Nikolla pret Peleg, bashkëpunim i gjithanshëm midis Shqipërisë dhe Izraelit

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

“Me Ambasadoren e re të Izraelit, znj. Galit Peleg. Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të veçantë që daton para më shumë se dymijë vjetësh.
Vitet e fundit bashkëpunimi është intensifikuar në shumë fusha: politike, ekonomike, kulturore, turizëm, mbrojtje etj.
Shqipëria do të vijojë misionin e saj si lider rajonal në luftën kundër antisemitizmit.
Shqipëria dhe Izraeli po bashkëpunojnë për mbrojtjen dhe përballimin e terrorizmit kibernetik.
Siç edhe diskutuam gjatë takimit të 14 shtatorit në Jeruzalem me Kryetarin e Knessetit, z. Mickey Levy, bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. ?????”
, shkruan kryeparlamentarja Nikolla në rrjetet sociale.

Edhe ambasadorja e Izraelit reagoi përmes një mesazhi në Twitter.

Takimi i shkëlqyer sot me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pas vizitës së saj më të suksesshme në Izrael së fundmi. Diskutuam për bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Knesset të Izraelit”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.