Siguria kibernetike e Shqipërisë, Rama vizitë zyrtare në Izrael

Rama takime me kryeministrin Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu


Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Izrael. Në fokus të takimeve mes Ramës dhe zyrtarëve izraelit do të jetë siguria kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë.  Rama shoqërohet nga disa prej anëtareve të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takim me homologun izraelit Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin.

Më 10 shtator, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS. Irani nuk e fshehu se kishte gisht në këtë sulm pasi në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar shfaqej mesazhi: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë”. Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Mediat hebraike: Shqipëria po imiton modelin izraelit për startapet

Media e njohur Pc.co.il: Ja pse ia vlen që bizneset izraelite të investojnë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Ambasadorja Demiri pret keun e ELNET, Emmanuel Navov

ELNET bashkon liderë që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit

OPED

Sadik Bejko, 80-vjetori i artë i shkrimtarit!

"Shtëpia Studio Kadare" dhe PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizuan një ceremoni mes miqsh dhe artistësh

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit