Ambasadorja Peleg takon kryebashkiakun Demo: Izraeli projekte inovative në Berat!

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Bashkise se Beratit, Ervin Demo


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi sot një takim miqesor me Kryetarin e Bashkise se Beratit, Ervin Demo. Nder te tjera u diskutua per bashkepunime ne fusha te ndryshme me interes per komunitetin dhe Bashkine Berat.

“Sot vizitova qytetin e bukur të Beratit. Sa kënaqësi të takoja kryebashkiakun Ervin Demo, një patriot dhe vizionar i vërtetë i qytetit të tij! Mezi pres të kthehem së shpejti dhe të promovojmë së bashku projekte inovative. ????? “, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.