Bashkëpunimi policisë shqiptare me atë izraelite, ambasadorja Peleg takon drejtorin Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku takon Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku takon Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

“Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese izraelite.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese izraelite, duhet shtrirë në të gjitha fushat policore me interes të përbashkët për të dyja shtetet.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh: “Bashkëpunimi intensiv policor, në këtë kontekst të ri social, ku fenomenet kriminale i kanë shkurtuar më shumë se kurrë, distancat gjeografike midis shteteve është më se i domosdoshëm. Hetimet me skuadra të përbashkëta hetimore dhe shkëmbimi në kohë reale i informacioneve do t’i shërbenin më së miri rritjes së efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.”

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për masat e sigurisë, të marra në Ambasadën e Izraelit në Tiranë, si dhe shpehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e sipërcituara, veçanërisht në fushën e cybercrime.

Ambasadorja ftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të marrë pjesë në konferencën që do zhvillohet në fund të muajit nëntor, mbi sigurinë kibernetike, duke e cilësuar me shumë vlerë pjesëmarrjen e tij, pasi do të ketë nje demonstrim mbi sistemet e reja për sigurinë kibernetike.

Po gjatë takimit u dakordësua për vijimin e trajnimit të forcave speciale të Policisë së Shtetit nga partnerët izraelitë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Edhe ambasada e Izraelit reagoi për takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Sot pata një takim shumë të rëndësishëm me Drejtorine e Policisë së Shqipërisë. Izraeli dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e Sigurisë Vendore. E falënderova Drejtorin për sigurinë tonë në Shqipëri dhe e ftova në konferencën e Drejtuesve të Policisë në Izrael. ?????”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter, e cila ka publikuar edhe disa foto nga takimi.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.