Thellohen marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Izrael

Zv.ambasadori Haraout Baghamian, takon Meri Shahinin, drejtoreshë e Lindjes së Mesme në MEPJ që mbulon edhe Izraelin.

Zëvendësambasadori i Izraelit në Shqipëri, Haraout Baghamian, zhvilloi një takim me Meri Shahinin, drejtoreshë e departamentit të Lindjes së Mesme në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë që mbulon edhe Izraelin.

“Pata takimin e parë shumë miqësor dhe efikas me znj. Meri Shahini, drejtoreshë e departamentit të Lindjes së Mesme në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë që mbulon Izraelin. Së bashku do të punojmë për thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera mes vendeve tona”, shkruan zv.ambasadori Baghamian në Twitter.