Sistem të avancuar për të mbrojtur hapësirën kibernetike, Rama takon Portnoy

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi takim me kreun e Autoritetit Kibernetik të Izraelit, Gaby Portnoy.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi takim me kreun e Autoritetit Kibernetik të Izraelit, Gaby Portnoy.

“Pas sulmit kibernetik Iranian në Shqipëri u ra dakord për të punuar së bashku me autoritetin kibernetik të Shqipërisë për të ndërtuar sistem të avancuar për të mbrojtur hapësirën kibernetike civile”, shkruan ambasada e Izraelit në Shqipëri në një postim të sajin në rrjetet sociale.

Më herët kryeministri Rama takoi presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, kryetarin e Parlamentit Mickey Levi dhe ministrin e Financave, Avigdor Liberman.