Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, paraqet Letrat Kredenciale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Znj Galit Peleg.


Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në vendin tonë, Sh. S. Znj. Galit Peleg.

Presidenti Begaj i uroi suksese Ambasadores Galit Peleg për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Kreu i Shtetit dhe Ambasadorja Peleg theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, veçanërisht në mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale nga sulmet kibernetike.

Presidenti Begaj dhe Ambasadorja Galit Peleg vlerësuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, duke nënvizuar historikun e pasur të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.