“Lulja e Vlorës”, ambasadorja Peleg takon Dr. Anna Kohen

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, priti në një takim kortezie Dr. Anna Kohen, autore e librit “Lulja e Vlorës”


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, priti në një takim kortezie Dr. Anna Kohen, autore e librit “Lulja e Vlorës”. Kohen, një hebrejo-shqiptare ka lindur në Vlorë dhe tani jeton në Florida, SHBA.

Dr.Anna Kohen i dhuroi librin e saj ambasadores Peleg.

“Kënaqësi të takohesha me Dr. Anna Kohen, autore e librit ? “Lulja e Vlorës”. Anna ka lindur në Shqipëri dhe jeton në Florida. Libri i saj tregon historinë e familjes së saj hebreje ✡ që jetoi në Vlorë gjatë epokës komuniste. Mezi pres të filloj ta lexoj këtë fundjavë.. ?”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.

Libri “Lulja e Vlorës”, i botuar nga nstituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) dhe i përkthyer mjeshtërisht nga Edvin Shvarc, është prezantuar në Tiranë, Vlorë dhe Prishtinë.