesifikojnë bashkëpunimin, Nikolla takon kryeparlamentarin Levy

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, Parlamentit të Izraelit, z. Mickey Levy. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj


Në vijim të qëndrimit në Izrael, pasditen e të mërkurës, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, Parlamentit të Izraelit, z. Mickey Levy. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj.

Kryetarja Nikolla e falënderoi z. Levy për takimin dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike, me një miqësi që daton para rreth dy mijë vjetësh. Vitet e fundit bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar, me shkëmbimin e vizitave të personaliteteve të larta shtetërore të Shqipërisë në Izrael si edhe pas marrjes nga Shqipëria te vendit si anëtare jo e përhershme ne KS të OKB-së. Marrëdhëniet ekonomike po zgjerohen dhe konstatohet një shtim i bizneseve dhe investimeve izraelite në Shqipëri. Kohët e fundit po intensifikohet bashkëpunimi edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

“Shqipëria në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për hebrenjtë dhe është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendet tona kanë qëndrime të njëjta në mbrojtje të Ukrainës dhe sovranitetit e tërësisë territoriale të saj. Ju falenderojmë oër ndihmën ofruar ditët e fundit Shqipërisë për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike.”, vuri në dukje znj. Nikolla.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Kryetarin Levy për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar. “Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe Knesset është shumë i mirë. Në Kuvend kemi një grup aktiv të miqësisë me Knesset. Në tetor 2020 Kuvendi i Shqipërisë adoptoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizoi Forumin e parë Ballkanit 2020 kundër Anti-Semitizmit, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit. Shqipëria e konsideron përgjegjësi para qytetërimit lidershipin e frontit të bashkuar të Ballkanit për luftën kundër antisemitizmit dhe do ta shpier deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër antisemitizmit në çështje të të gjithë rajonit.”, theksoi Kryetarja Nikolla.

Kryetari i Knesset, z. Mickey Levy, falenderoi Kryetaren Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimin e Kuvendit dhe të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Izraeli ka një përvojë të gjatë në përballimin e sulmeve terroriste nga grupe dhe shtete që mbështesin terrorizmit dhe do të ndihmojë Shqipërinë në fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë prej terrorizmit kibernetik dhe ruajtjen e paqes në rajon e më gjerë.Shteti i Izraelit dhe Knesset e vlerësojnë shumë kontributin e Shqipërisë dhe lidershipin e saj rajonal në luftën kundër antisemitizmit.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla dhe Kryetari i Knesset Levy diskutuan edhe për aspekte konkrete të bashkëpunimit parlamentar.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.