Turizmi në Shqipëri dhe Izrael, ambasadorja Peleg takon ministren Kumbaro

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, takohet me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, u takua sot me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Sot u takova Mirela Kumbaron, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit. Diskutuam mundësitë për të tërhequr turistë në vendet tona të bukura. Ne të dy kemi shumë për të ofruar: natyrë, histori, ushqim… Ne diskutuam gjithashtu COP27 dhe përfshirjen e inovacioneve izraelite në ujë dhe energjinë e gjelbër ????”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.